zoom

Të gjitha

Luana Vjollca shpëton një jetë?

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca u shfaq së fundmi mjaft e emocionuar. Jo vetëm kaq, por ajo ka publikuar së fundmi edhe një këngë rreth bullizmit.

“Ke shpëtuar një person në moment kritik të jetës…”, një person iu drejtua asaj sa i takon këngës.

Disa ditë pas publikimit të #Thuaje EP1, Luana ka marrë shumë mesazhe nga mbështetësit e saj. Ajo bën me dije se pas #Thuaje EP1, do të dalë edhe Pj2 e #Thuaje. Jo vetëm kaq, por Luana premton edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Moderatorja ka publikuar një foto së fundmi, ku ka bërë edhe një shkrim. Ajo thotë se është e lumtur që ka arritur të jetë zëri i shumë personave sadopak. “Nuk e bëj dot ndryshimin vetëm, duhet të jemi gjithë bashkë…” shkroi ajo./L.K

/Zoom.al