zoom

Politikë

25 prilli, sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Sot është afati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Siç është përcaktuar dhe nga KQZ-ja, afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS-ja nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.