Aplikacion
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e fëmijëve që vijnë nga Gaza, ku duken se janë shumë në nënpeshë.
“Ajo mendon se ajo çfarë po ndodh në Gaza është e tmerrshme”, tha Trump për zonjën e parë.
“Ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Është e tmerrshme kur sheh fëmijët në atë gjendje. Ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.
Komentet e Trump vijnë vetëm një ditë pasi ai njoftoi planet që Shtetet e Bashkuara të krijojnë “qendra ushqimore” në Gaza dhe pasi kundërshtoi publikisht pretendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk ka uri në enklavë.
“Ata fëmijë duken shumë të uritur“, tha Trump të martën.
Netanyahu kërcënon me aneksim të GazësNetanyahu po shqyrton planin për të aneksuar territore në Gaza nëse Hamas refuzon marrëveshjen për armëpushim, raporton ABC News.
“Ky është një nga disa opsionet që po merren në konsideratë”, thotë një burim i afërt me zhvillimet.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, deklaroi se SHBA-të po tërheqin ekipin e saj nga negociatat në Doha, për shkak të mungesës së “vullnetit të mirë” nga Hamas.
“Hamas nuk po vepron me sinqeritet. Do të shqyrtojmë opsione të tjera për të kthyer pengjet në shtëpi dhe për të sjellë stabilitet për popullin e Gazës”, shkroi Witkoff më 24 korrik.
Kryeministri Netanyahu i doli në mbështetje deklaratave të Witkoff, duke e fajësuar Hamasin për bllokimin e negociatave:
“Hamas është pengesa e vetme për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Së bashku me aleatët tanë amerikanë, po shqyrtojmë alternativa për t’i dhënë fund regjimit të terrorit të Hamasit në Gaza.”
Nga ana tjetër, Hamas reagoi ashpër, duke akuzuar si SHBA-të ashtu edhe Izraelin për veprime të njëanshme dhe mosrespektim të pikave të dakorduara gjatë bisedimeve.
“Kishim arritur progres dhe kishim marrë përgjigje pozitive për çështjen e të burgosurve, tërheqjes dhe hyrjes së ndihmave. Por papritur, Izraeli u tërhoq nga tryeza dhe i dërguari amerikan u bashkua me të”, thuhej në deklaratën e Hamasit.
Ata e mbyllën deklaratën me një akuzë të drejtpërdrejtë:
“Nuk ka më kuptim të negociojmë ndërkohë që fëmijët dhe gratë tona po vdesin nga uria, bllokada dhe bombardimet.”
Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina përplas të miturin me biçikletëNjë aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Myltes, në Lezhë.
Një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 12-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin e ngjarjes.
Për pasojë, i mituri ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rey Manaj largohet nga Turqia, ja ku do të luajë në vazhdimRey Manaj nuk është më lojtari i Sivasspor. Njoftimi ka ardhur nga klubi i ri i sulmuesit shqiptar, Sharjah FC.
Për këtë kalim ishte folur shumë ditët e fundit, ndërsa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.
Sulmuesi i Kombëtares ka firmosur kontratë 2 vjeçare, ndërsa ende nuk janë zbardhur detajet financiare të këtij transferimi apo rroga e futbollistit
Rënia nga Superliga turke bëri që bomberi 28-vjeçari të shikonte për të tjera skuadra në merkato. Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon.
“ZYRTARE, Rey Manaj, sulmuesi shqiptar i bashkohet Sharjah FC me një kontratë dyvjeçare. Vjen nga Sivasspor i Turqisë… për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me Sharjah. Tifozët e Sharjah… Mirëpritni yllin e ri me ne”, shkruhet në postimin e klubit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Skandaloze/ Policia reagon për rrahjen në Komisariatin e Rrëshenit: Qytetari goditi murin me kokëPolicia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e Rrëshenit, ku u dhunua një i ri brenda ambienteve të komisariatit një vit më parë.
Autoritetet policore pranojnë prezencën e ish-shefit të komisariatit të Mirditës Klodian Kondi, por pretendojnë se Emirion Mandreja, pasi është ndaluar nga efektivët, ka refuzuar t’u japë atyre mjetin e identifikimit, duke u përgjigjur me sjellje verbale agresive.
Sipas Policisë, ky ka qenë dhe shkaku pse ai është shoqëruar për në komisariat, ku sërish ka reaguar me dhunë, duke kërcënuar dhe ofenduar efektivët. Ndërkohë, Policia pretendon se Mandreja e ka goditur vetë me kokë murin, teksa ka goditur edhe tavolinën.
Në njoftim thuhet gjithashtu se të gjitha veprimet janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore.
Reagimi i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me deklarimet publike të shtetasit A. (E.) M., të bëra në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat konkrete të ngjarjes së përmendur prej tij, duke u mbështetur vetëm në dokumentimin ligjor dhe provat e administruara nga organet kompetente.
Më datë 17.01.2024, rreth orës 14:45, gjatë një kontrolli në terren në qytetin e Rrëshenit, Shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, në bashkëpunim me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, ndaluan për verifikim një automjet që drejtohej nga shtetasi A.(E) M. Punonjësit e Policisë u prezantuan dhe i kërkuan drejtuesit të mjetit të paraqiste dokumentin e identifikimit.
Shtetasi në fjalë refuzoi kategorikisht të zbatonte kërkesën ligjore, duke mbajtur një qëndrim sfidues dhe provokues, të shoqëruar me sjellje verbale agresive. Për shkak të kësaj sjelljeje, u mor masa e shoqërimit të tij në ambientet e Komisariatit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat standarde.
Në ambientet e brendshme të Komisariatit, shtetasi A. (E) M. reagoi me dhunë fizike, fillimisht duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, e më pas duke tentuar të godasë me grusht Shefin e Komisariatit, Kryekomisar Klodian Kondi, si dhe duke e goditur atë me shkelm në pjesën e gjymtyrëve, në prani të disa punonjësve të tjerë.
Gjatë përpjekjeve për ta neutralizuar, shtetasi A.(E) M. kreu edhe veprime të dhunshme ndaj vetes, duke goditur me kokë murin dhe tavolinën në zyrën e Oficerit të Rojës, në prani të punonjësve të tjerë të Policisë. Këto veprime janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore.
Menjëherë pas ngjarjes, Kryekomisar Klodian Kondi depozitoi kallëzim penal për goditjen për shkak të detyrës dhe kanosjen ndaj tij. Deklarime të njëjta janë dhënë edhe nga punonjësit e tjerë të pranishëm, ndaj të cilëve shtetasi A. (E) M. ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. (E) M. u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Pamjet filmike të momentit të shoqërimit dhe qëndrimit në ambientet e Komisariatit janë vënë në dispozicion edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka marrë në shqyrtim edhe kallëzimin e mëvonshëm të bërë nga vetë shtetasi A.(E) M.
Aktualisht, çështja ndaj shtetasit A.(E) M. është në proces gjykimi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Kryekomisar Klodian Kondi është thirrur për të dëshmuar në cilësinë e të dëmtuarit, së bashku me punonjësit e tjerë të Policisë që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.
Policia e Shtetit është e vendosur të zbatojë ligjin me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke mbrojtur të drejtat e çdo qytetari, por njëkohësisht edhe dinjitetin, sigurinë dhe integritetin e punonjësve të saj, të cilët ushtrojnë detyrën në situata shpesh të vështira dhe përballë reagimeve të dhunshme.
Për çfarë bëhet fjalë saktësisht?
Emirion Mandreja, një i ri nga Rrësheni që prej vitesh jeton në Itali, ka denoncuar publikisht një ngjarje të rëndë dhune që i ka ndodhur në këtë komisariat. Ai thotë se është rrahur barbarisht brenda ambienteve të policisë së shtetit nga shefi i komisariatit, Klodian Kondi dhe policët që ai ka në vartësi.

Shkaku, sqaron ai, është se nuk pranoi t’u thoshte policëve se çfarë pune bënte në Itali.
Ai ishte duke pirë kafe në Rrëshen dhe sapo ishte larguar për te makina që e kishte parkuar 100 metër në distancë nga komisariati, tre efektivë policie civile i janë afruar te makina dhe i kanë kërkuar dokumentat. Sipas Emirionit mes policëve ka qenë dhe Klodian Kondi, i cili mbante postin e Shefit të Komisariatit.

Ai tregon se situata u agravua kur Klodian Kondi e pyeti: “A jeton në Shqipëri?” dhe Emironi i tha: “Jo, jetoj në Itali”, por refuzoi t’i tregonte punën që bënte. Në këtë moment, sipas tij Klodiani e ka zbritur nga makina dhe e ka shoqëruar në komisariat, ku më pas efektivët e kanë dhunuar fizikisht.
“Më tha, m’u përgjigju mirë mua. Zotëri nuk jam i detyruar të të përgjigjem, i thashë. Më tha: ja se të detyroj unë dhe më zbriti nga makina. Më bëri një kontroll dhe më tha hajde në komisariat se atje të detyroj unë të tregosh”- tregon Emirioni.
Ai thotë se është shoqëruar me forcë në komisariat, është fyer, është qëlluar me grushte dhe shkelma, dhe i janë shkaktuar fraktura në fytyrë dhe gjymtyrë. Madje, një nga policët, Vladimir Lasku, e ka mbajtur nga krahët dhe e godiste në gjoks dhe bark. Një akt shtazarak që nuk ka asnjë justifikim në një shtet normal.

Pas kësaj Emirioni ka shpërthyer.
“I shava të gjithë! Atje më rrahën me grushte e shpulla. Vladimir Lasku më mbajti nga krahët dhe më çellonte me gju në gjoks dhe në bark. U thashë: Më mirë më vritni këtu se këtë unë do ta çoj deri në fund dhe ju do ta paguani, vetëm në vdeksha.”
“I thashë jam njeri i Lindita Nikollës dhe me tha s’më … as për ty as për Lindita Nikollën”, -vijon më tej ai.
Tronditëse është edhe tentativa për të fshehur dhunën. Sipas Emrionit, shefi i krimeve i ka kërkuar ta mbyllin me aq, por ai nuk ka pranuar dhe ka vendosur ta denoncojë publikisht.
Policia e Shtetit nuk ka reaguar ende për këtë rast të rëndë, që fatkeqësisht nuk është i izoluar. Pak ditë më parë një kamarier 18-vjeçar u rrah në sy të një polici nga miku i tij. Dhe policia bëri një reagim skandaloz dhe nuk arrestoi askënd.
Në vend që ta “shkrijë” komisariatin e Rrëshenit, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda hesht. Ai ka zgjedhur të mbyllet në zyrën e tij e të mos komunikojë me publikun sa herë policët e tij sillen si horra dhe banditë. Dhe këtë mënyrë duket se do të ndjekë deri kur të zbresë nga karrigia ku është ulur./ Zoom.al
Ndryshime në kodin penal/ Përdorimi vetjak i drogave nuk do të dënohet mëQeveria ka vendosur të dekriminalizojë përfundimisht përdorimin vetjak të lëndëve narkotike.
Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal, përdoruesit individualë nuk do të përballen më me ndëshkime penale, për aq kohë sa qëllimi është personal dhe sasitë janë brenda kufijve të përcaktuar. Konkretisht:
Po ashtu, ligji nuk penalizon vendin ku përdoruesi kapet me substancën, për aq kohë sa nuk ka ekspozim publik apo demonstrim të përdorimit në hapësira të përbashkëta.
Dënime të ashpra për shpërndarësit: Masa e re nuk prek ata që posedojnë substanca për qëllime fitimi apo shpërndarjeje – për këtë kategori, mbetet në fuqi ndëshkimi deri në 10 vite burgim.
Ky vendim vjen pas fokusimit të qeverisë në legalizimin e kanabisit për përdorim shëndetësor dhe industrial, si pjesë e një politike të re mbi drogën që synon të largojë përdoruesit nga rrjeti kriminal dhe të përqendrohet tek ndihma dhe rehabilitimi. Zoom.al/
Andia Ulliri kërkon mandatin e Durrësit: Më takon muaKandidatja e listës së hapur të PD-së në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit vendosi që mandatin e vetëm që Partia Demokratike fitoi nga lista e hapur në Qarkun e Durrësit, t’ia jepte kandidatit më të votuar Arian Ndoja.
Por, Ulliri pretendon se Celibashi i ka interpretuar gabim dispozitat e kodit zgjedhor, , duke sjellë në vëmendje nenin 64 të Kushtetutës ku përcaktohet qarte se 1 në 3 deputete i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar.
Andia Ulliri thotë se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, i takon asaj për shkak të kuotave gjinore.
Me mandatin e dhënë për Arian Ndojën, deputetët e PD-së në Durrës do të jenë 5 burra dhe 1 grua, ndërsa i jepet Ullirit do të ishin 4 burra dhe 2 gra.
Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës, motra e Ermonela FelajtProkurorja e Tiranës, Eranda Laze, është shkarkuar nga detyra pas vendimit përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili u shpall këtë të martë, më 29 korrik në Tiranë.
Vendimi vjen pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga Komisioneri Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili më herët e kishte konfirmuar në detyrë prokuroren.
Trupi gjykues i KPA-së që mori vendimin ishte i përbërë nga Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo (relator), si dhe Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj (anëtare). Në përfundim ata vendosën unanimisht të ndryshojnë vendimin e mëparshëm të KPK-së, duke sanksionuar shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të prokurores Laze.
“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ‘b’ të ligjit nr. 84/2016, ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, në mënyrë unanime, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eranda Laze.”– thuhet në komunikatën për media të KPA-së.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm, duke mbyllur përfundimisht procesin e rivlerësimit për këtë subjekt.
Shkarkimi i Lazes vjen në kuadër të procesit të vetingut, pjesë e reformës në drejtësi, që ka për qëllim pastrimin dhe ristrukturimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend, përmes rivlerësimit të figurës, pasurisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve të drejtësisë.
Londra kërkon paqe/ Starmer pas takimit emergjent: Do të njohim PalestinënKryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të njohë shtetin palestinez në shtator.
Ky hap do të ndërmerret nëse Izraeli nuk ndërmerr “hapa të rëndësishëm për t’i dhënë fund situatës të tmerrshme në Gaza” dhe për të arritur një armëpushim.
“Mund ta konfirmoj që Mbretëria e Bashkuar do të njohë Shtetin e Palestinës pranë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, përveçse qeveria izraelite ndërmerr hapa të rëndësishëm për të marrë fund situatën e tmerrshme në Gaza, pranon një armëpushim dhe angazhohet për një paqe të qëndrueshme afatgjatë, duke ringjallur perspektivën e zgjidhjes me dy shtete“, tha ai.
Starmer po përballet me presion të shtuar brenda Partisë Laburiste për të adoptuar një vijë më të ashpër ndaj Izraelit, presion ky që është bërë më i fortë pas njoftimit të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili deklaroi se Franca do të njohë një shtet palestinez në muajin shtator, duke u bërë vendi i parë i G7 që kryen një veprim të tillë.
Goditja e radhës/ Fabrika “Albania Tabak”, sekuestrohet mbi 9.3 milionë euro pasuri e Ergys Agasit dhe bashkëpunëtorëveMe kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro, në emër të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve sh.p.k.”, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal.
GJKKO ka sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, tre hapësira parkimi+depo, si edhe dy vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë.
Sipas SPAK, vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro.
Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal.
Fabrika “Albania Tabac” është në pronësi të shtetasit Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga SPAK për kontrabandë të cigareve. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka vendosur dhe sekuestron e fabrikës.
Hetimet janë pjesë e goditjes që SPAK-u i bëri pak muaj më parë një grupi të kondrabandës së cigareve, ku arrestoi disa persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, në një total prej 35 urdhër – arrestesh. Mes të kërkuarve janë ish-pronarët e fabrikës, I.J dhe D.J, babë e bir.
Sipas dokumenteve të regjistruara në QKB, I.J dhe D.J ia shitën fabrikën Ergys Agasit pak ditë para aksionit të SPAK.
Gjykata e Posaçme caktoi masat arrest me burg për 6 persona, përfshirë I.J dhe D.J, si dhe disa shtetas të huaj. Mbi 20 zyrtarë të doganës janë nën hetim me masa sigurie të lehta, si detyrim paraqitje apo ndalim daljeje jashtë shtetit.
SPAK ka dokumentuar mbi 30 raste falsifikimi në sistemin doganor “Asycuda World”. Sipas hetimeve, rezulton se ngarkesat figuronin si të eksportuara jashtë vendit, por në realitet nuk kishin dalë kurrë nga Shqipëria dhe destinacionet ishin të rreme.
SPAK përllogarit se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar arrin në 3.6 miliardë lekë ose afro 40 milionë euro. Në shtetet e Bashkimit Europian, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat përllogaritet në 12.8 milionë euro.
Nuk është ende e qartë se cili ka qenë roli i Ergys Agasit në këtë aktivitet. Agasi është një personazh kontrovers që është përfolur për lidhjet e tij të drejtpërdrejta me kryeministrin Edi Rama dhe njihet për ndikimin e tij të fortë në disa dikastere.
Një shpjegim për këtë marrëdhënie të privilegjuar me kryeministrin Rama dhe përfitimet që pasojnë e ka dhënë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që e quan Ergys Agasin një ndërmjetës mes bandave kriminale dhe kryeministrit Edi Rama. Në vençanti, sipas Ahmetajt, Agasi është “koordinator” i grupit kriminal më të fuqishëm të Durrësit.
Çfarë u sekuestrua?
I. Pasuri në emër të “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k. (NIPT J87824603F):
II. Apartamente banimi:
10. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
11. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T1.03.D me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 115.15 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
12. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.09.F me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 154.81 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
13. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.03.N me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 163.46 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
14. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.04.M me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 196.61 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
15. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T3.01.H me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 195.70 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
16. Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.05.A me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 sipas planimetrisë dhe Skicës.
III. Parkime:
17. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P67
18. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P66 + Depo K1/D9
19. Parkim ndodhur në katin -1, K1/P65 + Depo K1/D8
IV. Vila dhe truall në zonën e Mulletit:
20. Vilë e tipit Rose nr. 151 me përbërje 2 kate, 1 kat bodrum me parcelë ndërtimi 818 m2 dhe sip ndërtimi 386 m2, e cila ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills” Mullet, Tiranë.
21. Truall dhe ndërtesë (Vilë individuale 2 kate dhe 1 kat nëntokë: Vila B1-59) me nr. pasurie 38/71, e ndodhur në Mullet regjistruar në Drejtoria Rajonale ASHK Rurale 1 ZK 2735 sip 932 m2 vol 10 f1 168 numër unik 2735010168.
Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson përfitime të paligjshme të gjeneruara nga veprimtaria e kontrabandës në kuadër të organizatës kriminale ose grupit të strukturuar kriminal./ Zoom.al