Aplikacion
Sot në të gjithë vendin festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
Kjo është një festë e dedikuar për arsimtarët, që shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, në shenjë falenderimi për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.
Kjo festë përkon me datën e hapjes së Mësonjëtares së Parë Shqipe në Korçë, 138 vite më parë.
Kjo u cilësua si një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën kombëtare, në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.
Mësues dhe drejtor i parë i Mësonjtores së parë shqipe ishte Pandeli Sotiri.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj../ Zoom.al
