zoom

Të gjitha

Fjolla Morina sërish “karrem” i policisë/ Këngëtarja arrestohet në Kosovë

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë. Mediat bëjnë me dije se ajo u prangos në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Nga ana tjetër, avokati i Morinës, Fanol Krasniqi ka thënë se këngëtarja nuk është arrestuar, por është shoqëruar në stacionin policor. Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës, e cila e ka refuzuar ekstradimin.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOLI./L.K