zoom

Aktualitet

Rendi jashtë kontrollit/ Kush është 31-vjeçari që plagosi efektivin dhe gruan e tij

Rendi jashtë kontrollit/ Kush është 31-vjeçari që plagosi efektivin dhe gruan e tij

Një ngjarje e rëndë, e cila vë edhe njëherë në alarm sigurinë e qytetarëve në vend ndodhi ditën e sotme në Tiranë. Një automjet me një drejtues 31-vjeçar, i identifikuar si Imer Krrashi u vu sot në ndjekje nga forcat “Shqiponja”, duke shkaktuar kaos dhe plagosje të një efektivi dhe bashkëshortes së tij.

Imer Krrashi u ndalua për kontroll në zonën e Liqenit të Thatë, por në momentin që efektivët kërkuan për të bërë kontroll të automjetit, 31-vjeçari, i cili ishte i armatosur, iku me shpejtësi duke tentuar të arratisej në drejtim të TEG-ut.

Në ndjekje e sipër, ai përplasi 7 automjete si dhe një motor ku udhëtonte një polic, i cili ishte jashtë shërbimi, së bashku me bashkëshorten e tij.

Si pasojë e përplasjes polici mbeti i plagosur. Gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet dhe bashkëshortja e tij, por fatmirësht të dy janë jashtë rreziku për jetën.

Pas një ndjekjeje intensive, Imer Krrashi është vënë në pranga, ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit e llojit pistoletë./ Zoom.al