zoom

Politikë

Ruçi ikën i nervozuar nga PS. Majko në vend të pasigurt në Tiranë

Ka pakënaqësi për listat që Edi Rama ka hartuar për kandidatët për deputetë. Gazetarët e zoom.al njoftojnë se Gramoz Ruçi sapo ka lënë selinë e PS i nervozuar. Mësohet se ai ka shfaqur pakënaqësi për renditjen e disa figurave.

Pandeli Majko mësohet se është renditur në vendin e 19-të në Tiranë, një vend ky që konsiderohet i pasigurt. Rama e ka vënë emrin e tij të nëtin në Vlorë dhe të tetin në Durrës. Por për aq kohë sa ai mund të marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë të PS, renditja nuk përbën ndonjë shqetësim për të, pasi do të jetë në cdo rast i pari.

Damian Gjiknuri është renditur i 8-ti në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj renditur e 7-ta në Qarkun e Tiranës ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kandidon në Korçë.

Në Dibër, kryebashkiaku aktual Dionis Ymeraj renditet i treti në Dibër, edhe ai në një vend të pasigurt. Për shkak të pasigurisë, mësohet se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, nuk pranoi të japë dorëheqjen. ©Zoom.al