Aplikacion
Beniada Nishani, e cila ka një karrierë të gjatë në botën e modelingut, ka ndarë në Instagram një shkrim motivues ku ndan me vajzat e reja disa këshilla se si të bëhen modele.
“Shumë vajza më pyesin si të bëhen modele. Moda ka standarde të larta. Mbështetuni në një agjenci serioze, punoni dhe përmirësoni portofolin tuaj, bashkëpunoni me fotografët më të mirë, investoni në foto të bukura, mos e konsumoni imazhin tuaj me të gjithë. Më mirë pak foto po të mira sesa shumë dhe pa cilësi. Mësoni të pozoni, kjo është shumë e rëndësishme. Besoni në vetveten tuaj gjithmonë. Një këshillë? Mos ndryshoni asgjë tek vetja. Nuk funksionojnë vetëm modelet perfekte, moda do femra elegante dhe unike. Kjo është Giselle Bundchen e cila ka operuar gjoksin pasi ka ushqyer me gji fëmijët e saj. Të gjithë i thanë të bënte një hundë më të vogël por ajo u bë unike për këtë. Në fytyrën apo trupin tonë ka defekte që shpesh mendojnë se janë aq të mëdha sa na bëjnë të shëmtuar. Por femrat e famshme na tregojnë se e kundërta është gjithmonë e vërtetë dhe se ajo që është një ‘imperfection’ mund t’i japë bukurisë së një femre një aspekt më real dhe interesant. Ata i kanë bërë pika të forta të metat e tyre.”
Teksa sjell shembuj konkret si Giselle Bundchen, ish-finalistja e “Big Brother VIP” shkruan se të metat duhet t’i kthejmë në pika të forta./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë