zoom

Slider

Klubi i Kukësit hedh në gjyq Bashkinë Kukës, mësohet motivacioni

Klubi i Kukësit hedh në gjyq Bashkinë e Kukësit, por detyrime të pashlyera.

“Panorama Sport” shkruan se më datën 3 tetor të këtij viti është mbajtur një gjyq, ku pala paditëse është pikërisht klubi i futbollit të Kukësit, i cili ka paditur Bashkinë e Kukësit.

Mësohet se bëhet fjalë për një gjyq të karakterit administrativ për mospërmbushjen e detyrimeve që bashkia ka ose ka pasur më herët ndaj klubit.

Nëse pretendimi i klubit të Kukësit lidhet me faktin që bashkia nuk ka shlyer detyrimet si aksionere e saj, rrjedhimisht diçka e tillë ka ndodhur kur në krye të bashkisë ka qenë Safet Gjici.

Gjithsesi, koha do të tregojë më tepër dhe faktet që do të bëhen publike.

Aktualisht klubi i futbollit të Kukësit është në pronësi të familjes Gjici. 87.5% janë në zotërim të Lavdrim Gjicit dhe 12.5% në zotërim të Amarild Brakës. /zoom.al/