zoom

Lajme

Volkswagen do të shkurtojë 50.000 vende pune për shkak të rënies së fitimeve

Volkswagen do të shkurtojë 50.000 vende pune për shkak të rënies së fitimeve

Volkswagen do të shkurtojë 50,000 vende pune në Gjermani deri në vitin 2030, pasi fitimet e saj ranë në nivelin më të ulët që nga viti 2016.

Drejtori ekzekutiv Oliver Blume u tha aksionarëve se shkurtimet do të ndodhin në Gjermani dhe do të prekin të gjithë grupin, duke përfshirë Audi dhe Porsche.

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë deklaroi se fitimet pas taksave kishin rënë me rreth 44% në vitin 2025.

Ndërsa shtoi se u godit nga tarifat e importit të SHBA-së, konkurrenca e fortë nga Kina dhe kostot e larta të ristrukturimit nga kalimi në automjete elektrike.

Firma parashikon një rimëkëmbje në vitin e ardhshëm, por shefi i saj i financave theksoi se do të duhet të përqendrohet në uljen “rigoroze” të kostove.