zoom

Aktualitet

4 milionë euro për instalacionin në Kryeministri, FSHZH i jep tenderin Fushës

Pavarësisht kritikave në publik se po shpenzon miliona për kaprico në kohën që vendi vijon të jetë i prekur nga kriza e çmimeve dhe inflacioni i lartë, kryeministri Rama i shkoi deri në fund projekti të tij për të ndërtuar një instalacion në oborrin e brendshëm të kryeministrisë.

Instalacioni do të kushtojë 4 milionë euro.

Tenderi është zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe fituese është shpallur kompania “Fusha”, e cila është përfolur shpesh si një kliente e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë.
Tenderi i FSHZH ishte me procedurë të kufizuar dhe u miratua teksa opozita po proteston kundër kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për korrupsion galopant dhe se ka paguar ish -zyrtarin e FBI, Charles McGonigal për të goditur opozitën.

Kryeministri Rama u kritikua se projektin nuk e diskutoi me asnjë institucion që përgjigjet për financat shtetërore dhe kryeministria nuk dërgoi asnjë shkresë për të arsyetuar se çfarë interesi ka ky projekt.

Projekti u realizua nga studio austriake “Precht”, por nuk ka të dhëna sa është paguar ajo./Zoom.al