zoom

Bota

Trump ironizon Kanadanë: Vendimi për njohjen e shtetit palestinez kërcënon marrëveshjen tregtare

Trump ironizon Kanadanë: Vendimi për njohjen e shtetit palestinez kërcënon marrëveshjen tregtare

Rreth 12 orë pasi Kanadaja njoftoi se planifikon njohjen e shtetit palestinez ka reaguar Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump paralajmëron se veprimi i Kanadasë për të njohur shtetin palestinez kërcënon një marrëveshje tregtare SHBA-Kanada.

“Uau! Kanadaja sapo ka njoftuar se po mbështet shtetësinë për Palestinën. Kjo do ta bëjë shumë të vështirë për ne që të bëjmë një marrëveshje tregtare me ta. Oh Kanada!!!”, shkroi ai.

Paralajmërimi i tij për Kanadanë vjen disa orë përpara se tarifat e “Ditës së Çlirimit” të hyjnë në fuqi për vendet që nuk kanë arritur marrëveshje tregtare me SHBA-në.

Vende si Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut dhe Japonia, si dhe BE-ja, kanë arritur së fundmi marrëveshje tregtare – kështu që ato do të kenë tarifa specifike për mallrat që shesin në SHBA.

Por vendet e tjera, përfshirë Kinën dhe Meksikën, ende nuk kanë arritur marrëveshje. Trump ka qenë i qartë se marrëveshjet duhet të arrihen para 1 gushtit, përndryshe do të aplikohen taksa më të larta./ZOOM.AL

Postime të lidhura