Aplikacion
Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Ky projektligj më pas u dërgua në Shtëpinë e Bardhë, për të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden.
“Ne po u japim ukrainasve fonde për ushqime, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që u është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers (raketat)”, pohoi kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer para se të bëhej votimi.
Kujtojmë se në datën 24 shkurt, Rusia nisi sulmin e parë ndaj Ukrainës, ndërkohë që prej 3 javësh vijon lufta./ Zoom.al
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit