Aplikacion
Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.
Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK ku u thirr për t’u pyetur lidhur me tenderat që ka dhënë gjatë kohës ku drejtonte bashkinë.
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për median, duke u përpjekur të shmangë pyetjet e drejtuara nga gazetarët lidhur me detajet e thirrjes së tij në SPAK.
Ai po hetohet për abuzime në një tender 3 milionësh të datës 24/07/2016 . Tenderi ishte organizuar për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti.
Tenderi ishte zhvilluar nga kryebashkiaku Elvis Roshi e vetëm pastrimit të një kanali që s’ka ujë dhe kthimin e tij në të lundrueshëm. Këtë kanal Roshi kërkonte ta kthente të lundrueshëm, por ai në fakt nuk ka ujë përgjatë gjithë muajve të vitit.