zoom

Aktualitet

“Të nis 500.000 nga llogaria e Elvanës”/ Përgjimet, SPAK i sekuestron pasuritë Breçanit dhe Matës

Përgjimet e zbuluara pak kohë midis Erzen Breçanit dhe Ervin Matës i kanë sjellë telashe të dy personazheve. SPAK ka sekuestruar hidrocentralin “Drita” në pronësi të Breçanit dhe familjarëve të tij. Ndërsa Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër tyre të apo familjarëve.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por seanca u shty për një ditë tjetër.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për pronat e tjera që mund të jenë fshehur nga të akuzuarit duke përdorur persona të tjerë.

Nën hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata, emri i së cilës përmendej në përgjimet e zbardhura të aplikacionit “Sky Ecc”.

Mes Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, flitet për transferimin e shumave deri në 500 mijë euro, nga llogaria e Elvanës. Konkretisht, në faqen 83 të dosjes, citohet një bisedë e Erzen Breçanit me djalin e tij Eralbin.