Aplikacion
Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Tahirit, Maksim Haxhiaj.
Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjes, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.
Më 4 shkurt të 2022-shit, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”.
Por me gjykim të shkurtuar, dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Inteligjenca Artificiale rrezikon 26-40% të vendeve të punës në vendet në zhvillim si Shqipëria