zoom

Politikë

Skandali me fluturimet e Ramës, PD kërkon komision hetimor parlamentar

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për udhëtimet me charter të kryeministrit Rama.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi.

“Do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit. Do kërkojmë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve”, tha Boçi.