Aplikacion
Referuar të dhënave policore që blutë kanë regjistruar në databazën e saj, rezulton se Sadikaj, është i përfshirë dhe në kultivimin prodhim e trafik të lëndëve narkotike.
Referuar dosjes shtetasi me inicilalet D.H., kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Këtë informacion blutë e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016.
Për shumën e konsiderueshme të parave që ky shtetas i detyrohet personit nga fshati Buz, ku sipas informacioneve policore dyshohet se është Sadikaj, shtetasi D.M., ka pasur debate me këtë shtetas duke pretenduar se nuk do ja kthente më sasinë prej 100 kilogramë hashash që kishte marre nga ai se ja kishin vjedhur dhe se nuk kishte leke që ti jepte. Gjithashtu në dosje thuhet se shtetasi D. H., në bashkëpunim me shtetasin D. M., nën kërcënimin e armëve i kanë vjedhur shtetasit Z.B., një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Krahas hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse nëpërmjet këqyrjes së dhjetra kamerave të sigurisë, grupi hetimit po mundohet të shikoj në të shkuarën e të riut teksa problemet e drogës mbetet ende një nga pistat hetimore.
Disa ditë më parë eshte raportutuar se Sadikaj ka pasur udhëtime të shpeshta në rrugë tokësore në drejtim të Greqisë. Disa prej udhetimeve te Sadikajt tregojne lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave në sistemet e policisë është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve