zoom

Day Archive“Big Market” i Vullnet Sinajt përpin trotuaret. Institucionet mbyllin sytë

Teksa qeveria trumpeton aksionin e çlirimit të hapësirave publike, trotuaret janë zaptuar nga disa pika të “Big Market” në Tiranë dhe Vlorë.

Hapësirat në fjalë janë zënë nga paleta, frigoriferë, kuti e stenda produktesh, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve, veçanërisht të nënave me karrocë.

Rasti në fjalë ngre shqetësim për trajtimin e pabarabartë të bizneseve nga institucionet shtetërore. Ndërsa dyqanet e vogla ndëshkohen për një tavolinë jashtë, “të mëdhenjtë” nuk preken.

Rrjeti i supermarketeve është përfshirë disa herë në skandale, ku në maj 2022 u raportua se Big Market kishte shitur produkte të skaduara deri në 7 muaj, ndër të tjera pulë dhe sallame.

Po kështu, rreth 40 % e mallrave të importuara nga Big Market nuk deklarohen në doganë, si dhe kompania është denoncuar disa herë për ushqime të mykura apo pa etiketë./ Zoom.al





Atentati në Fresk/ I riu filmohet duke vrapuar me armë në dorë

Në foton e mësipërme është momenti kur 26-vjeçari Klejvis Caka alias Lusha largohet me vrap, pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës.

Siç mund ta shihni në këto PAMJE të siguruar nga TV Klan, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i shpallur në kërkim në dorë ka pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçarin.

Për ngjarjen në fjalë, blutë e kryeqytetit njoftuan ditën e sotme arrestimin e 27-vjeçarit Xhonatan Qerimi, ndërsa u shpall në kërkim dhe miku i tij, 26-vjeçari Andi Gurra. Të dy ata akuzohen se kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes dhe mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

28-vjeçari, Jukled Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip Mercedes Benz kur u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Pas plagosjes i riu braktisi makinën e tij dhe u dërgua në spitalin e Traumës nga i kunati i tij.

Nga hetimet e deritanishme, policia dhe prokuroria e Tiranës ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit vijon të jetë në kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al


Pamje të rënda/ Hamasi nxjerr videon e pengut izraelit duke hapur varrin e vetë

Disa pamje të publikuara nga Rripi i Gazës së fundmi kanë tronditur opinionin publik.

Në një video, autor i së cilës është grupi militant palestinez, Hamas shfaqet një nga pengjet izraelitë të rrëmbyer rreth dy vite më parë.

https://x.com/kevinbossuet/status/1951716146857623939?s=46&t=2nkmNETJH_-3z-HjVstEuw

David Evyatar shfaqet i shndërruar nga pamja dhe i dobësuar kockë e lëkurë. Përvec pamjes së rënduar fizike pengjet duket se po përjetojnë ferrin edhe psikologjikisht pasi i riu i detyruar nga Hamasi, flet në video dhe thotë se është duke gërmuar varrin e tij me një lopatë më dorë.

Video vjen si një mesazh i Hamasit drejtuar Izraelit ndërsa ndërkombëtarët po vijojnë përpjekjet për një armëpushim.

Hamasi refuzon të dorëzojë armët, siç kanë bërë thirrje i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, dhe disa vende arabe e përndimore.

Në një deklaratë për shtyp, organizata që sundon Rripin e Gazës thotë se nuk do të ç’armatoset, deri kur të arrihet qëllimi i tyre kryesor, krijimi i një shteti kombëtar palestinez, krejtësisht i pavarur dhe me të drejta të plota. Zoom.al

Londra do të marrë qindra fëmijë palestinez për mjekim

Deri në 300 fëmijë mund të evakuohen nga Gaza dhe t’u ofrohet kujdes mjekësor në Britani.

Një prind ose kujdestar do të shoqërojë çdo fëmijë, si dhe vëllezërit e motrat nëse është e nevojshme, dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë kontrolle biometrike dhe sigurie para se të udhëtojnë, raportoi Sunday Times.

Kjo do të ndodhë “paralelisht” me një iniciativë nga Project Pure Hope, një organizatë që synon të sjellë privatisht fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Britani për t’iu nënshtruar trajtimeve.

Mbi 50,000 fëmijë të vrarë ose të plagosur

Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë vlerësohet se janë vrarë ose plagosur në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha javën e kaluar se Mbretëria e Bashkuar po “përshpejton urgjentisht” përpjekjet për të evakuuar fëmijët nga Gaza për trajtim.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Ne po ecim përpara me planet për të larguar më shumë fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent, duke përfshirë sjelljen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim të specializuar atje, që është opsioni më i mirë për kujdesin e tyre. Ne po punojmë me ritëm të shpejtë për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, me detaje të mëtejshme që do të njoftohen në kohën e duhur.” Zoom.al/

Danja e Big Brother është shtatëzënë? (Foto)

Danja Koka ka ngritur dyshime të forta në rrjet pas një videoje të publikuar nga dasma e motrës së saj.

E veshur me një fustan rozë të ngushtë dhe me shkëlqim, ndjekësit kanë vënë re një bark pak të fryrë dhe kaq ka mjaftuar për spekulime të shumta shtatzënie.

Megjithëse Danja nuk ka konfirmuar asgjë deri tani, rrjeti ka ngritur pyetjen: “A është Danja në pritje të ëmbël?”

Ish-banorja e Big Brother VIP është në një lidhje me partnerin e saj, Redin. Zoom.al/

Do të bënte sërish vrasje/ Kush është Pole Qorri, në pranga edhe ndihmësi i tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të Flodian Plakut, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).

Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.

Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje. Zoom.al/

E fundit/ Arrestohet vrasësi i Gentjan Bejtjas

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës.

Sipas Balkan Web arrestimi është bërë pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.

Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit. Zoom.al/

Rama hap pa protokoll dyert e vilave qeveritare, i shtron darkë Sorosit dhe partneres në Dhërmi

Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim privat në Dhërmi me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin.

Siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga Syri Tv, çifti Huma Abedin dhe Alex Soros qëndrojnë të ulur në tavolinë përballë Edi Ramës dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Lindës.

Burime të sigurta bënë të ditur se çifti Soros-Abedin kanë hyrë para dy netësh në territorin shqiptar përmes një jahti luksoz që ka ndaluar në Sarandë, ndërsa më pas janë sistemuar në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.

Të shtunën në mbrëmje, të tre janë parë duke darkuar në restorantin luksoz në jug të vendit. Takimi është zhvilluar pa asnjë njoftim zyrtar, pa transparencë dhe jashtë çdo protokolli shtetëror.

Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri.

Për më tepër, mungesa e transparencës nxit spekulime mbi natyrën e këtyre takimeve politike, personale apo financiare, ndërsa Shqipëria vazhdon të përdoret nga kreu i qeverisë si një pronë personale, ku vilat qeveritare shërbejnë si hotele private për elitën ndërkombëtare të afërt me Ramën.

Kujtojmë se miliarderi i ekstremit të majtë po hetohet në disa fronte në SHBA për iniciimin e sulmeve politike ndaj presidentit Trump, ndërkohë Edi Rama i bën karshillëk SHBA-ve të cilin sipas ineterave e quan herë aleat strategjik, kur sundon Soros dhe herë vend të “rrezikshëm” kur vjen Trump në pushtet./Syri tv

Kosova dhe Serbia/ Macron dhe Vuçiç diskutojnë në telefon

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës rëndësinë që i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje – Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“Përsërita bindjen time se fati i Serbisë është evropian dhe shpresën time se ajo mund të përparojë në frymën e dialogut, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Ne analizuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tone”, ka thënë mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macronit që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

E theksova përkushtimin tonë për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar, si dhe gatishmërinë për të kontribuuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke përmendur edhe që i ka bërë ftesë presidentit francez për vizitë në Beograd.

Pas vendimit të shqiptuar kundër Dodikut, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përballur me situatë më të rëndë prej vitit 2008 – referencë për vitin kur Kosova e ka shpallur shtetësinë, të cilën Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thënë pas shqiptimit të vendimit më 1 gusht se nuk e pranon as atë dhe as padinë penale, ndërsa të dielën ka deklaruar se Republika Sërpska, entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë – do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje – Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon “në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë.”

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare “Bankers Petroleum Albania” që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit.

Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë taksë dhe kjo sipas prokurorisë është bërë duke rritur në mënyrë fiktive faturat. Ndërkohë që s’ka paguar taksat, Bankers Petroleum ka marrë para si rimbursim i TVSH nga shteti.

Prokuroria në dosjen e saj liston shkeljet ligjore të cilat janë identifikuar me ulje të kreditimit të TVSH-së Në dosje thuhet se në furnizimin e transportit të mallrave është konstatuar se faturat e lëshuara për këto furnizime. nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes së shërbimit. pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit.

Nga verifikimi analitik i blerjeve rezulton se: faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blerë, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumenta shoqërues, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë.

Këto kërkesa janë edhe më të domosdoshme në rastin kur blerjet me tre fatura të njëpasnjëshme janë kryer brenda së njëjtës datë për artikuj të natyrës së njëjtë. E njëjta shkelje edhe me punimet e kryera në ndërtim e faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë dhe për këtë periudhë, nuk është kryer asnjë shërbim nga kjo kompani.

Në këto kushte, faturimi i ditëve pezull nuk është kryer në funksion të aktivitetit për të cilin shoqëria është parashikuar. Për periudhën e mësipërme, kjo shoqëri ka faturuar 100% shërbim “Stand by”, pra duke mos kryer asnjë shërbim në funksion të aktivitetit./ TCH