zoom

Aktualitet

Skandali me Portin e Durrësit/ Çfarë dihet deri më tani për projektin e shumëpërfolur?

Viti 2021 do të niste me lajmin e bujshëm se si kompania EMAAR do të merrte përsipër projektin e Durrësit. Delegacione të qeverisë në Dubai dhe anasjelltas nuk munguan, duke i dhënë zë projektit që pritej të zbatohej në Shqipëri, ashtu sikurse nuk munguan edhe daljet e Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall.

Tre muaj përpara publikimit të këtij lajmi, në dhjetor të 2020-ës, Mohamed Alabbar, në rolin e presidentit të kompanisë “EMAAR Group”, njoftoi në një intervistë në televizionin Top Channel se do të investonte 2 miliardë euro në port.

Më 13 shkurt, kryeministri Edi Rama publikoi disa foto 3D se si do të dukej Durrësi me projektin e “EMAAR Group”.

3 muaj më vonë, në korrik 2021 do të zbulohej se “EMAAR Group” është tërhequr nga ndërtimi i portit dhe se projektin e kishte marrë përsipër një kompani offshore, e regjistruar në ishujt Cayman.

Kompania quhet “Simphohy Real Estate Development”. Ajo ka administrator shtetasin Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA.

Pronarja reale e kompanisë është një tjetër kompani guackë, e quajtur “Symphony Invest Limited”, e regjistruar më 23 shtator në ishujt Cayman.

Zoom.al do të ishte ndër të parat media (krahas INA, MCN dhe më tej në vijim revista “Monitor”) që do të denonconte haptazi parregullsitë.

Por si qëndron e vërteta?

Mohamed Alabbar është pas këtij projekti, por jo më me “EMAAR Group”, një kompani e fuqishme me të ardhura 15.5 miliardë dollarë, që ka ndërtuar kullën më të lartë në botë, Burj Khalifa dhe disa projekte të tjera të njohura botërisht.

Gjatë kësaj kohe opozita ka bërë një sërë denoncimesh në lidhje me projektiin.

titull lajmi

titull lajmi

titull lajmi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta para disa kohësh u bëri thirrje qytetarëve të mos blinin këto apartamente që ishin pjesë e një firme piramidale.

“MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!” do të shprehej ai.

Ndërsa të shumta kanë qenë deklaratat e kreut të PD- së Sali Berisha, i cili e konsideron si aferën më të madhe korruptive në Evropë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Kryeministri Rama dhe kompania e tij kanë përvetësuar truall për ndërtime me vlerë 3 miliardë Euro.

“Afera e Portit të Durrësit deri sot është afera korruptive më gjigande në Europë. Informoj qytetarë shqiptarë se nga ky vendim korruptim anti-ligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 milion metër katrorë truall për ndërtime, baraz kjo me rreth 3 miliardë Euro.

Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës.

Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret, duke e lënë kështu në terr publikun mbi përfitimet reale të tij.

Ndër shumë pikëpyetje që ka ky projekt është edhe përfshirja e vëllezërve serb Kariç si investitor në këtë projekt. Por Kush janë vëllezërit serb Kariç që do të ndërtojnë portin e Durrësit?

Në një shkrim të detajuar, Zoom.Al tregon trekëndshin që përfshin vëllezërit Kariç në këtë projekt. Ditë më parë, Berisha do deklaronte gjithashtu se pas aferës së Portit të Durrësit qëndrojnë vëllezërit Kariç, që njihen edhe si financues të Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë.

Ndërsa ditën e sotme, kreu i PD-së bëri me dije se pas aferës së Portit të Durrësit fshihet kryeministri Rama dhe ish-kryedemoktrati Luzim Basha.

Ai paralajmëroi publikimin e disa dokumenteve, që sipas Berishës do t’i provojnë akuzat e tij.

“60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.

Ndërkohë të pakta kanë qenë reagimet e qeverisë kundër këtyre akuzave.

Lexoni për më tepër:

Mijëra m2 tokë për Portin e Durrësit/ Pa asnjë transparencë, qeveria i jep tokë shtetërore falas

Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr thërrimet, veç 2% të xhiros vjetore

Zbërthehet skandali i Portit të Durrësit: Më i vogli në rajon! Paratë e krimit hyjnë pa filtra