Aplikacion
Pas pandemisë së Covid-19,forcimi i imunitetit u bë çështje kryesore për njerëzit,ku mjekë të ndryshëm rekomandonin vitamina dhe supa. Por forcimi i imuniteti është më shumë se kaq,dhe në kohërat e pandemisë në te cilat po jetojmë,këshillat janë më të vlefshme se kurrë.
John Wherry,drejtues i Institutit të Imunologjisë tek Universiteti i Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se ‘’Ne nuk mund të forcojmë imunitetin neqoftëse marrim vitamina, vetëm sepse dikush i afërt i yni është i sëmurë’’ , por shton se ‘’ne mund ta forcojmë imunitetin tonë duke bërë ndryshime në stilin tonë të jetesës.’’
Lexoni për të zbuluar çfarë duhet të bëni për të forcuar imunitetin tuaj
Nëqoftëse arrini të bëni 7 orë gjumë cdo natë,po bëni gjënë e duhur.
‘’Sipas të dhënave tona,e vetmja gjë që forcon imunitetin plotësisht është gjumi’’ tha Wherry.
Daniel M. Davis,profesor i imunologjisë tek Universiteti i Manchester në Angli,thotë se stresi cliron kortizolin i cili ju bën që të vraponi për jetën tuaj. Kur kortizoli është i lartë,sistemi juaj imunitar nuk është aktiv. ‘’
Ushtrimet fizike ju ndihmojnë që të rregulloni gjendjen tuaj emocionale dhe ju ndihmon që të forconi imunitetin tuaj duke larguar shumë sëmundje,si sëmundjet e zemrës./Përgatiti: Alesia Doçi – Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës