zoom

Lajme

SKANDAL/ Presidenti i Federatës ruse të Mundjes dhunon Valiev: Tradhtar! (VIDEO)

SKANDAL/ Presidenti i Federatës ruse të Mundjes dhunon Valiev: Tradhtar! (VIDEO)

Një skandal ka shpërthyer në sportin e mundjes gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian që po zhvillohej në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka bërë një gjest të papranueshëm gjatë momentit të dorëzimit të medaljes së Artë për mundësin Chermen Valiev, që garoi për Shqipërinë dhe shpall Kampion Europe.

Gjatë ceremonisë, Mamiashvili ka ushtruar forcë duke vendosur medaljen në qafën e Valiev dhe më pas duke e shtyrë atë me duar, një veprim që ka shkaktuar reagime të ashpra. Ndërkohë, është dëgjuar edhe fjala “tradhtar” që Mamiashvili ka thënë, duke nënkuptuar zgjedhjen e Valiev për të garuar për Shqipërinë dhe jo për vendin e tij të origjinës, Rusinë.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, reagoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Postime të lidhura