zoom

Sport

Shkatërruan Napolin dhe u përleshën me Policinë, arrestohen 7 ultras, prej tyre 3 gjermanë

Shtatë tifozë napolitan janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me policinë që ndodhën të mërkurën para dhe pas ndeshjes së Champions Legue mes Napolit dhe Eintracht, që përfundoi 3-0 për të kaltërit.

Sipas mediave italiane numri mund të rritet në orët në vijim. Katër të arrestuar, mes tyre një në flagrancë, u ndaluan për përleshjet e ndodhura gjatë mbrëmjes në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë.

Tre të tjerë, u arrestuan për përleshjet që ndodhën pasdite në Piazza del Gesù. Në mesin e 7 të parëve të arrestuar gjatë natës në Napoli nga policia për përplasjet e regjistruar, janë edhe tre gjermanë.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis mbërriti rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes, në selinë e Prefekturës së Napolit dhe po merr pjesë në takimin e komitetit për rendin dhe sigurinë me prefektin e Napolit, Claudio Palomba dhe kryetarin e bashkisë, Gaetano Manfredi, pas përplasjeve mes tifozëve të Eintracht Frankfurt dhe Napolit.

Ndërkaq ka nisur identifikimi i të gjithë tifozëve të Eintracht në Frankfurt pas trazirave në Napoli. Janë 470 ultras gjermanë që u dërguan nga hotelet në zyrat e policisë për procedurat e identifikimit: 120 u shoqëruan në orët e para të natës në komisariatin e policisë në Frosinone dhe u ndaluan për identifikim.

Më pas ata u shoqëruan në aeroportin e Fiumicino dhe u larguan nga Italia. 350 ultras të tjerë janë ende në komisariatin e Salernos për t’u identifikuar. Për momentin janë arrestuar 3 ultras gjermanë. Vazhdojnë hetimet dhe kqyrja e videove të bëra nga Policia Shkencore. /zoom.al/