Aplikacion
Zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, Daniel Gjura, është arrestuar mbrëmjen e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia.
Ndaj Gjurës, i cili më herët ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të ASHK-së në Dibër, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, ai dyshohet se, së bashku me 14 zyrtarë të tjerë, ka falsifikuar dokumente kadastrale me qëllim tjetërsimin e paligjshëm të pronave në favor të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij.
Daniel Gjura ka qenë gjithashtu kandidat i Partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.