zoom

Day Archive“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Arben Ahmetaj, gjatë një interviste për Syri tv ka komentuar hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai ka treguar se hetimi aktual nuk lidhet me çështje të mëdha korruptive si inceneratorët, tuneli i Llogarasë apo projektet e energjisë, por për një tender të vogël supervizimi, duke e cilësuar këtë si një “lojë qesharake” me drejtësinë.

Ahmetaj ka theksuar gjithashtu se brenda SPAK ka tensione të brendshme dhe se disa hetime, si ajo për diplomën e Ballukut, nuk kanë marrë vazhdimësi. Ai argumenton se hetimet duket se po fokusohen në çështje më të vogla, ndërsa projektet milionëshe mbeten të paprekura.

Sipas tij, Rama nuk e pengon SPAK të kryejë hetime ndaj Ballukut, por ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe me qëllime të diskutueshme politike.

“E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b… me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.
Tek Thumanë – Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek “tigrat” çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë” – tha Ahmetaj.

“Nuk e pengon Edi Rama, Altin Dumanin ta hetojë (Ballukun). Nuk do Altin Dumani se nuk ka marrë urdhër. Kemi një shprehje andej nga jugu në rastin e zv/kryeministres; është bërë ajo gjëja kavaletë, dmth mban erë. Si ta shpëtojmë? Ta shpëtojmë se po ta hetojmë për tunelin, mban erë. Po ta hetojmë për “tigrat”, për energjinë, për Thumanë-Kashar, mban erë. Po çfarë do bëjmë? Po mirë mo ne do i themi shqiptarëve ne po e hetojmë, që të ju themi se nuk ka njeri të paprekshëm.

Ne e kemi futur në burg një ish-zv/ kryeministër dhe po hetojmë një zv/kryeministre tjetër. Dhe e marrim dhe e çojmë në SPAK për tenderin e supervizionit 2 milionësh, jo për 190 milionëshin, jo për “tigrat”, jo për inceneratorin e Tiranës që nuk është monitoruar, jo për Thumanë-Kasharin. Kjo është një lojë qesharake, kush e ha e ha” – tha ai.

Ahmetaj ka folur për arrestimin eErion  Veliajt. Ai deklaroi se Edi Rama e hoqi qafe Veliajn si një nga njerëzit që donte t’i zinte vendin dhe më pas “doli qante për Veliajn”.

“E dini për çfarë është në burg Veliaj. Për dy arsye. Një që të mos akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Edi Ramën. Nëse donte indice ky, i kam dhënë. Çfarë urdhri ka dhënë Edi Rama për inceneratorin e Tiranës në verën e 2017. Indicet e këtij dhe ky më mirëpret mua si bashkëpunëtor, megjithëse unë nuk kam bërë asnjë krim.

E dyta, Edi Rama me një gur e vrau dy herë. Me demek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut dhe i duhej një ushqim shokësh, siç e ka zakon që u ngul thika. U dha Erion Veliaj dhe u tha, mos ma ngacmoni për 5D, incenerator, jo, jo. Do ta diskreditojmë për gjëra të tjera që janë larg meje. E dyta e hoqi qafe si njërin nga ana që kërkonte ti zinte vendin. Dhe pastaj dilte e qante si, njeri që të vret dhe pastaj qan” – e mbylli Ahmetaj

“Sheiku shqiptar” Edi Rama mbërrin për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Avionët që i nxjerr dhe ata që i fsheh

Në pamjet e fundit të publikuara në faqen e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama shihet teksa zbret nga një avion i mbretërisë saudite, i pritur me ceremoni zyrtare nga autoritetet vendase në Riad.

Skena është e kuruar deri në detaj, tapet vjollcë, oficerë që përshëndesin, kamera në disa kënde, mikpritje mbretërore. Një tablo e përkryer për t’u shpërndarë në rrjetet sociale dhe për të ushqyer mitin e liderit që pritet si burrështetas i madh në botën arabe.

Por pas këtij imazhi të ndërtuar me kujdes fshihet një paradoks që opozita shqiptare, nëse do të ishte serioze, do ta kishte kthyer në kauzë kryesore. Ky paradoks ka të bëjë me mënyrën se si Edi Rama udhëton, me kë dhe kush ia paguan udhëtimet prej sheiku. 


Kur udhëton me avionë të huaj, ata që ia paguajnë vendet mikpritëse, kryesisht ato të botës arabe, Rama i ekspozon me krenari avionët. Kamera zyrtare janë aty, si në këtë rast, për të treguar statusin ndërkombëtar që ai ka. Por sa herë përdor avionin “Ismaili” të Air Albania të biznesmenit kontrovers Sinan Idrizi, për udhëtime personale apo zyrtare, apo kur përdor avionë “të paguar nga korrupsioni”, siç thotë opozita, Rama zhduket nga çdo radar publik, kamerat nuk ekzistojnë, ndërsa stafi kujdeset që të mos rrjedhë as edhe një foto e vetme. 

Në çdo vend normal, vetëm mënyra se si udhëton një kryeministër do të ishte objekt kontrolli parlamentar. Kostoja e udhëtimeve, kontratat e avionëve privatë, marrëdhëniet me bizneset që përfitojnë nga qeveria janë çështje që në çdo demokraci perëndimore mjaftojnë për të rrëzuar një qeveri. Në Shqipëri, janë bërë rutinë të padukshme. Disa shkrime të njëpasnjëshme të Zoom.al zbuluan luksin me të cilin fluturonte Rama me “Ismailin”, që e kishte shndërruar si një taksi private.

LEXO KËTU: https://zoom.al/27-fluturime-per-7-muaj-misteri-i-avionit-qe-perdor-edi-rama-15-mije-usd-per-1-ore-fluturim/

Hakrat iranianë zbuluan më vonë se ai kishte bërë 134 fluturime në 3 vjet. Kostoja e përllogaritur sipas opozitës ishte 23 milionë euro, ku çdo orë fluturim kushtonte mes 11 mijë dhe 15 mijë eurove. 


Qeveria dhe Drejtoria e Shërbimeve Shtetërore nuk kanë pranuar t’i bëjnë publike as kontratat e as shpenzimet e Ramës me Ismailin. 

Përballë luksit prej sheiku qëndron një opozitë që nuk sheh. 

Në vend që të merrej me kauza të vërteta të llogaridhënies, opozita përfshihet në debate periferike dhe akuza të stërlodhura në një kohë kur një hetim i thellë parlamentar vetëm mbi udhëtimet e Edi Ramës, kush i financon, sa kushtojnë dhe pse mbahen sekret do të mjaftonte për ta rrëzuar nga pushteti.

Sot në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi për punën e institucionit. Por ajo që duhej t’i kërkonte opozita nuk ishte as për dosje të mëdha, as për hetime abstrakte mbi korrupsionin. Pyetja e vetme që duhej t’i bëhej ishte:

“A do të hetoni udhëtimet e Edi Ramës me avionin e Sinan Idrizit?”

Sepse aty ndodhet filli i një historie që shpjegon gjithçka për mënyrën se si funksionon pushteti në Shqipëri. Aty opozita do t’u tregonte shqiptarëve se në ç’luks prej sheiku jeton kryeministri i tyre, që e shet si heroizëm kur u rrit pensionet 7 euro në muaj pensionistëve, 1 herë në 7 vjet. /Zoom.al

Aksident në Krujë, përplaset për vdekje këmbësori

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 27 tetor, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku një këmbësor humbi jetën.

Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi T. S., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.”, bën me dije policia.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Balluku nën hetim për tenderin e Llogarasë”, Lala: Takimi në Turqi përfshin edhe Ramën

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet që po zhvillon SPAK ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për çështjen e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas Lalës, SPAK ka ftuar Ballukun të paraqitet për të dhënë shpjegime pasi hetuesit kanë krijuar bindjen se ndaj saj ekzistojnë elementë që kërkojnë verifikim hetimor.
“Kur kanë krijuar bindjen, SPAK ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Ajo është njoftuar përmes një fletë-thirrjeje për t’u paraqitur sot në shoqërinë e një avokati, duke u vënë në dijeni se është person nën hetim për shkeljen e barazisë në tendera,” tha Lala.

Megjithatë, sipas saj, Balluku nuk është paraqitur në datën e parë të thirrjes, por ka dërguar një shkresë zyrtare përmes avokatit të saj, duke kërkuar një datë tjetër për t’u paraqitur përpara hetuesve të posaçëm.
“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të pyetet,” shtoi gazetarja.

Në vijim të deklaratës, Klodiana Lala zbuloi se hetimet për Ballukun janë zgjeruar pas rekuperimit të disa të dhënave nga telefoni i ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të realizuar me ndihmën e ekspertëve amerikanë.
Sipas saj, këto të dhëna kanë zbuluar një takim në Turqi mes Ballukut, kryeministrit Edi Rama dhe dy biznesmenëve turq që kanë fituar tenderin e tunelit të Llogarasë — takim që, sipas gazetares, mund të kompromentojë jo vetëm zëvendëskryeministren, por edhe vetë kreun e qeverisë.

Hetuesit pretendojnë se zonja Balluku, kryeministri Rama dhe dy biznesmenë turq kanë qenë në një takim në Turqi. Tenderi për tunelin e Llogarasë ishte fituar fillimisht nga kompania ‘Gjoka shpk’, por më pas u anulua dhe iu dha kompanisë turke,” deklaroi Lala, duke shtuar se pas deklaratave të ish-ministrit Arben Ahmetaj, fotot e këtij takimi janë fshirë nga rrjetet sociale.

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk jam kriminel që të bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK, Altin Dumani, pas deklaratës së këtij të fundit në Kuvend se “është i mirëpritur nëse dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”.

Në një intervistë telefonike për emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Ahmetaj tha se nuk ka arsye të jetë bashkëpunëtor, pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka ndoshta Altin Dumani apo disa të tjerë që i ka aty si bashkëpunëtorë të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor, pasi nuk kam kryer asnjë krim,” deklaroi Ahmetaj.

Ai shtoi se me deklaratën e bërë në Kuvend, kreu i SPAK ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë.

“Kryeprokurori i SPAK i referohet Parlamentit dhe thotë që ‘ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor’. Kjo do të thotë se për të, unë jam fajtor. Nuk ka më prezumim pafajësie. Kjo është më e rëndësishmja,” tha më tej ish-zv.kryeministri.

Carvajal dëmtohet sërish, Botërori në rrezik

Real Madrid ka njoftuar se Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim të ri në gjurin e djathtë.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar probleme në gju. Mbrojtësi 33-vjeçar u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, ku u aktivizua në minutën e 72-të.

Real Madrid ka njoftuar se Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim të ri në gjurin e djathtë.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar probleme në gju. Mbrojtësi 33-vjeçar u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, ku u aktivizua në minutën e 72-të. Rel/

“Gjurma e shekullit”: ADN-ja që zbuloi grabitësit e Luvrit

Një provë e rëndësishme ADN-je ka rezultuar vendimtare për zbardhjen e grabitjes së ndodhur në Muzeun e Luvrit, duke çuar në arrestimin e dy personave mbrëmjen e së shtunës.

Sipas mediave franceze, njëri prej të dyshuarve u identifikua falë një gjurme gjenetike të gjetur në vendngjarje, e cila u konsiderua si “çelësi” i hetimit.

Që prej grabitjes, e cilësuar nga mediat si “grabitja e shekullit”, ekspertët e policisë mjeko-ligjore kanë analizuar me imtësi çdo provë të mundshme. Nga muzeu janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë provues. Shefja e laboratorit mjeko-ligjor, Perrine Rogiez-Thubert, bëri të ditur se hetimet janë mbështetur si në gjurmë të “pasura” biologjike, gjak, pështymë apo spermë, ashtu edhe në gjurmë të “dobëta” të lëna në objekte të prekura nga autorët.

Në skenën e krimit u gjetën sende që besohet se i përkasin grabitësve, përfshirë një helmetë, një radio dore, një jelek sigurie dhe disa vegla prerëse. Analizat laboratorike të këtyre objekteve ndihmuan në ndërtimin e profilit gjenetik të të përfshirëve. Hetimi mori kthesë të shpejtë pasi një nga të dyshuarit tentoi të largohej nga vendi dhe u ndalua në aeroportin Charles de Gaulle, teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Algjerisë.

Të dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe banorë të zonës së Aubervilliers, në veri të Parisit. Roli i tyre në grabitje është ende nën hetim, ndërsa autoritetet po kërkojnë bashkëpunëtorët dhe veprat e artit të zhdukura.

Berisha shpërthen në Kuvend: Dumani i shpifur, avokat i vjedhjeve të Ramës

Pas largimit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, nga seanca plenare e 27 tetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi ashpër atë. Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut avokat të vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke përmendur çështjet e inceneratorëve, marrëveshjen me CEZ dhe projektet e mëdha infrastrukturore.

“Ishte një rast unik në jetën tuaj, e të gjithëve, se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe, se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër qytetarin më të thjeshtë. Ju, avokatët e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni se për qytetarët shqiptarë, që vetëm me CEZ kanë humbur miliona euro fatura të certifikuara për shkak të pazareve që Rama ka bërë me CEZ, ndërkohë që auditi ndërkombëtar i thoshte ‘mos bëj marrëveshje, sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit’, por këto i mbulon Dumani dhe dumanët.

Ai është qytetari shqiptar që pagoi, sa qimet e kokës, 400 milionë euro për inceneratorët që s’kanë as nam e nishan sot. Ai thotë: ‘janë nën hetim paraprak’. S’ka më të shpifur! Çfarë hetimi paraprak, mor? Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryearkitektin e këtyre. E dini kush është dënuar për inceneratorin e Tiranës? Është dënuar Arben Ahmetaj, që e ka kundërshtuar pesë herë, për shkak se iu gjetën pllakat e banjës! A e dini ju, qytetarë, se të marra bashkë këto bëjnë 1 miliardë euro?

Bashkë këto përbëjnë dyfishin e rrogave. Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ju flisni për hetime, a e dini ju që është 50 milionë euro tuneli i Llogarasë, 140 milionë euro gjoba e qytetarëve shqiptarë për aeroportin e Vlorës që do ta marrë tani Lubia me Edi Ramën?”, tha Berisha.

Albin Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit të zgjedhjeve lokale në nëntor, dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë.

“Sepse, kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhjen e presidentit”, theksoi ai.

Presidenti zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej Kuvendi. Në rast se kandidati nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Në rast se nuk zgjidhet as në rundin e tretë, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja.

Vetëm 56 deputetë votuan për kabinetin e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës, pra pesë më pak se 61 votat e nevojshme. Pesëdhjetë e dy votuan kundër, ndërsa katër abstenuan.

Tani, sipas Kushtetutës së Kosovës, i takon presidentes Osmani ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Por, lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja e Kosovës do ta thërrasë për ta pyetur nëse e ka shumicën.

Kurti theksoi se, pas votimit të së dielës, “nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër, përveç se drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”.

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të sillnin ndryshime në rezultatet e partive, por ato ndryshime nuk do të ishin të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen.

Kosova është zhytur në një paralizë politike qysh prej shkurtit, kur zgjedhjet parlamentare nuk prodhuan fitues të qartë, një herë më dështimet e vazhdueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe pastaj qeverinë e re.

Kriza mund t’i kushtojë vendit me humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes 2024-2027 i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Plani i Rritjes përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në./rel

Altin Dumani flet në Kuvend për aeroportin e Vlorës

Gjatë raportimit të kësaj të hëne në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u pyet në çfarë faze janë hetimet lidhur me aeroportin e Vlorës, nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

Pyetja e Këlliçit e lexuar nga Dumani: “Gjatë këtyre ditëve ka dalë në sipërfaqe skandali i aeroportit të Vlorës, ku të dhëna tronditëse tregojnë që ka ndodhur një garë fiktive me kompani që janë futur në garë vetëm për të plotësuar kriteret dhe më pas janë tërhequr me miratimin po të qeverisë. Ju keni deklaruar se keni nisur hetime në lidhje me aeroportin e Vlorës, pyetja ime është: çfarë duhet të ndodhë më shumë për t’u arrestuar zv.kryeministrja Belinda Balluku, që ka firmosur miratimin për tërheqjen e kompanisë fiktive turke, që ishte e vetmja kompani që plotësonte kriteret e garës koncesionare, dhe kompania me një investim që sjell miliona euro fitim në një vit ka shitur gati gjysmën e aksioneve. Skema 5D e implikuar nga Erion Veliaj duket nuk ka qenë e izoluar vetëm në Bashkinë e Tiranës. E njëjta skemë, por kësaj here 5B, rezulton që të jetë aplikuar edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.”

Altin Dumani u përgjigj: “Unë nuk mund të jap… ju përmendët aeroportin e Vlorës. Nuk mund të jap shpjegime apo informacione për çështje që ndodhen në fazën e hetimit paraprak.”