Aplikacion
Ajo ka shkaktuar shumë zhurmë me postimin e saj në Instastory ku shprehet: ‘Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 emisione flasin vetëm për veten. Ky është stili moderimit ‘a doni më për Belulin’.
Ky postim i bukuroshes u konsiderua nga portalet si një ‘thumb’ për aktorin dhe emisionin e tij, por pak minuta më parë, prezantuesja zgjodhi të reagojë ashpër duke u shprehur se nëse do ta kishte për Donaldin nuk do ta kishte problem ta përmendte me emër.
“Shoh që meze e paskeni pritur dallaveren e radhës të më përfshini mua. Di t’ju them që nuk kam nevojë të përmend ish-banor me kode! Sepse duhet ta dini tashmë se kam aq guxim sa të them emrat e tyre (nëse kam diçka për të thënë për ndonjë), përderisa nuk pata ndrojtje t’ja them 4 muaj në sy, nuk do kem tani nga Instagrami.”
Pas përfundimit të eksperiencës së saj, bukuroshja nuk pati asnjë projekt në të cilin mund të angazhohej ashtu si shumica e ish- banorëve të tjerë. Teksa e kemi parë në pak dalje televizive dhe shumë aktive në rrjete sociale, sidomos me momente me partnerin e saj të zemrës Dj Dagz, prezantuesen nuk e kemi parë në profesionin e saj./L.K
/Zoom.al
Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontro