zoom

Lajme

Kritikat për performancat në turne, Justin Timberlake zbulon: Jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme

Kritikat për performancat në turne, Justin Timberlake zbulon: Jam diagnostikuar me sëmundjen Lyme

Justin Timberlake i habiti fansat, duke zbuluar diagnozën e sëmundjes Lyme në një postim në Instagram pasi përfundoi turneun e tij botëror Forget Tomorrow në Stamboll.

Këngëtari 44-vjeçar e përshkroi sëmundjen si “lodhëse, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, duke hedhur dritë mbi problemet e tij gjatë performancave, sipas The Guardian.

Turneu i Timberlake, i nisur në prill 2024 për të promovuar këngën “Everything I Thought It Was”, fitoi 73.2 milionë dollarë në 41 performanca, sipas Billboard .

Megjithatë, koncertet e fundit shkaktuan zemërim për shkak të performancave te dobta të tij. Timberlake iu përgjigj reagimit të ashpër, duke shkruar: “Po përpiqem të jem transparent në mënyrë që problemet e mia të mos keqinterpretohen”, duke vënë në dukje se gëzimi i performimit ia kalonte dhimbjes së tij.

Sëmundja Lyme, e shkaktuar nëpërmjet pickimeve të rriqrave, mund të shkaktojë ethe, lodhje dhe dhimbje nervore.

Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në artrit ose probleme me zemrën, me disa që përjetojnë Sindromën e Sëmundjes Lyme pas Trajtimit (PTLDS).

Timberlake, i tronditur nga diagnoza e tij, tha se kjo shpjegonte vështirësitë e tij në skenë. “U përballa me një vendim: të ndaloja turneun ose të vazhdoja”, tha ai, duke zgjedhur të vazhdonte për fansat.

Të tjerë të famshëm, si Justin Bieber dhe Avril Lavigne, kanë luftuar gjithashtu me Lyme, me Lavigne që qëndroi e shtrirë në shtrat për pesë muaj.