zoom

Të gjitha

10.4 milionë dollarë për të paguar Depp ?! / Amber Heard “groposet” keq ekonomikisht

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për Amber Heard! Ajo është “dëmtuar” ekonomikisht tashmë pasi duhet të paguajë ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp- ky i fundit fitoi gjyqin kundër Heard.

Burimet fajësojnë shpenzimet e mëdha të Amber-it për udhëtime, veshje, verë dhe dhurata. Tashmë ajo është në vështirësi edhe për pagesën ndaj avokatëve të saj. Për më tepër, asaj iu desh të ndryshonte përfaqësimin ligjor për gjyqin gjashtë-javor.

Por edhe nëse tarifat e saj të avokatëve mbulohen, ku do t’i gjejë Amber Heard 10.4 milionë dollarët për të paguar Johnny-n? Pasuria e saj neto tashmë vlerësohet të jetë jo më shumë se 2 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth, e cila është shumë larg nga pasuria prej 150 milionë dollarësh që ka Johnny.

Pas vendimit të së mërkurës, Amber lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se ajo ishte e zhgënjyer nga rezultati. Në një deklaratë të postuar në “Twitter”, Heard tha: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve”. Depp tha në një deklaratë të postuar në Instagram, “juria ma ktheu jetën time”./L.K

/Zoom.al