zoom

Të gjitha

Jo një po dy fëmijë ?!/ Rihanna duhet të përgatitet mirë

Rihanna është në muajt e fundit të shtatzënisë së saj të parë dhe dyshimet se ajo është në pritje të binjakëve. Këngëtarja amerikane ka qëndruar ditë më parë në vendlindjen e saj, Barbados, bashkë me të dashurin, ASAP Rocky.

Ajo ka tërhequr vëmendjen me barkun e saj tejet të rritur, duke ngritur dyshime se mund të jetë në pritje të më shumë se një fëmije. Ishte supermodelja Gigi Hadid, ajo e cila e para ka hedhur idenë se Riri është duke pritur binjakë, pasi në një koment të saj në fotografi të këngëtares në Instagram me barkun e fryrë ka shkruar “Tre engjëjt”.

Pas reagimit të fansave të Rihannas, Gigi kishte shkruar sërish se ishte një keqkuptim. Rihanna e ka bërë publike shtatzëninë e saj me Rockyn në fund të muajit janar. Këngëtarja 34-vjeçare nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e foshnjës, ndonëse është kapur disa herë nga paparacët duke bërë blerje të rrobave për vajza.

Ndërkohë në një intervistë për “Vogue” së fundmi, Rihanna ka deklaruar se po e shijon na maksimum ndjenjën e të qenit shtatzënë dhe se nuk e ka aspak problem ta shfaq trupin e saj me më shumë kilogram./L.K

/Zoom.al