Aplikacion
Qyteti i Gazës është pothuajse tërësisht i zbrazur nga popullsia civile palestineze, sipas vlerësimeve të fundit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), raporton gazeta izraelite Times of Israel.
Sipas të dhënave të IDF-së, rreth 900,000 nga 1 milion banorët që jetonin në qytet para fillimit të ofensivës së madhe ushtarake janë zhvendosur drejt jugut të Rripit të Gazës, në përpjekje për të shmangur përplasjet e dhunshme dhe bombardimet.
Evakuimi masiv erdhi pas urdhrave të përsëritura nga Izraeli që civilët të largoheshin nga zona e qytetit dhe të zhvendoseshin në një “zonë humanitare” të përcaktuar më herët në jug të territorit.
IDF thotë se shkalla e evakuimit është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa ushtria izraelite ka vazhduar përparimin në drejtim të lagjeve të brendshme të qytetit, në kuadër të operacioneve të saj kundër Hamasit.
Situata humanitare në jug të Gazës mbetet alarmante, me qindra mijëra të zhvendosur që jetojnë në kushte të vështira, mes mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe ndihmës mjekësore.
Organizatat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim të madh për ndikimin e ofensivës mbi civilët, duke bërë thirrje për ndalimin e luftimeve dhe sigurimin e qasjes së ndihmave humanitare.
Ndërkohë, IDF ka paralajmëruar se operacionet e saj do të vazhdojnë derisa, sipas saj, të eliminohen kapacitetet ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës dhe më gjerë.
“Po erdhi Rama në Durrës na fiku!” Zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECCAleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylit që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Platent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe Edmond Koçi i njohur si Mond Çekiçi.
“Fakti që Aleksandër Laho ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme një numër të madh pronash, të cilat në disa raste ua ka premtuar ose ua ka dhënë si shpërblim njerëzve që i duheshin për t’i përdorur për të arritur qëllimin e tij, eliminimin e kundërshtarëve të vet, Plarent Dervishi dhe Edmond Koçi alias Mond Çekiçi, Lulzim Berisha zbulohen edhe në bisedën e datës 14 shtator 2020, që ai ka zhvilluar me Elidon Avdyli, alias Aldo Avdyli”, thekson SPAK.
Në këtë bisedë, Rrumi i shkruan se i pari në radhë duhet të jetë Lulzim Berisha, pastaj Mond Cekiçi dhe në fund Plarent Dervishaj.
“Kta e xhirojnë lojën e qytetit….. te tjeret pastaj jan pasiva….. te pa rencishem”, shkruan Aleksandër Llaho.
Aldo Avdyli i përgjigjet, “Po je fiks fare e vlla… Kjo esht sta fut njeri ty per terren… E per men… Po ka maru ata jan…….. Po luli them un….. Lulit….. I bim direct….. Ai e don… Vetem vendose ti”..
Rrumi i shkruan të heqin Edmond Cekicin të parin, pasi e konsideron si trurin në terren të grupit kundërshtar.
Aldo i shkruan:-“O vlla duhen 10 viktima…mrena vitit…po na erdhi ky Rama kty……..e zbejm dot shum dome…se do na fiki…”. në këtë bisedë Aldo Avdyli i kujton Rrumit se kryeministri do të kandidonte për deputet në Durrës e se kjo iu prishte punë.
Aleksandri i përgjigjet: “ajo më ka djeg shum dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak… e kam mendu direkt qe ate dite qe e mora vesh”.
Në vijim thotë SPAK, Rrumi i ofron Avdylit në këmbim sipërfaqe të lakmueshme pronash në bregdet.
SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, pasi zbuloi një skemë tjetërsimi pronash në bregdet. Në grup bënin pjesë edhe vëllai i tij Vullnet Muca, shoferi Agron Bejdolli si dhe Vlash Brahja. SPAK hodhi dritë edhe mbi vrasjen e Edmir Bregut për motive hakmarrje të urdhëruar nga Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli. Në vrasje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Enea Kume vëllai i deputetit socialist Loer Kume.
Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë GazësPas një periudhe të gjatë pa asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj, aktivistja dhe mjekja shqiptare nga Gjermania, Albullena Fazliu, është shfaqur nga bordi i anijes “Conscience” (“Ndërgjegja”), e cila është pjesë e një flotiljeje ndërkombëtare që po lundron drejt Rripit të Gazës.
Fazliu, e cila ushtron profesionin e anestezistes në Gjermani, është bërë pjesë e kësaj nisme humanitare, së bashku me rreth 100 mjekë dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës.
Flotilja synon të dërgojë ndihma dhe të shprehë solidaritet për popullatën civile palestineze dhe veçanërisht për mjekët dhe gazetarët që, sipas saj, janë objektiva të sulmeve sistematike.
“Quhem Albullena Fazliu, jam doktoreshë. Jam anesteziste dhe punoj e jetoj në Gjermani”, tha ajo në një mesazh të regjistruar nga bordi i anijes.
Ajo denoncoi ashpër veprimet e Izraelit në territorin palestinez. “Ka 80 vite që shteti sionist i Izraelit vazhdon të vrasë popullatën civile në Palestinë. Ndër ta fëmijë. Sidomos mjekët dhe gazetarët vriten në mënyrë sistematike”.
Fazliu tha se ndodhet në këtë flotilje për të ngritur zërin për të drejtat themelore të njeriut, si siguria dhe liria, që sipas saj po shkelën rëndë në territoret palestineze. “E drejta për siguri dhe liri është e drejtë themelore e njeriut”, shtoi ajo.
“Për momentin jam në anijen ‘Conscience’, ose në shqip ‘Ndërgjegja’. Me rreth 100 mjekë e gazetarë nga gjithë bota. Ne duam të shprehim me këtë iniciativë solidaritetin për mjekët dhe gazetarët palestinezë të vrarë nga shteti kriminel izraelit”, theksoi mjekja Fazliu.
Misioni i flotiljes humanitare ka zgjuar interes të madh ndërkombëtar, si një përpjekje simbolike për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj krizës humanitare në Gaza dhe nevojës për mbështetje për viktimat civile.
Përveç kënaqësisë, akti seksual vjen me rreziqe që mund të çojnë deri në vdekje. Ja rastetAktori i njohur hollivudian, Matthew McConaughey, zbuloi së fundmi se babai i vdiq papritur gjatë një marrëdhënieje seksuale me nënën e tij. Eshtë një histori që përmbys imazhin më të zakonshëm të seksualitetit, të lidhur me jetën dhe energjinë, duke e transformuar në një episod në kufirin ku erosi dhe vdekja përplasen.
Një detaj i habitshëm, që të nxit të mendosh dhe që ngre një pyetje të pakëndshme, por të pashmangshme: a mund të bëhet seksi vërtet vdekjeprurës? Ja rreziqet e fshehura të kënaqësisë.
Seksi nuk është një sport olimpik, por një përpjekje fizike: një rrahje e shpejtë e zemrës, rritje e presionit të gjakut, tendosje e muskujve. Një atak në zemër mund të shkaktohet te njerëzit me probleme të zemrës, arterie me probleme ose faktorë të tjerë rreziku (hipertensioni, obeziteti, mosha e madhe).
Një studim i botuar në Journal of the American Medical Association zbuloi se rreziku relativ i atakut në zemër në dy orët e para pas marrëdhënies seksuale dyfishohej ose trefishohej, por rritja absolute mbeti shumë e ulët për ata me shëndet të mirë. Një studim tjetër nga Programi i Epidemiologjisë së Zemrës në Stokholm konfirmon se individët që bëjnë një jetë sedentare kanë më shumë gjasa të përjetojnë probleme, ndërsa ata që janë fizikisht në formë e ulin ndjeshëm rrezikun e tyre.
Gjakderdhja vaginale dhe lezionet
Marrëdhënia seksuale veçanërisht intensive, lubrifikimi i dobët ose depërtimi i drejtuar keq mund të shkaktojnë çarje të vogla në mukozën vaginale. Në shumicën e rasteve, këto janë të lehta, por nëse gjakderdhja është e rëndë ose e vazhdueshme, mund të jetë i nevojshëm një kontroll mjekësor.
Miti i “bllokimit”
Sipas disa rrëfimeve të njohura, gjatë marrëdhënieve seksuale, vagina mund të tkurret deri në atë pikë sa pengon daljen e penisit: i ashtuquajturi “penis captivus”. Këtu ka kuriozitet, por komuniteti shkencor e konsideron më shumë mit se realitet. Rastet e dokumentuara janë jashtëzakonisht të rralla e shpesh të diskutueshme nga vetë mjekët.
Kur penisi “thyhet”
E ashtuquajtura frakturë penisi nuk është thjesht figuratuve. Ekziston në të vërtetë dhe është një urgjencë urologjike. Ndodh gjatë ereksionit, zakonisht për shkak të lëvizjes tepër të fuqishme ose një pozicioni tepër “atletik”. Ënjtja, dhimbja e mprehtë dhe deformimi janë shenja tipike. Në këto raste, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale për të shmangur dëmtimin e përhershëm. Truri dhe enët e gjakut:
Goditjet në tru dhe aneurizmat
Gjatë marrëdhënieve seksuale, presioni i gjakut rritet, ashtu edhe aktivizimi i sistemit nervor simpatik. Për individët e predispozuar, për shembull, ata me aneurizma ose keqformime vaskulare, rreziku, megjithëse minimal, ekziston: në raste të rralla, mund të ndodhë një goditje në tru ose hemorragji cerebrale.
Seksi dhe aksidentet
Seksi gjithashtu mund të lërë kujtime të pakëndshme. Tendosjet dhe ngërçet muskulore janë ndër më të zakonshmet: një lëvizje e papritur ose një pozicion i mbajtur shumë gjatë mund ta transformojë pasionin në dhimbje akute, me shqetësime veçanërisht në shpinë dhe ijë.
Aksidentet “të parëndësishme”, siç është rënia nga shtrati, nuk mungojnë. Më të zakonshme nga sa mund të mendoni, ato ndonjëherë përfundojnë në raportet e urgjencës me mavijosje, shtrembërime dhe në rastet më të këqija, fraktura. Pastaj ka dëmtime të qafës ose shpinës, që vijnë nga qëndrime të detyruara ose goditje të pavullnetshme me kamzhik: epilogu mund të jetë një qafë e ngurtë që zgjat me ditë ose dhimbje të shpinës së poshtme që kërkojnë pushim dhe fizioterapi.
Ata që vuajnë nga probleme të frymëmarrjes, siç janë astma ose apnea e gjumit, mund të përjetojnë kriza gjatë aktivitetit seksual. Këto janë të rralla, por literatura mjekësore i raporton dhe iu kërkon njerëzve të mos e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Së fundmi, ekzistojnë edhe rreziqe alergjike. Prezervativët, lubrifikantët ose spermicidet prej lateksi mund të shkaktojnë acarim lokal, ënjtje dhe në raste të jashtëzakonshme, reaksione më serioze. Ky është një aspekt më pak i njohur, por është një nga ndërlikimet e mundshme që lidhen me intimitetin.
Kur rreziku është real:
Shkurt, duke lënë mënjanë rastet e praktikave ekstreme erotike, që janë rrezik në vetvete, rreziku është real te pacientët me probleme të njohura të zemrës, pamjaftueshmëri koronare ose një atak të kohëve të fundit në zemër, te ata që përjetojnë dhimbje në gjoks gjatë një sforcimi të moderuar apo presionit të pakontrolluar të gjakut dhe te individët sedentarë që e kanë aktivitetin seksual si “përpjekje të papritur”. Parandalimi është më i mirë
Për të shmangur surprizat e pakëndshme, rregulli numër një mbetet i njëjtë: të qëndrosh në formë me aktivitet të rregullt fizik zvogëlon shumë ndërlikime. Për më tepër, komunikimi i mirë me partnerin tuaj dhe lubrifikimi i përshtatshëm (madje edhe artificial) parandalojnë traumat dhe dhimbjen. Megjithatë, ata që vuajnë nga probleme me zemrën duhet të konsultohen me mjekun e tyre pa siklet. Dhe në çdo rast, është gjithmonë një ide e mirë t’i kushtoni vëmendje shenjave të tilla si dhimbja, gjakderdhja ose ënjtja jonormale: më mirë të bëni më shumë kontrolle se më pak.
Episodi i rrëfyer nga Matthew McConaughey, pra, mbetet një rast ekstrem edhe pse shërben si një kujtesë se edhe seksi, një simbol i vitalitetit dhe intimitetit, mbart rreziqe të rralla, por reale. Njohja e trupit tuaj, dëgjimi i sinjaleve të tij dhe mos neglizhimi i parandalimit do të thotë të përjetosh seksualitetin në mënyrë të vetëdijshme, lirisht e të sigurt.
Kroacia bllokon tjetër ngarkesë nga Shqipëria. Kremi i pistakut me toksina helmueseNjë tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku, e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin.
Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi.
Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si pasojë, ngarkesa është asgjësuar menjëherë në Kroaci.

Njoftimi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, me qëllim që edhe vendet e tjera anëtare të BE-së të ndalojnë qarkullimin e këtij produkti nëse ndodhet në tregjet e tyre.
Ky nuk është rasti i parë që Kroacia bllokon produkte nga Shqipëria për shkak të problemeve me sigurinë ushqimore. Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar për këtë incident.
Imer Krrashi, anëtar i grupit të Marklen Hakës i njohur si “i forti i Niklës”Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Imer Krrashin, i kapur sot nga policia, pasi fillimisht tentoi t’iu ikte forcave të rendit me automjetin, duke bërë dhe një aksident. Zbulohet se është pjesë e grupit kriminal të Marklen Hakës.
Burime për mediat bëjnë me dije se Imer Krrashi, 31 vjeç, është identifikuar si pjesë e strukturës së organizuar që drejtohet nga Haka.
Ajo që bie në sy është se Imer Krrashi, i cili aktualisht figuron me këtë emër, më herët ka qenë i njohur si Imer Masha apo Imer Uka, me origjinë nga Kruja.
Ndryshimi i identitetit ngre dyshime për përpjekje për të shmangur vëmendjen e autoriteteve dhe për të vepruar në prapaskenë.
31-vjeçari u ndalua sot nga policia në zonën e Liqenit të Thatë, pas indicieve se një person qarkullon me armë në automjet. Krrashi sapo iu kërkua t’i bëhet kontroll automjetit, shkeli gazin duke u larguar nga zona.
Rrugës përplasi nëntë makina duke ikur me shpejtësi dhe një motor në të cilën ishte një polic me bashkëshorten e tij, të cilët u dërguan në spital me plagë të lehta, jashtë rrezikut për jetën. Më pas Krrashi u vu në prangat e policisë dhe në automjet iu gjet dhe arma e zjarrit.
“Ec ec, bllokoje”/ Del VIDEOJA kur Imer Krrashi i ikën policisë, përplasi 9 makina dhe 1 motorZbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk dhe identifikohet 31-vjeçari Imer Krrashi që nuk iu bind urdhrit të uniformave blu dhe përplasi disa makina.
Më pas ai ka përplasur disa makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.
Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.
Rikthehet drama Mikela-Efi, ish-shoqet thumbojnë njëra-tjetrën nga ekraniMikela Pupa ishte së fundmi e ftuar në Andale Media, ku foli për prishjen e miqësisë me Efi Dhedhesin dhe për pjesëmarrjen e tyre në Big Brother VIP 2.
E pyetur nëse ndihej e penduar që hyri në shtëpi së bashku me Efin, Mikela u shpreh: “Nuk pendohem. Jam njeri që nuk rri e vras shumë mendjen ‘Si ndodhi?’, ‘Pse ndodhi?’ Dhe më pëlqen që ndodhi ashtu sepse më vonë koha tregoi dhe shumë gjëra të tjera.”
Ajo tregoi se nuk ka më asnjë kontakt me ish-mikeshën e saj dhe shtoi: “Gjëja e vetme që mua më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë dhe kam qenë shtatzënë… por që i uroj më të mirat dhe të ketë suksese në jetën e vet.” Mikela gjithashtu nënkuptoi se fama mund të ketë ndryshuar marrëdhënien mes tyre: “Kur të kesh lekun dhe famën i kupton vërtet njerëzit se kush janë.”
Pas deklaratave të Mikelës, Efi reagoi përmes Instagramit, duke dhënë këshilla për fansat e saj:
“E nisim ditën me një këshillë pozitive: sa herë të shihni dikë, dëgjoni dikë që mund t’ju ulë vlerat ose energjinë ose t’ju prishë ditën, ju aty merrni akoma më shumë fuqi dhe jepini, se sa më shumë njerëz të flasin keq për ju, do të thotë që jeni në rrugën e duhur.”
Më tej, Efi vazhdoi:
“Nëse jeni i mirë me të gjithë do të thotë që diçka nuk shkon me ju sepse njeriu nuk mund të përshtatet dhe të pëlqehet nga gjithkush, pra i bie që po shtireni, kështu që mos gënjeni veten. Mos u mundoni t’i përshtateni çdo shoqërie, por gjeni shoqërinë që ju përshtatet.”
Efi vazhdoi të shtjellonte mendimin se “do të ketë njerëz të cilët do të të pengojnë në rrugën tënde”, por gjithçka varet nga këndvështrimi yt për këta persona:
“Nëse ti e sheh që këta njerëz të cilët të pengojnë do të të shërbejnë, atëherë nuk do mërzitesh.”
Ajo thotë më pas se njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme për ne, më së shumti negative, dhe dha shembull nga vetja:
“Në rastin tim, ka raste që fytyra ime është… o Zot i madh dhe nuk më flitet me gojë. Personi që më ka takuar atë ditë, do thotë ‘ajo Efi shumë njeri i hidhur’. Ti ekziston në këtë botë në 1 milion versione të ndryshme.”
“E di cila është një nga fazat më të bukura të jetës? Atëherë kur ti ndalon së qeni një viktimë. Kur ndalon së fajësuari të tjerët për problemet që ti ke në jetë.”
Zbardhen detaje nga atentati ndaj Isuf Jaçajt, makina e viktimës u hodh në erë me 800 gram tritol, kontrolle edhe në TiranëDetaje të reja zbardhen lidhur me atentatin e një nate më parë në Sarandë (4 tetor), ku nga shpërthimi me eksploziv në makinë mbeti i vdekur 58-vjeçari Isuf Jaçaj, person me precedent penal. Ndërsa djali i tij ndodhet ne burg për një plagosje të dyfishtë, dy muaj më parë.
Burime bëjnë me dije se në atentatin ndaj Jaçajt në Sarandë është përdorur sipas ekspertëve 800 gram tritol.
Mësohet se krimi mund të jetë kryer nga dy persona, ndërsa policia deri tani ka shoqëruar 10 persona dhe janë marrë në pyetje banorë të lagjes 3 në Sarandë.
Gjithashtu kontrolle po ushtrohen edhe në Tiranë.
Viktima, me precedent penal
Viktima, e njohur edhe me nofkën “Bushi”, kishte një të kaluar të ngarkuar penale, me episode të dhunshme që datojnë që para viteve 2000. Në qershor të vitit 2010, Jacaj mbeti i plagosur pas një konflikti me sende të forta në lagjen nr. 4, ndërsa në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri, po në Sarandë. Në korrik 2022, u përfshi në një tjetër përplasje, ku u arrestua me një përforcues grushti, ndërkohë që një tjetër person u kap me armë zjarri.
Në vitet e fundit, Jacaj ishte angazhuar në sektorin e turizmit, duke transportuar turistë me skafin e tij në zonat bregdetare përreth Sarandës.
Pista kryesore e hetimit, hakmarrje për djalin
Një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes, në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut 2025, ku djali i viktimës, Klaus Jacaj, 31 vjeç, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale. Në atë ngjarje, Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri dy persona, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Vetëm pak ditë pas asaj ngjarjeje, më 21 korrik, një person i maskuar me maskë silikoni vendosi lëndë plasëse në automjetin e Klaus Jacajt, duke e shkatërruar plotësisht. Rasti mbetet ende i pazbardhur dhe autorët nuk janë identifikuar.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
(VIDEO) Përplasi policin dhe gruan e tij, dalin pamjet e terrorit që shkaktoi 31-vjeçari në TiranëJanë publikuar pamjet nga vendi ku 31-vjeçari Imer Krrashi tentoi t’i ikte policisë, duke përplasur disa makina dhe një motor, me të cilin po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, te Liqeni i Thatë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” i bëri shenjë ndalimi automjetit, pasi kishte marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Në ndjekje e sipër, ai përplasi 7 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.
Si pasojë e përplasjes polici mbeti i plagosur. Gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet dhe bashkëshortja e tij, por fatmirësht të dy janë jashtë rreziku për jetën.
Pas një ndjekjeje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga, ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë./ Zoom.al