Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, ku një autobus i linjës urbane “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit është përfshirë në aksident.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka përplasur një vajzë që udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga duke përplasur mjete të parkuara.
Nga pamjet e siguruara, autobusi shihet i devijuar nga korsia e tij dhe i ngjitur në trotuar, ndërsa në vendngjarje ndodhen disa persona.

Kjo s’është hera e parë që autobusët “Green Line” të Nadir Çaushollit përfshihen në aksident apo në flakë.
Madje incidentet e linjës së Unazës, “Green line”, kanë qenë të shpeshta. Ai më i famshmi ishte rënia e autobusit në lumin e Lanës pranë Shallvareve ku 9 persona mbetën të lënduar. Atëherë, çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.
Po në të njëjtën zonë, në një tjetër aksident, autobusi i Çaushollit përplasi një veturë dhe shkaktoi një zinxhir përplasjesh për shkak të shpejtësisë së pazakontë./Zoom.al
Analiza: Si ndryshimet në botë mund t’i sjellin njohje të reja KosovësNë skenën globale, Kosova ende kërkon të afirmojë vendin e saj. Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete të botës islame por edhe të tjera nuk e njohin, ndërkohë që diplomacia e saj duket shpesh e fragmentuar dhe e paqartë.
Këtë vit, presidentja Vjosa Osmani, e cila mban përgjegjësinë për politikën e jashtme, konfirmoi njohjen e Kosovës nga tri shtete: Kenia në mars, Sudani në prill dhe Siria në tetor.
Hera e fundit kur Kosova kishte siguruar tri njohjebrenda një viti, ishte më 2015: nga Ishujt Kuk, Antigua dhe Barbuda, dhe Niue. Gjatë kësaj dekade, deri sivjet, vendi mori vetëm edhe gjashtë njohje të reja.
Qeveria e Albin Kurtit, e cila udhëhoqi gjatë katër vjetëve të fundit, në programin qeverisës për vitet 2021-2025 shkruante se “Republika e Kosovës do ta forcojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Kjo vlen si për përpjekjet për njohje dhe marrëdhënie të ndërsjella diplomatike, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore, ashtu edhe për të gjithë spektrin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral”.
E, gati në fund të mandatit, në dhjetor të 2024-ës, Kurti u përpoq t’i relativizonte kritikat për mungesën e njohjeve të reja, duke argumentuar se ato nuk ishin pjesë e premtimeve të fushatës.
“Unë e di që jemi kritikuar përse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë – as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, tha atëkohë Kurti.
Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës informacione rreth aktiviteteve të tyre lobuese, prioriteteve dhe mundësive për ndonjë njohje të re, por nuk mori përgjigje.
Në ueb-faqen e MPJD-së figurojnë 120 shtete që e njohin Kosovën nga e gjithë bota, por bie në sy numri relativisht i ulët i shteteve me shumicë myslimane. Duke pasur parasysh se Kosova vetë është vend me shumicë dërrmuese myslimane, pritjet do të ishin që mbështetja nga këto shtete të ishte më e gjerë.
Megjithatë, pavarësinë e saj – të shpallur në vitin 2008 – e kanë njohur vetëm pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Para njohjeve të Sudanit dhe Sirisë sivjet, vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën ishte Bangladeshi, në vitin 2017.
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, thotë se identifikimi i fuqishëm i Kosovës si projekt i SHBA-së, në një periudhë kur Uashingtoni ka pasur marrëdhënie të tensionuara me shumë vende të botës islame, ka rënë shpesh ndesh me interesat rajonale të këtyre shteteve. Sipas tij, faktori fetar nuk ka pasur pothuajse fare peshë.
“Sa herë që e kemi paraqitur elementin islamik, e kemi paraqitur si diçka të veçantë, si islam laik, por të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse ato e kanë islamin më të thellë në shoqëri. Te ne nuk është… por sa herë që jemi paraqitur kësisoj, nuk na kanë parë si seriozë”, thotë Prenkaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Hulumtuesi Butrint Berisha, i cili ka doktoruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni, thotë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe faktori historik. Sipas tij, Serbia ka trashëguar lidhjet e gjera të ish-Jugosllavisë me vendet arabe, afrikane dhe aziatike, të cilat vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot për të penguar avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me botën islame.
Për më tepër, Beogradi ka qenë i angazhuar edhe në një fushatë çnjohjeje të Kosovës, që, sipas zyrtarëve serbë, ka sjellë disa rezultate, megjithëse ato nuk janë konfirmuar kurrë nga autoritetet kosovare.
Berisha nënvizon gjithashtu se shumë shtete, përveç ndikimit të jashtëm, kanë edhe sfidat e veta, që i bëjnë më të kujdesshme ndaj njohjes së Kosovës.
“Maroku dhe Saharaja Perëndimore mendoj se janë ilustrimi më i mirë. Në terren kemi të bëjmë me një pushtim të Saharasë Perëndimore nga ana e Marokut [por që OKB-ja e konsideron si problem të pazgjidhur]. Ndaj, shtete si ky që kanë probleme me kontrollimin e territorit të tyre në plotni, janë shumë më hezituese që ta njohin Kosovën. Kjo vlen jo vetëm për shtetet e botës islame, por edhe në nivel global në përgjithësi”, thotë Berisha për Exposenë.
Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-së në rajon.
Të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim, pasi tani ka një qeveri funksionale dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA-së. Po ashtu, Azerbajxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Armeninë, shihet si një objektiv realist për njohje të reja.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes emailit ministritë e Jashtme të të dyja këtyre vendeve për t’i pyetur nëse po shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Kosovës, por nuk mori përgjigje.
Ish-diplomati Prenkaj thotë se Kosova, sidomos viteve të fundit, nuk ka ndjekur një strategji të qëndrueshme për t’u shfaqur si aktor i besueshëm në skenën ndërkombëtare. Mungesa e koordinimit mes Presidencës, Qeverisë dhe MPJD-së, por edhe me aleatët kryesorë – SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Turqinë – e ka dobësuar fushatën për njohje të reja, sipas tij.
“Është politikë ad hoc. E kam thënë edhe më herët se Kosova, për një periudhë tashmë, nuk ka politikë të jashtme, meqenëse ka humbur edhe koordinimi me shtetet mike”, sipas tij.
Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që përkthehej në të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një shtet tjetër. Megjithatë, Kosova mbetet ende larg këtij objektivi.
Vendi nuk njihet as nga dy shtete të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Bosnje e Hercegovina – si dhe nga pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.
Në aspektin institucional, Kosova ka arritur të anëtarësohet në organizata si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e të tjera, por ka dështuar të hyjë në UNESCO, Interpol, Këshill të Evropës, OKB e të tjera.
Ekspertët pajtohen se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të qëndrueshme për njohje ndërkombëtare. Përveç diplomacisë tradicionale, Berisha rekomandon edhe shfrytzëzimin e partneriteteve ekonomike dhe të aktorëve joshtetërorë, si OJQ-të dhe celberitët.
“Unë tentoj ta mbroj argumentin se ka shumë hapësirë në shtetet jashtëperëndimore për Kosovën – edhe në rastet kur njohja nuk është e mundshme – për t’i avancuar raportet ekonomike me këto shtete. Natyrisht me botën myslimane, por edhe me shtetet tjera në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine. Sa më shumë partneritete që do të ketë, do të ketë më shumë mundësi edhe për njerëzit, edhe për bizneset”, thotë Berisha.
Si Prenkaj, ashtu edhe Berisha thekson se njohjet e reja mbeten thelbësore për Kosovën, pasi tregojnë qëndrueshmërinë e shtetit dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon.
Berisha pranon se debati mes politikës së jashtme dhe asaj të brendshme është i pashmangshëm, por për të ilustruar peshën që kanë njohjet, ai sjell edhe shembullin e territorit palestinez, i njohur nga më shumë shtete se Kosova, por që vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, për shkak të konfliktit me Izraelin. Sipas tij, edhe në raste të tilla, numri i njohjeve ruan rëndësinë e vet si instrument simbolik dhe diplomatik, pavarësisht realitetit të komplikuar në terren.
Në këtë kuadër, Berisha kujton se edhe vetë procesi shtetformues i Kosovës ka qenë historikisht i ndërtuar mbi idenë e njohjeve ndërkombëtare.
“Mendoj se projekti i shtetit të Kosovës, jo vetëm pavarësia e shpallur në shkurt të 2008-ës, por prej viteve ’90, është bazuar në njohje ndërkombëtare. Pra, është një gjë që Kosova e ka kërkuar prej viteve ’90 dhe nuk ka arsye të ketë një ndryshim në qasje ose në mendim”, thotë ai.
Në një botë ku aleancat ndryshojnë me shpejtësi dhe konkurrenca diplomatike është në rritje, ekspertët theksojnë se Qeveria e re e Kosovës do të duhet të ndërtojë një strategji të koordinuar me aleatët, duke pasur gjithashtu aftësinë të adaptohet dhe të veprojë shpejt sa herë që hapen mundësi të reja – siç ishte raste me Sirinë, pas ndërrimit të regjimit. Në diplomaci, koha ka po aq rëndësi sa vizioni./REL
“Ju ruajt Zoti”, se kjo polici ruan veç kriminelët që e paguajnëNë “vendin më të sigurt në rajon”, sipas një ekspertit të turizmit që i bënte ministrisë së Brendshme PR-in duke promovuar Shqipërinë, një biznesmen u ekzekutua para karburantit të tij në Elbasan.
Vrasja e Mond Mëhallës është vetëm krimi i radhës në zinxhirin e krimeve, nga ato mafiozet, tek ato të rëndomtat.
Ajo ndodh ende pa u harruar atentati në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku 3 persona ekzekutuan me kallashnikov në mes të ditës Gilmando Danin dhe Muçi Sheqeri.
Këto janë prova kokëforta se siguria nuk matet me PR apo me emërime shokësh në Policinë e Shtetit.
Ajo matet me numrin e kriminelëve të kapur, që policië i mungon si bilanc. Matet me numrin e viktimave që sa vjen e rritet. Matet me 6 kilogramë e heroinës që Ilir Proda thotë se janë kapur për 2 vjet në Durrës, një prej porteve kryesore të hyrjes së kokainës nga Amerika Latine, sipas disa raporteve ndërkombëtare.
Sot policia nuk ka më nën kontroll asgjë. Ajo nuk i mbron dot më qytetarët e saj. Përgjimet e Sky Ecc treguan se policët dhe shefat e policisë mbrojnë bandat e krimit cep më cep të vendit.
LEXO EDHE: https://zoom.al/jemi-kolege-perse-krimi-dhe-biznesmenet-me-probleme-po-rekrutojne-policet/
Me këtë polici, Shqipëria nuk mund të konkurojë më me Maldivet, por me Meksikën dhe Kolumbinë. Vetëm atje bandat kriminale kryejnë atetante në mes të ditës pa u hyrë gjëmb në këmbë, sepse policia është e lodhur dhe e paaftë për t’i kapur. Vetëm në këto vende paratë e vrasësve dhe trafikantëve shndërrohen në kulla shumëkatëshe e resorte luksoze. Dhe vetëm më vende të tilla shefat e policisë vihen tërërisht në shërbim të krimit dhe shohin si problem qytetarët që kërkojnë siguri e mediat që denoncojnë skandalet.
Dhe sa kohë kjo situatë mbetet kështu, me një polici të lidhur me krimin dhe një qeveri të mbytur në korrupsion, qytetarëve u mbetet vetëm një lutje e vjetër: “Ju ruajt Zoti”, se shteti nuk ju ruan më. /Zoom.al
A është ky fillimi i Liverpoolit pa Salah?Mohamed Salah ka histori në stadiumin e Londrës dhe kjo mund të ketë qenë një ditë kur Liverpooli filloi të shkruante një kapitull të ri në ekipin e tyre duke lëvizur drejt gjeneratës së ardhshme pa të pas një fitoreje 2-0 ndaj West Ham.
Trajneri Arne Slot e la 33-vjeçarin në stol për një ndeshje të Premier League për herë të parë që nga prilli 2024, gjithashtu ndaj West Ham, me vendimin e marrë nga paraardhësi i holandezit Jurgen Klopp.
Kjo ishte një ditë që përfundoi me Salah në qendër të vëmendjes. Së pari kur ai u përfshi në një grindje me Klopp ndërsa West Ham shënoi kur ai priste të hynte si zëvendësues në një barazim 2-2, dhe pastaj kur sulmuesi kaloi pranë gazetarëve më pas dhe njoftoi: “Nëse flas, do të ketë zjarr.”
Këtu, zgjedhja e Slot kishte një rëndësi, jo në mbylljen e karrierës madhështore të Salahut në Anfield, por në treguesin se si evolucioni veror prej 450 milionë paund i trajnerit mund të marrë formë përfundimisht pa egjiptianin.
Slot është inkurajuar publikisht, jo vetëm nga ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, që ta largojë Salahun nga skuadra pas një sërë performancash nën nivelin e duhur këtë sezon. Kjo është pjesa e lehtë – e vështira është se si të zëvendësohet një talent kaq i klasit botëror, i cili është i treti në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit pas Ian Rush dhe Roger Hunt.
Grabiten në fermë kërmij me vlerë 90.000 euroHajdutët kanë vjedhur kërmij me vlerë 90,000 euro nga një fermë në Francën veriore që furnizon restorante.
L’Escargot Des Grands Crus në Bouzy tha se i ishte grabitur i gjithë stoku i kërmijve të freskët dhe të ngrirë, një “goditje e vërtetë” përpara sezonit të festave.
Hajdutët hynë me forcë në fermë gjatë natës së së hënës, duke prerë një gardh kufitar përpara se të hynin në ndërtesat e fermës.
Por denoncimi u bë në polici vetëm më vonë gjatë javës, raportoi faqja e lajmeve Franceinfo. Oficerët janë në kërkim të autorëve, ndërsa ferma po përpiqet të rimbushë stokun për të përmbushur kërkesën e fundvitit nga klientët.
Përplasja burokratike përmbyti dhjetëra shtëpi dhe qindra hektarë tokë në LezhëQetësia e mbrëmjes së 19 nëntorit në fshatin Rrilë të Lezhës u thye në orën 21:00, kur një banor vendas që po peshkonte vuri re se niveli i ujit në kanalin Spiten–Hidrovor po rritej me shpejtësi. Alarmi i tij zbuloi atë që banorët i trembeshin prej kohësh; argjinatura e lagunës kishte çeduar, duke krijuar një çarje prej rreth 40 metrash në një distancë prej 1,9 kilometrash nga Hidrovori i Tales.
“Unë isha duke peshkuar me grep pranë kanalit, në afërsi të hidrovorit të Tales. Brenda një kohe të shpejtë pashë shtim të prurjeve të ujit në këtë kanal dhe menjëherë lajmërova policinë. Ata, bashkë me strukturat e tjera vendore, konstatuan çarjen e argjinaturës së lagunës”, tha peshkatari.
Megjithë alarmin dhe ndërhyrjen në mesnatë të ushtrisë dhe forcave të emergjencave civile, mbi 800 hektarë tokë u gdhinë nën ujë mëngjesin e 20 nëntorit, së bashku me 5 banesa. Rreth 100 shtëpi të tjera u rrethuan gjithashtu nga uji, ndërkohë që uji vërshoi drejt zonave të banuara të Njësisë Administrative Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen.
Ajo që duket si një fatkeqësi natyrore, në fakt rezulton të jetë pasojë e një “ping-pongu” të gjatë institucional dhe e dështimit të koordinimit mes Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) dhe Bordit të Kullimit.
Dëshmitë e banorëve dhe qëndrimet zyrtare të dy institucioneve zbulojnë se përmbytja e qindra hektarëve tokë dhe rrethimi i banesave nga uji i kripur nuk erdhi nga reshjet, por nga bllokimi i kanalit që lidh lagunën me detin. Situata ishte paralajmëruar prej korrikut të këtij viti, por institucionet dështuan të merrnin masa për ta hapur atë në kohë.
Përmbytje e paralajmëruar
Drejtuesja e AdZM Lezhë, Luiza Marku, i tha BIRN në një përgjigje me email se zyra e saj e kishte zbuluar problemin që në verë. Ajo shpjegon se grykëderdhja natyrore ishte bllokuar nga sedimentet, duke rrezikuar ekosistemin dhe banorët.
“Kjo situatë ka qenë që në muajin korrik, ku gryka e Matkeqes nuk ka qenë funksionale, ku niveli i ujit në lagunë ka pasur rënë ndjeshëm, çka ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në cilësinë e ujit, në shtimin e algave dhe në lagunë është shfaqur erë e rëndë dhe e pakëndshme, veçanërisht gjatë orëve të nxehta të ditës,” tha Marku.
AdZM thotë se pasi vuri re problemin, iu drejtua Bordit të Kullimit me dy shkresa zyrtare, pasi vetë kishte mungesë të mjeteve. E para më 17 korrik 2025 dhe e dyta me urgjencë vetëm disa javë para përmbytjes, më 28.10.2025, duke kërkuar eskavator për hapjen e kanalit, pasi “ujërat e shkarkimit të Hidrovorit të Tales derdhen përkohësisht drejt lagunës së Vainit”, duke paralajmëruar edhe rrezikun e përmbytjes.
Bordi i Kullimit, nga ana tjetër, refuzoi ndërhyrjen fillestare duke cituar burokracitë. Sipas AdZM, në përgjigjen e tyre të korrikut, Bordi i Kullimit tha se “lëvizja e makinerisë së rëndë bëhej vetëm me miratim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.
Edhe pas ngjarjes, drejtori i Bordit të Kullimit, Nikolin Prendi, mbajti qëndrimin se zona nuk është në kompetencën e tyre. “Kanali Spiten–Hidrovor është në varësinë tonë dhe nuk ka shumë kohë që kemi ndërhyrë në pastrimin e tij. Ndërsa pjesa tjetër është zonë e mbrojtur dhe nuk është në kompetencat tona,” tha Prendi për BIRN.
I pyetur për kërkesat nga AdZM, ai mbajti të njëjtin qëndrim.
“Është e vërtetë se na kanë dërguar shkresa dhe kemi pasur letërkëmbime, por ajo pjesë administratohet nga zonat e mbrojtura dhe nuk është në varësinë tonë,” theksoi ai. Prendi tha se makineritë e Bordit u vunë në lëvizje vetëm si pasojë e emergjencës.
Fakti që institucionet ishin në dijeni të rrezikut të përmbytjes dhe nuk u morën masa, ka shtyrë policinë të referojë çështjen si vepër penale. Policia e Lezhës konfirmoi se, në datën 23 nëntor 2025, materialet mbi përmbytjen i janë referuar Prokurorisë për vlerësim. Hetimet, sipas policisë, janë përqendruar në zbardhjen e shkakut që çoi në çarjen e argjinaturës prej dheu dhe rëre.
Banorët vuajnë pasojat

Përplasja e kompetencave dhe neglizhimi i ndërhyrjes për shkak të burokracive ka sjellë dëme katastrofike për banorët.
Ardian Mlika, banor i vjetër i Vainit, thotë se burokracia vonoi edhe ndërhyrjen, ndërsa akuzon se mbyllja e kanalit natyror është bërë me qëllim.
“Unë kam qenë në orën 6 të mëngjesit të 20 nëntorit pranë kanalit natyror që komunikon detin me lagunën. Ai ka qenë i mbyllur dhe vetëm kur ka plasur argjinatura, ka ardhur një eskavator, në mënyrë emergjente për ta hapur,” tregoi Mlika.
Sipas tij, një eskavator ishte në zonë prej një jave, sepse kishte plane të hapej një kanal diku tjetër, por kjo nuk u realizua. “Kjo ndodh sepse zona e mbrojtur është kthyer në tokë private dhe për interesa të ngushta, është mbyllur kanali natyror, duke sjellë pasoja të rënda,” shtoi më tej Mlika.
Dëmet në bujqësi dhe blegtori janë gjithashtu të pallogaritshme për shkak të përmbytjes nga uji i kripur.
“Uji erdhi në mënyrë të menjëhershme dhe niveli arriti deri në 1 metër. Dëmet më të mëdha i kam në bujqësi dhe blegtori. Prej një jave jemi të rrethuar nga uji; pulat më kanë ngordhur, baza ushqimore për bagëtinë është shkatërruar dhe të mbjellat janë nën ujë,” i tha BIRN Gëzim Prenga nga Barbulloja.
“Kjo nuk ka ardhur nga reshjet, por vetëm nga faktori njeri, pasi është ujë deti dhe kënetë që na ka përmbytur,” shtoi ai.
Banorët druajnë se pasojat do të jenë afatgjata.
“Është i gjithi ujë i kripur. Përveç dëmeve aktuale, toka nuk do të japë prodhim për një kohë të gjatë. E njëjta gjë ndodhi edhe në përmbytjet e vitit 2002, kur na u deshën 10 vite që të rikuperoheshim,” ankohet një tjetër banor i zonës, duke kujtuar se situata është e ngjashme me vitet ’60, kur “nuk kishte hidrovor”.
Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, mbështet versionin se dora e njeriut ka përshpejtuar katastrofën përmes mbishfrytëzimit dhe mungesës së investimeve.
“Kune–Vaini është mbishfrytëzuar maksimalisht gjatë viteve të fundit, duke sjellë dëme të rënda në ekosistem. Ujërat brenda lagunës janë fryrë dhe aty ku gjeti pikën e dobët, solli çarjen e argjinaturës. Laguna vetëm është shfrytëzuar dhe nuk është investuar, e këto janë pasojat,” tha Gjini.
Edhe Luiza Marku pranoi se ndërhyrjet njerëzore kanë luajtur rol në mosfunksionimin e kanalit komunikues det–lagunë.
“Është pasojë e një kombinimi faktorësh natyrorë dhe antropogjenë”, tha Marku. Por, sipas saj, rol ka luajtur grumbullimi i vazhdueshëm i sedimenteve detare në hyrje të kanalit, i shkaktuar nga ciklet e baticave dhe zbaticave./BIRN
Ekzekutimi i biznesmenit pranë karburantit të tij, policia: Viktima u gjet i vrarë brenda mjetit të parkuarPolicia ka reaguar në lidhje me atentatin mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku u ezekutua biznesmeni Mond Mëhalla (Hyka).
43-vjeçari me dy identitete raportohet se u gjet i pajetë brenda automjetit të parkuar në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Blutë informojnë se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe se vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Detajet
Zoom.al mëson se 43 -vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në makinën e tij tip “Range Rover”, përpara karburantit “Xhaxhi Oil”, që e kishte në pronësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
Burime të policisë thanë për Zoom.al se dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:35 minuta. E gjithë zona është e survejuar me kamera dhe autorët janë fiksuar nga disa prej tyre. Është ende e paqartë se si kanë mundur të largohen autorët, pasi në momentin e krimit trafiku në Unazën e Elbasanit ka qenë i lartë.
Biznesmeni Edmond Mëhalla, që më parë mbante mbiemrin Hyka, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai kishte disa biznese në Elbasan, karburante dhe një kompani për shërbim taksi. /Zoom.al
(VIDEO) U qëllua me dy plumba në kokë, pamjet e Range Rover ku u ekzekutua biznesmeni! Atentatorët lëviznin me AudiZoom.al ka siguruar pamjet nga vendi ku u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan, biznesmeni Mond Mëhalla (Hyka).
Atentati mafioz ndodhi pranë biznesit të tij, karburantit “Xhixho”.
Ai u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhej në një mjeti tip “Range Rover”. Automjeti i atentatorëve mësohet se ishte një “Audi” ngjyrë e zezë.
Autorët raportohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Njoftimi i policisë:
Elbasan / Informacion paraprak
Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ Zoom.al
Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Mond Mëhalla në ElbasanDetaje të reja nga vrasja e biznesmenit Mond Mëhalla (Hyka), e cila ndodhi në mbërmje në qytetin e Elbasanit, në lagjen Erin Matraxhiu.
Zoom.al mëson se 43 -vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në makinën e tij tip “Range Rover”, përpara karburantit “Xhaxhi Oil”, që e kishte në pronësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
Burime të policisë thanë për Zoom.al se dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 2o:35 minuta. E gjithë zona është e survejuar me kamera dhe autorët janë fiksuar nga disa prej tyre. Është ende e paqartë se si kanë mundur të largohen autorët, pasi në momentin e krimit trafiku në Unazën e Elbasanit ka qenë i lartë.
Biznesmeni Edmond Mëhalla, që më parë mbante mriemin Hyka, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai kishte disa biznese në Elbasan, karburante dhe një kompani për shërbim taksi. /Zoom.al
LAJMI I FUNDIT/ Atentat në Elbasan, vritet biznesmeni Mond Mëhalla (Hyka)Një biznesmen është vrarë në një atentat të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Burime të Zoom.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Mond Mëhalla (Hyka), 43 vjeç . Ai është qëlluar në Unazën Jugore të qytetit nga persona të paidentifikuar.
Zoom.al mëson se viktima ka qenë në makinë kur është goditur. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, i cili mban emrin “Xhaxhi Oil” dhe është në pronësi të viktimës.
Burime të policisë bëjnë me dije për Zoom.al se ai është qëlluar me 3 plumba.
Biznemeni kishte disa vite që e kishte ndërruar emrin nga Hyka në Mëhalla. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35. Autorët, që dyshohet se janë 2, e kanë goditur me 2 plumba në kokë, sapo ai ka hipur në makinën e tij tip Range Rover.
Mëhalla, që kishte në pronësi karburantin dhe një kompani taksish, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. /Zoom.al