zoom

Lajme

Regjisori i famshëm i Hollywood dhe bashkëshortja m*sakrohen me thikë në banesë! Dyshohet se vrasja u krye nga i biri

Regjisori i famshëm i Hollywood dhe bashkëshortja m*sakrohen me thikë në banesë! Dyshohet se vrasja u krye nga i biri

Regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, Michele Singer, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles të dielën, sipas një deklarate nga familja e tyre.

Raportohet se viktimat u goditën me thikë për vdekje në banesëm në zonën e Brentwood.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Michele dhe Rob Reiner. Jemi të zemëruar nga kjo humbje e papritur dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe jashtëzakonisht të vështirë”, tha familja Reiner.

Familja Reiner zotëron dy shtëpi përballë njëra-tjetrës. Robi dhe gruaja e tij jetonin në njërën ndërsa vajza e tyre me fëmijët jetonin tek tjetra.

Sipas People, autori i vrasjes konsiderohet të jetë djali i çiftit, Nick, i cili ishte përdorues droge dhe jetoi i pastrehë për vite me radhë.

Reiner është i njohur për regjinë e filmave klasikë si “The Princess Bride”, “This is Spinal Tap”, “When Harry Met Sally”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.

Regjisori u martuar me aktoren Penny Marshall nga viti 1971 deri në vitin 1981 dhe është babai adoptues i vajzës së Marshall, aktores Tracy Reiner.

Ai u martua me Michele Reiner, një aktore dhe fotografe, në vitin 1989. Çifti ka tre fëmijë së bashku.