Aplikacion
Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku humbi jetën 27-vjeçari me iniciale A.M..
I riu dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri ditën e djeshme, ku për pasojë ndërroi jetë në spital.
Fillimisht u raportua se i ndjeri u vetëvra në banesën e tij, por sipas informacionit zyrtar, gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe marrjen e deklarimeve, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e shtetasit me iniciale K.H., shok i viktimës.
Në vijim të procedurave, policia ka shpallur në kërkim shtetesin me iniciale K.H., pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ Zoom.al