Aplikacion
Por gjasat janë që ky rrugëtim i saj mund të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur. Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur.
“Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit. Por kjo do të thotë që një tjetër kolege e saj do të rrëmbejë ‘Për’puthen’, që në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha.
Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit. Ndërkohë janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë