Aplikacion
Por me ndryshimin e kohës do të ndryshonte edhe Rama, për të ardhur në vitin 2020, kur sipas deklaratës së këshilltarit të tij, qeveria arriti një marrëveshje me kompaninë “Air Albania” për të përdorur një avion luksoz, që sipas ekspertëve, kushton afro 60 milionë euro.
Avioni që përdoret nga Rama
Kryeministri Edi Rama është bërë kështu ndër të paktët lider botërorë që përdor një avion luksoz qeveritar për të udhëtuar jashtë shtetit, qoftë kjo edhe për udhëtime të shkurtra që mund të kryhen lehtësisht me makinë. Nuk e kanë një avion të tillë as qeveritë e vendeve më të pasura në Europë, si Suedia, Danimarka apo Austria. E ka përdorur edhe për të fluturuar nga Tirana në Prishtinë apo nga Tirana në Shkup ose Ohër, pa marrë aspak parasysh kostot e larta të operimit, që rëndojnë jo pak në buxhetin e shtetit. Nuk dihet as me kë ka udhëtuar në bord.
Rama duke zbritur nga avioni në Maqedoni
Regjistrimi i avionit
Më 1 shkurt të vitit 2020 avioni “Airbus A319-100 ACJ” u regjistrua në emër të qeverisë shqiptare me mbishkrimet “Albania” dhe “Ismaili”. Ndonëse vetë qeveria nuk e ka pranuar asnjëherë këtë fakt, ky avion, në të gjitha faqet ndërkombëtare të aviacionit, rezulton i regjistruar si pronë e qeverisë shqiptare.
Faqa Airfleets.net
Avioni Airbus A319-100 ACJ është një prodhim i vitit 1999. Në vitin 2000 është blerë dhe regjistruar si një avion i forcave ushtarake italiane dhe ka funksionuar si i tillë deri në vitin 2005.
Avioni gjatë kohës që përdorej nga ushtria italiane
Në vitin 2005 avioni Airbus A319-100 ACJ regjistrohet në pronësi të qeverisë turke, e cila e mbajti atë në përdorim deri në vitin 2020.
Avioni gjate kohes që përdorej nga qeveria turke
Në Shkurt të vitit 2020 ai kaloi në pronësi të qeverisë shqiptare, i regjistruar me emrin Albania (Ismail).
Mënyra e këtij kalimi mbetet ende e paqartë edhe pas gati dy vitesh, ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk.
Pronësia e avionit
Vetë qeveria nuk ka bërë të ditur asnjë të dhënë, nëse e ka blerë, e ka marrë dhuratë atë nga presidenti turk, Rexhep Erdogan -duke qënë se më parë ai ka qenë në pronësi të qeverisë turke- apo e ka huazuar.
I vetmi që ka dhënë një shpjegim në rrjetet sociale është këshilltari për mediat i kryeministrit, Endri Fuga, i cili, duke reaguar ndaj akuzave të opozitës se Rama po përdor një avion të shtetit shqiptar si plaçkë personale, bëri të ditur pak kohë më parë se “avioni përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me ‘Air Albania’, pa qëllim fitimi”.
Në fakt avioni nuk rezulton të jetë pjesë e flotës së “Air Albania”. Kjo, jo vetëm se ai nuk mban emrin “Air Albania”, por se edhe vetë kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social facebook, më 9 shtator, teksa lajmëroi mbërritjen e avionit të tretë të kësaj kompanie të quajtur “Naimi”, nuk e përmendi avionin qeveritar “Ismaili”.
Mesazhi i Ramës
Gjatë një bisede me gazetarët në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ai së bashku me kryeministrin e Kosovës, ishin të vetmit që udhëtonin me avionë komercialë, së bashku me qytetarët e thjeshtë. “E di ti që kryeministri i vendit tënd dhe i vendit tim është i vetmi bashkë me kryeministrin e Kosovës që lëvizin me avionë komercialë? Me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shtetit. Nuk ka kryeministra që ikin dhe futen nëpër linja komerciale”, deklaroi Rama në atë emision, duke konfirmuar se ky mbetej një synim për t’u realizuar.
Udhëtimi i parë
Sipas faqes së internetit Planespotters.net, e cila pasqyron fotot e dërguara nga të apasionuarit pas fluturimeve, “Ismaili” është fotografuar për herë të parë në Aeroportin e Mynihut, në Gjermani, më 14 shkurt të 2020.
Avioni ne Mynih
Me shumë gjasa ky është edhe udhëtimi i parë i kryeministrit Rama me të. Qeveria nuk ka bërë të ditur asnjë të dhënë rreth këtij udhëtimi, por është fakt që një ditë më pas Rama mori pjesë në Konferencën e Sigurisë, që mbajti punimet në data 15 deri më 17 shkurt të vitit 2020, në Gjermani.
Udhëtimet
Më pas “Ismaili” u bë mjeti kryesor i udhëtimeve të kryeministrit për vizitat jashtë vendit. Në 6 janar të këtij viti ai do të udhëtonte drejt Turqisë ku zhvilloi një takim me presidentin Erdogan, ndërsa një ditë më pas nga Turqia udhëtoi drejt Greqisë ku u prit nga homoplogu i tij grek, Qiriakos Mitsotaqis.
Mesazhi i Ramës gjatë vizitës ne Greqi
Zoom.al bëri një vëzhgim të të gjitha udhëtimeve zyrtare dhe jo zyrtare të kryera nga kryeministri Edi Rama nga muaji maj 2021 deri në nëntor 2021 dhe që janë pasqyruar prej tij në Facebook. Nga ky hulumtim rezultoi se në vetëm 7 muajt e fundit kryeministri Edi Rama ka bërë 27 udhëtime jashtë shtetit, nga të cilat 26 në Europë dhe në Azi dhe një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Udhëtimet e Ramës
Pjesa më e madhe e tyre janë kryer pikërisht me avionin kryeministror. Për një pjesë të këtyre udhëtimeve është vetë kryeministri Rama ai që ka dhënë informacion nëpërmjet publikimit të videove ose të fotove duke zbritur nga “Ismaili”.
Kështu, më datën 8 qershor 2021 ryeministri ka publikuar foto nga zbritja në aeroportin e Sofjes, ku zhvilloi takime me presidentin dhe kryeministrin bullgar.
Rama duke zbritur nga avioni në Bullgari
Më 2 korrik ka publikuar një foto duke zbritur nga avioni në aeroportin e Ohrit ku mori pjesë në forumin e Prespës.
Më 31 korrik të këtij viti kreu qeverisë udhëtoi drejt Bejrutit, ku morri pjesë personalisht në operacionin e riatdhesimit të disa fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet e Sirisë.
Rama duke zbritur nga avioni në Bejrut
Afro një muaj më vonë, më 3 shtator, kryeministri ka publikuar një tjetër foto duke zbritur nga “Ismaili”, në Itali.
Rama duke zbritur nga avioni në Itali
Më 23 tetor “Ismaili” me Ramën në bord kreu një udhëtim të gjatë drejt Kajros, ku pati një pritje shtetërore për të.
Rama duke zbritur nga avioni ne Kajro
Gjithashtu, më 5 nëntor, “Ismaili” udhëtoi drejt Beogradit, ku Rama mori pjesë në takimin e radhës së “Open Balkan”. Ishte vetë këshilltari i tij, Endri Fuga, ai që publikoi një foto të avionit në pistën e aeroportit të Beogradit.
Avioni ne pistën e Aeroportit të Beogradit
Rama udhëtoi drejt Beogradit direkt nga Gllasgou në Skoci, ku dhe mori pjesë në Samitin e Klimës. Ç’ka lë të kuptohet se ai kishte udhëtuar me avionin kryeministror edhe drejt Britanisë së Madhe me 2 nëntor.
Për një pjesë tjetër të udhëtimeve Zoom.al bëri një ballafaqim të datave kur kryeministri Edi Rama ka qenë në vizita jashtë shtetit dhe të dhënave të publikuara nga faqja Planespotters.net, e cila pasqyron fotot e dërguara nga të apasionuarit pas flutrurimeve dhe që tregojnë datat kur “Ismaili” është fotografuar në aeroporte të ndryshme të botës.
Nga kjo ka rezultuar se avioni ka qenë në Itali në datën 5 maj dhe po në të njëjtën datë Rama ka qënë për një vizitë në këtë shtet.
Avioni ne Itali
Në 13 qershor avioni është fotografuar në aeroportin e Brukselit dhe rezulton se në të njëjtën datë kryeministri ka qenë për një vizitë zyrtare në Belgjikë.
Avioni në Belgjikë
Herën e fundit që avioni kryeministror është fotografuar jashtë vendit është në datën 26 tetor. Ai ka qenë në aeroportin e Mynihut në të njëjtën datë që kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani.
Avioni në Gjermani
Kostot e operimit
Modeli i avionit kryeministror A319CJ – CJ është ndër më luksozët. Një avion korporatash multimiliardere, mjaft special, duke patur një konfigurim kabine VIP. Ai ka 12 persona staf, që punojnë me turne dhe akomodon deri në 19 persona në bord. Ka 3 dhoma gjumi.
Pamje e avionit nga brenda
Kostot e mbajtjes së këtij avioni përllogariten me orë. Sipas kërkuesit të pavarur, Stiliano Rushaj, i cili u referohet të dhënave nga Prijet.com, një A319CJ, pavarësisht orëve të fluturimit, harxhon plot 700.000 USD në vit kosto fikse.
Por kostot bëhen edhe më të mëdha nga përdorimi i një avioni të tillë në ajër. 100 orë fluturim kushtojnë 1.1 milionë USD ose 11.000 USD/ora. Kosto të tjera shtesë përfshijnë qindra orë mirëmbajtje në vit, rreth 2.500 USD në orë kosto karburanti si dhe dhjetra mijëra USD kosto parkimi, software, siguracione etj.
Pra një 1 orë udhëtim kushton rreth 15 mijë dollarë, duke përfshirë edhe ekuipazhin, taksa, mirëmbajtjen, parkimin e etj. Duke marrë një mesatare 2 orë fluturim në vajtje dhe 2 orë fluturim në ardhje, një udhëtim i kryeministrit me avionin kryeministror kushton mesatarisht 60 mijë dollarë. Një kosto shumë e madhe kjo për vendin më të varfër në botë, ku rroga mesatare nuk është as 500 dollarë.
Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje të shumta:
Si u bë avioni pronë e qeverisë shqiptare? A u ble ai apo u dha dhuratë nga Erdogan? Nëse është dhuratë e Turqisë, cili është ai shtet që të jep një avion me një vlerë të tillë pa të kërkuar asgjë mbrapsh? A ka rol në këtë mes biznesmeni Sinan Idrizi që qëndron pas “Air Albania” dhe nëse po, cili është roli i tij?
Si paguhen paratë e operimit të këtij avioni nga qeveria shqiptare?
Nëse ato paguhen nga “Air Albania”, cili është interesi i kësaj të fundit dhe a mos ndoshta këto kosto po e falimentojnë?
Po parlamenti shqiptar dhe opozita, a janë në dijeni të këtyre shpenzimeve marramendëse? A kanë kërkuar ndonjëherë llogari, ashtu siç do duhej të ndodhte, se sa janë kostot e mbajtjes së avionit qeveritar dhe të udhëtimeve që kryen kryeministri me të? Po dokumentacionin se si u bë ky avion pronë e qeverisë, a e ka kërkuar ndonjëherë opozita në emër të transparencës dhe luftës kundër shpërdorimit të parasë publike? / @Zoom.al
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”