zoom

Të gjitha

Mbretëresha Elizabeth II shfaqet sërish në publik, mes shqetësimeve për shëndetin e saj

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë mori pjesë në shfaqjen e luleve të Chelsea , e fundit nga disa paraqitje që kanë ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve të publikut për shëndetin e saj, përpara një kremtimi kombëtar të shtatë dekadave të saj në fron.

Monarkja 96-vjeçare u shoqërua  në festivalin vjetor të dizajnit të kopshtit të Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës në Londrën Perëndimore me një karrocë.

Në fillim të muajit të ardhshëm, Britania feston 70- vjetorin e mbretëreshës në fron me katër ditë festime dhe ngjarje madhështore . Buckingham Palace ka thënë më parë se ajo synon të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të ndryshme.

Javën e kaluar ajo bëri një paraqitje surprizë në ceremoninë e hapjes për një linjë të re hekurudhore në Londër dhe një javë më parë mori pjesë në një shfaqje kuajsh në mjediset e kështjellës së saj Windsor.

Mbretëresha  nuk ishte parë shpesh në publik pas një nate në spital tetorin e kaluar për një sëmundje të paspecifikuar./L.K

/Zoom.al