Aplikacion
Një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pasditen e kësaj të enjteje në Maliq. Dy të rinjtë, njëri nga fshati Zvirinë e tjetri nga fshati Leminot i bashkisë Maliq u konfliktuan me njëri-tjetrin në fshatin Pirg.
Jashtë kamerave, shokët e dy të rinjve tregojnë se midis dy 14-vjeçarëve ka patur një konflikt të mëparshëm verbal.
Sipas fotove të siguruara, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit pozonte me një armë gjahu çifte dhe sipër fotos vendoste mbishkrime duke u shprehur se “Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja”.
Të njëjtat burime jashtë kamerave tregojnë se autori i dyshuar ka shkaktuar herë pas here probleme me bashkëmoshatarët.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nuk ka patur një “planifikim” për t’u takuar, por të dy adoleshentët janë gjetur në të njëjtin lokal rastësisht.
Në një moment të caktuar, njeri prej tyre kërkon të sqarohet, ndërsa autori i dyshuar pretendohet se ka nxjerrë një mjet prerës nga xhepi dhe e ka goditur bashkëmoshatarin e tij. Policia ende nuk ka gjetur mjetin prerës të dyshuar thikë./ Zoom.al
Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i tij, por ende jo 56-vjeçariVijojnë ende kërkimet për gjetjen e 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh i njësisë administrative Gjinar në Elbasan.
Sipas familjarëve, ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më. Familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit për gjetjen e 56-vjeçarit.
Burime bëjnë me dije se pas disa orësh kërkime, qeni i humbur është gjetur, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga Pëllumb Toçi.
Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit, ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./ Zoom.al
”Të bënë bandat deputet”/ Plas sherri Malaj-Murrizi: Më kërcënove me…Një sherr virtual ka shpërthyer mes ish-ministrit të Financave, Arben Malaj dhe ish-deputetit demokrat, Myslim Murrizi. Ishte fillimisht ky i fundit ai i cili hodhi replika ndaj ekspertit të ekonomisë Malaj, pasi e kritikoi se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët, periudhë kjo gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi u shpreh ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmendi atij se e mori gradën shkencore në ekonomi te firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat.
Reagimi i Murrizit:
Paska çar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.
Nuk jam heroik unë o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe për modesti po të them që nuk jam heroik, por në fakt në krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more “gradën” prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, ndërsa unë kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, por vetëm në 1997-2001 kur ty të bënë bandat deputet, e unë në zonën time nuk pordha për bandat e PS e për komitetet e shpëtimit të leshit që të komandonin ty si top futbolli.
Madje ti e di mirë që nuk të pordha as ty në mars 1997 kur doje të më hiqje si nën/drejtor tatimesh, e të thashë që je ministër pa vota e nuk të pjerdh. Nëse e ke harruar se kohët e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj, por duke qenë që nuk i servilosem kryetarëve të partisë, kam kandiduar i pavarur në zonën 61 të Dushkut të famshëm që bëre ti me Metën, Nanon dhe Kaç Islamin në vitin 2001, kur ma vodhët mandatin me Celibashin në KQZ, që e zgjodhi prapë në 2020 Lyl Basha.
Që të jesh i saktë o Ben Malaj, që Murrizi nuk ka qenë deputet në 2005, para se të thuash broçkulla për një rrogë tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqipërisë, ose shkruaj Berishës për t’u siguruar, se në 1997-2001 kur unë isha deputet të thërriste Alamudhi i piramidave.
Nuk kam qenë deputet në 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po të kisha qenë do flisja për ty si ish-ministër Financash që shite të gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin për 5 lekë.
Nuk kam qenë deputet në 2005 unë o Ben Malaj, se po të kisha qenë do kisha folur për Bankersin që ti me qeverinë Nano ja dhatë kanadezit në 2004, para se të iknit nga pushteti, siç i dhatë turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbushët xhepat.
Pastaj, pas 1997-2001 jam bërë deputet në vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur në Komision të Ekonomisë në 2019 kur të shkarkuan ty nga anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, për të mbrojtur se po të luftonte Rama dhe partia jote.
Dhe kur kam qenë deputet unë o Ben Malaj në 2017-2021 kam folur për Bankersin qysh në 2019, para 6 vitesh, dhe kam thënë fiks këtë që ka dalë sot ashiqare, që tek Bankersi janë bërë pis të gjitha haletë e politikës, përfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.
Habitem shumë edhe me disa port-hale që shkruajnë broçkulla pacientësh pa i verifikuar, e madje u kënaqa shumë nga titulli bombastik i një portali që thoshte: ish-ministri i PS i ul hundën Murrizit.
O port-hale të ç’nderuara:
Ministra dhe ish-ministra të këtij lloji nuk i ulin dot hundën Murrizit, por vetëm mund t’i ngrenë k…urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale të ‘95, as punon tek firmat piramidale të 2025, as ka marrë tendera e as ka dhënë tendera.
Prandaj, para se të bëni lajm traplliqet e trapave me gradë shkencore “prof. kr.” e me qafore, për një rrogë, nuk do ishte keq që të verifikonit ndonjë trapllik të pacientëve politikë.
Një fjalë e urtë thotë:
Burri ka kohë boll me u fëlliq, derisa të vdesë.
Të shkuara fare o Ben Malaj, dhe nëse pret për ngushëllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po të vij për vizitë.
Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh për asnjë mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin këta në politikë, në qeveri, në biznes, në drejtësi apo në media, dhe nuk leh për një rrogë për asnjë padrino palaço duke shpifur si i pafytyrë.
Por meqë je me “raport” mjekësor dhe vasal ekonomik, nuk të padis në gjykatë si mashtrues, sepse e di mirë që gjykata nuk i merr për bazë çfarë nxjerrin nga goja ata që kanë rrjedhje vaji.
Të rroni vetë Ben Malaj dhe Zoti ju forcoftë për humbjen e madhe të asaj që dallon njeriun nga kafsha – mendjes.
Nuk ka më turp kur sheh këta që demek kanë qeverisur Shqipërinë të shndërrohen në zagarë të atyre që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve.
Prapë do flas për Bankersin o Ben Malaj, dhe për çdo aferë që di, se ma ke ngritur aq shumë k…urajon sa nuk di ku ta derdh këtë energji që më ka dhënë kjo thirrja jote si kukuvajkë e Irfanit.
Lidhur me postimin në fjalë ka reaguar vetë Malaj, i cili ngre akuza të rënda ndaj Murrizit, duke u shprehur se ish-deputeti i PD-së e ka kërcënuar me bandat e Fierit.
Postimi i Malajt:
Ti më kërcënove me bandat e Fierit kur të shkarkova në vitin 1997, si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve me një arsimim bazë veterinar. Te kishte priomvuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite. Të vërtetën e kërcënimeve të tua banale, e njoh më mirë se kushdo ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe një nga ekspertët më të respektuar të taksave tartimeve ne Shqiperi , Flori Mima, i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj Drejtor i Pergjithshem i tatimeve. I cili i frikur nga arrioganca jote banale më kërkoi t’ju thoja vetë për shkarkimin. Te prita ne zyre, sulmove me fjalorin me te poshtet te nje nepunesi shteti, me kercenoive me rrugacet dhe te fortet e Fiwerit. Të thashë pushka top” dhe po me detyron te them se ike me bisht nen shalë.
Por një javë më vonë, kur gruaja jote ishte në gjendjejo te mire shëndetësore, Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqetësin tuaj per kete rast, Edhe pse ti e kishe kërcënuar familjen time me banditët dhe të fortët e Fierit,urdherova betjen urgjente te procedura qe me firmen time si minister te sigurohej viza, në rreth 20 minuta të dhamë kërkesën urgjente në ambasadë dhe të ndihmuam në një moment kritik. Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e metiron te te permenden keto raste fisnikerie.
Sa i përket skemave piramidale, ato lindën, u rritën deri ne 50% te PBB-se dhe u shndërruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptarë nën qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i ” rendesishem” publik.
Pretendon siikur ti mbyllje Xhaferin, por ata të penguan. Kush të pengon, kush i rrti humbjet e kreditoreve, pikerisht parrtia jote.
Pse u bashkuat përsëri me partinë e piramidave? Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte një gabim i rëndë.
Ti, heroi yne kombetare”, kishe gjithë pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale duke u mburrur se do te kalit në burg.
U lodhet shumë dhe gjete vetëm “qenin e ngordhur” të Kadri Rroshit.
Unë i kam fituar të gjitha gjyqet kundër sulmeve shpifëse të PD-së, kur do të vë në dispozicion një kopje, o shpifës origjinal dhe krenar.
Por mbaj mend, o shpifës i zakonshëm, mençurinë e popullit se kush nuk ha hudhrat nuk i mban erë goja..
Une profsor ne ekonomi, me karrire te shkelqyer profesionale ndoqa rrugetimin tim, profesional, akadmeike dhe politike.
Ndërsa ti, një veteriner, krijove një universitet privat, e rrite dhe e mbylle???.
Sipas medias, ti je shitur disa herë tek maxhoranca aktuale shumica për përfitime financiare, Bej te fal Taulantit!!!
E mbaj mend kohën kur të thashë ballë për ballë në korridorin e parlamentit pse u shite për votën për të më shkarkuar nga KMBSH!?
Ta thashe por nuk te shpalla armik, thjeshte te shtova si numer statistikore ne kopene e shpifese dhe te vete-shiturve.
Do një kopje të procesverbalit të asaj mbledhjeje në komisionin e ekonomisë???
Çdo shpifje e jotja është provë se sa i vogël je në shpirt,
Njerëzit e vegjël mbeten të vegjël edhe kur u bëjnë thirrje më të mëdhenjve për t’u vet-quajtur heronj.
Do ta lë këtu kete pergjigje, kur të duash mund ta plotësoj profilin tënd si shpifës i zakonshëm dhe përfitues abuziv i shumicës aktuale.
Nqs nuk ndalesh nuk ehste faj im qe e vet meriton shprehjen e popullit tone te mencur: “Edhe dhia është e zgjebosur dhe bishtin perpjete.
Kam kohë, prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë lehtësisht se në këtë rast je një shifes i pa vetpermbajtur.
Zoti të ndihmoftë të kuptosh se je duke u bërë deri qesharak!!!./ Zoom.al
U takuan për sqarim/ Detaje nga vrasja në Maliq, zbulohet identiteti i autoritDetaje të reja mësohen nga ngjarja tragjike e pasdites së sotme në Maliq, ku viktimë mbeti shtetasi Erald Xhejo, 14 vjeç nga fshati Zvirinë. Mësohet se autori është shtetasi Enedio Guri nga fshati Leminot.
Dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të një lokal në fshatin Pirg, kanë filluar një diskutim me njëri-tjetrin, ku më pas debati verbal ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Erald Xhejo ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë. Policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, të gjithë të mitur, teksa po kryen hetimet mbi motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.
Autori Enedio Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, pasi dhe ai ka mbetur i plagosur, teksa është nën mbikëqyrjen e Policisë./ Zoom.al
EMRI/ Ky është 14-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari në MaliqJanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme në Maliq, ku një i mitur u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Dy të miturit janë konfliktuar me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00 në fshatin Pirg.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari tjetër e ka goditur me thikë Erald Xhejon, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në Pirg, të tre fshatra të Bashkisë së Maliqit.
Autoritetet policore raportuan se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë./ Zoom.al
Krim i rëndë në Maliq/ Vritet me thikë 14-vjeçariNjë 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pasditen e kësaj të enjteje në Maliq.
Dy të rinjtë, njëri nga fshati Zvirinë e tjetri nga fshati Leminot i bashkisë Maliq janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Pirg.
Gjatë konfliktit është përdorur thikë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në trup 14-vjeçari me inicialet E. Xh.. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por humbi jetën, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore.
14-vjeçari tjetër, që dyshohet se është autori i vrasjes, është plagosur po ashtu dhe është shoqëruar në spital, nën shoqërinë e policisë.
Vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./ Zoom.al
Nga shtatori, rregulla të reja për rinovimin e vizave amerikaneAmbasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se nga 2 shtatori 2025 do të ketë ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave.
Sipas njoftimit zyrtar, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë.
Për të gjitha kategoritë e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet domosdoshmërisht një intervistë.
Ambasada u bën thirrje aplikuesve të vizave të vizitojnë faqet al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat dhe statusin e shërbimeve./ Zoom.al
Syri i Kaltër në Delvinë, një nga zonat më të vizituara natyrore në jug të Shqipërisë, u përfshi nga flakët që dogjën sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, duke kërkuar ndërhyrje ajrore për të vendosur situatën nën kontroll.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim. Meta ngriti dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve dhe betonizimit në zonën e mbrojtur. Ai lidh këtë shqetësim me një deklaratë të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, që disa muaj më parë përmendi një “pikëz të vogël” për investim strategjik pranë Manastirit në Sarandë.
Meta e konsideron këtë zjarr si pjesë të një modeli të vazhdueshëm shkatërrimi të hapësirave të gjelbra dhe publike, që sipas tij lidhet me politikat e Rilindjes, duke akuzuar kryeministrin si armik të mjedisit dhe promotor të betonizimit.
Reagimi i Ilir Metës
Ishin të pabesueshme për mua përmasat e flakëve në pyllin që rrethon dhe hijeshon Syrin e Kaltër, këtë monument natyror unik, që në këtë kohë vizitohet nga mijëra turistë çdo ditë.
E pamundur thashë me vete, që këto flakë apokaliptike po kapin qiellin pikërisht te Syri i Kaltër.
M’u kujtua vizita ime e fundit atje para dy vitesh, te ajo mrekulli natyrore që ka një fuqi magnetizuese në rritje, që përherë të shton padurimin për t’u rikthyer.
Si shumë vizitorë të tjerë edhe unë nuk i rezistova tundimit për t’u zhytur në ujrat e freskëta të Syrit të Kaltër ku bashkë me freskinë e atij uji të bekuar, soditja e atij pylli madhështor dhe shumëshekullor e çon kënaqësinë në zenit.
Çudi sesi mund të shkonin flakët e zjarrit në qiell atje ku jo vetëm në çdo moment ka qindra vizitorë, por edhe shumë personel të policisë private, që nis nga parkingu e ndodhet kudo.
Atje ku çdo ditë mblidhen mijëra euro nga biletat e vizitorëve, atje ku ka edhe plot restorante dhe ambiente shërbimi.
Atje ku ka ujë pa fund dhe sikur vetëm kova me ujë të ishin përdorur nga policia private do ishte fikur zjarri, që në shkëndijën e parë.
Por m’u kujtua edhe “pikëza” e vogël që na tregoi Ministrja Kumbaro te Manastiri i Sarandës, që sot është kthyer në një qytezë betoni.
M’u kujtua edhe flaka që fshiu pak kohë më parë pyllin me pisha në mes të Shëngjinit, ditën për diell, që thonë se u bë për t’i çelur rrugë betonizimit fitimprurës.
Ndërkohë m’u kujtua 15 vite më parë edhe vizita në Srebrenicë në përkujtim të 8 mijë viktimave që u vranë mizorisht nga kriminelët e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.
Pas ceremonisë në kthim diskutonim për atë tragjedi të papërshkrueshme që turpëron sot e përgjithmonë, jo vetëm ata që e bënë dhe kombin e tyre, por edhe ata që nuk e parandaluan.
Ndërkohë soditnim pyjet e mrekullueshme të Bosnjës, që janë të pafund dhe të mirëmbajtur me shumë përkujdesje.
Atje çdo pemë ishte e matrikulluar me çdo të dhënë.
Duke diskutuar për këtë përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj pyjeve atje, papritur bashkëbiseduesi im tha diçka që u gdhend përgjithmonë në kujtesën time.
Vërtetë ata ishin kriminelë dhe vranë mijëra njerëz, por nuk prenë asnjë pemë dhe nuk dogjën asnjë pyll.
Ndërsa “Rilindja” këtu ka zgjedhur prej kohësh jo vetëm t’i përzërë njerëzit nga vendi i tyre e sidomos zonat rurale, por edhe atyre të paktëve që kanë mbetur t’ua shtojë vuajtjet dhe dëmet siç po ndodh edhe këtë vit ku asnjë politikë parandaluese nuk u ndoq e jo më të shpallej Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore.
Si mund të pritet përgjegjshmëri nga një Kryeministër i provuar si armik i mjedisit, si shkatërrues i hapësirave të gjelbra dhe publike, armik i zonave të mbrojtura dhe promotor i betonizimit të Tiranës, që sot vetëm për këtë arsye ka një nxehtësi përvëluese disa gradë më shumë dhe po kështu është kryeqyteti më i ndotur në kontinent.
Ndaj të mos habitemi që flakët që pamë te Syri i Kaltër të jenë në të ardhmen një “pikëz” betoni si ajo e Manastirit të Sarandës./ Zoom.al
Makina përfundon poshtë urës në Maliq, ka të plagosurNjë aksident rrugor ka ndodhur pasditën e sotme pranë fshatit Maliq, në aksin Maliq–Lozhan, ku një automjet ka përfunduar poshtë urës pas një manovre të gabuar të drejtuesit.
Nga përplasja janë plagosur dy persona, shoferi dhe pasagjerja. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë duke nxjerrë të bllokuarit nga mjeti, ndërsa të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës.
Mjekët konfirmojnë se ata ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./ Zoom.al
Nxori me dhunë gazetarët e News24/ Gazetarët e Fierit nderojnë Ilir Prodën dhe bëhen PR i policisëUnioni i Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Fier, vendosi t’i japë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, një certifikatë mirënjohjeje për “bashkëpunimin transparent dhe në kohë” me median.

Në sipërfaqe, kjo duket si një iniciativë pozitive që synon të forcojë komunikimin mes institucioneve ligjzbatuese dhe gazetarëve. Por, duke e analizuar më në detaje, ky veprim ngre disa pikëpyetje të rëndësishme.

Së pari, është e diskutueshme nëse një institucion i pavarur si media duhet të vlerësojë drejtorin e një organi ligjzbatues, që sipas natyrës së tij është subjekt kritikash të vazhdueshme për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve kriminale dhe emergjencave publike.

Po ashtu, akti duket më shumë si një veprim PR, sesa një reflektim real mbi transparencën dhe bashkëpunimin institucional. Kur një drejtor policie merr certifikatë nga gazetarët që raportojnë mbi të, krijohet një dilemë morale dhe profesionale: a janë gazetarët duke ruajtur pavarësinë e tyre apo po bëhen pjesë e një skeme “duartrokitjeje”?/ Zoom.al