Aplikacion
Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës.
Raportohet se sherri ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në trup nga goditjet me thikë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore./ Zoom.al
EMRI/ Kush është 27-vjeçari që mbeti i plagosur në zonën e FreskutDetaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç.
Ai është paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Zoom.al
Plagosje me armë zjarri në FreskNjë 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë.
I plagosuri është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
”Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit./ Zoom.al
Banka e Shqipërisë: Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.
Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli i dytë më i lartë i investimeve në një tremujor, pas tetor-dhjetor 2024, kur treguesi arriti në 110 milionë euro.
Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi.
Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.
Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.
Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend.
Në vend të dytë ishin Aktivitete financiare dhe të sigurimit, me 75 milionë euro, pothuajse njësoj me një vit më parë, duke zënë 20.7% të totalit.
Edhe këto janë kryesisht investime në rritjen e kapitalit të bankave për shkak të kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë pa efekt direkt në ekonomi.
Industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë euro në tremujorin e parë, pothuajse njësoj sa një vit më parë.
Në industrinë përpunuese, investimet zbritën në 32 milionë euro, me tkurrje 24% me bazë vjetore.
Investimet në Tregtia me shumicë dhe me pakicë u rritën me 28% në 32 mln euro.
Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë, që dikur ishte kontribuuesi kryesor i investimeve të huaja për shkak të investimeve në energji dhe gazsjellësin TAP solli vetëm 27 milionë euro investime, ose 7.5% të totalit.
Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore./ Monitor
Aksident në Korçë, makina përfundon e përmbysur jashtë rrugësNjë aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen 4 në Korçë.
Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Më pas mjeti është përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Zoom.al
Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj në MaqellarëNjë ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.
Sipas burimeve, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.
50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Let’s go Barbie”/ Përplasje virtuale mes Noizy-t dhe Don XhonitPas dramës me Jozin dhe Loredanën, Don Xhoni ka hapur një tjetër “front” lufte, këtë herë me Noizy.
Gjithçka nisi me një postim të Don Xhonit, i cili publikoi në Instastory një foto, ku shfaqet me celular pranë një makine.
“Alo, dyshi, njëshi këtu”, duke nënkuptuar që ka marrë ‘dyshin’ në telefon për t’i treguar se kush është ‘njishi’.

Pak orë më vonë, Noizy publikoi një foto, pranë një Ferrari lejla, të mbushur me lekë, me telefon në dorë dhe në mbishkrim shkroi:
“1-shi, 2-shi, 3-shi, pastaj vazhdojnë të tjerët”.
Më tej, (ndoshta) vijuan me kunja në story, ku Noizy shkroi: “Ashtu mendova edhe unë”, ndërsa Don Xhon: “Come on Barbie, let’s go party!” (me sfond lejla, njëjtë si Ferrari i Noizy-t, se djalli fshihet në detaje)./ Zoom.al

Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N. Hoxha, dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zlipotok të Dragashit.
I dyshuari është S.K., rreth 61 vjeç. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se me datë 1 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.
Dibër, djali plagos me thikë nënën e tij“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë”, thuhet në njoftimin zyrtar./ Zoom.al
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, gruaja mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje./ Zoom.al
Lëkundje tërmeti në vend, epiqendra dhe magnitudaLëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës (2 gusht).
Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës.
Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë, ndërsa thellësia fokale ishte 15 kilometra.
