zoom

Të gjitha

Adrola Dushi fryn qirinjtë e tortës, por një dedikim i veçantë merr të gjithë vëmendjen

Modelja Adrola Dushi ka festuar ditëlindjen në mënyrën më të bukur. Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave të dashur për të.

Adrola ka marrë urime edhe nga personazhe të njohur të botës së televizionit, si Alaudin Hamiti, Ervin Kurti, Isida Mollaymeri etj. Mirëpo, urimi i nënës së modeles ishte pikërisht ai që ra më së tepërmi në sy. E ëma i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla të bijës së saj.

Urimi i nënës:

“E bukura ime
E ëmbla
E njoma, e vogla
Sa të duaa
Gëzuar ditëlindjen
Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde
Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti
Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam
Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh
Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota
Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura”

Ndërkohë Adrola ka shkruar: “Të dua sa bota mam”./L.K

/Zoom.al