zoom

Të gjitha

Semi Jaupaj e ka gjetur “princin” e saj ?!

Semi Jaupaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

E ndërsa asnjëri nga këngëtarët nuk kanë reaguar, Semi Jaupaj ka postuar së fundmi një video në Instagramin e saj ku shihet nën shoqërinë e një fëmije. Ky i fundit po i bën një kurorë Semit, ndërsa gjatë videos ajo shprehet:

“Po bën një kurorë për mua? Po bën një kurorë për mua ngaqë unë jam princeshë edhe e kam harruar kurorën në shtëpi kështu? Unë e kam kurorën me lule sepse unë jam një zanë, zanat e kanë kurorën me lule”.

Thashethemet se mes Semit dhe këngëtarit kosovar Ron Zaiti ka diçka më shumë se thjesht një bashkëpunim muzikor, nisën me publikimin e këngës së tyre “All your lovin.” Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”/L.K

/Zoom.al