zoom

Day ArchivePikëpyetje mbi të ardhmen e Gazës pas konfliktit

Ndërsa trupat izraelite përparojnë në qendër të qytetit të Gazës, ka pikëpyetje në rritje mbi të ardhmen e territorit palestinez pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridwell, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin një tjetër pushtim të Gazës, rreth 18 vjet pas tërheqjes së banorëve izraelitë dhe forcave ushtarake nga enklava.

Çfarë do të ndodhë me Gazën pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit? Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i tha këtë javë kanalit televiziv ABC se për një periudhë të pacaktuar Izraeli do të mbajë përgjegjësitë për sigurinë e territorit.

Pas një takimi dy-ditor të kryediplomatëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës në Tokjo, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se Hamasi duhet të mposhtet, por gjithashtu kishte edhe një mesazh për Izraelin.

“Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit, por është e domosdoshme që populli palestinez të marrë qeverisjen në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, që mos të kemi një pushtim tjetër”.

Izraeli dhe mbështetësit e tij perëndimorë duhet të kenë një plan për Gazën pas konfliktit, thotë për Zërin e Amerikës analisti Yossi Mekelberg.

“Çfarë ndodh nëse Hamasi zhduket si fuqi politike dhe ushtarake? Kush mund ta zërë vendin e lënë bosh? Mund të jetë edhe më i keq se Hamasi. Duhet të ketë në një periudhë të ndërmjetme dhe është shumë e rëndësishme përfshirja e një elementi rajonal”.

Zoti Mekelberg thotë se lidhjet SHBA-Izrael mbeten të forta, por ka mosmarrëveshje.

“Ata nuk i besojnë Netanyahut dhe qeverisë aktuale. E dinë se një çek bosh i tepruar mund të jetë e rrezikshme”.

Vetëm në deklaratën e dytë të përbashkët që nga sulmi i 7 tetorit, ministrat e jashtëm të G7 e dënuan Hamasin dhe kërkuan lirimin e pengjeve, duke bërë thirrje për pauza në konflikt për lejimin e ndihmës humanitare në Gaza.
“Është e rëndësishme që G7 ishte në gjendje të nxirrte mesazhin e parë të unifikuar në një deklaratë me shkrim në lidhje me marrëveshjen [për pauzat humanitare në Gaza]”, tha Yoko Kamikawa, Ministre e Jashtme e Japonisë.

G7 nuk bëri thirrje për një armëpushim më të përhershëm. Në të gjithë botën ka pasur protesta me thirrjet për t’i dhënë fund luftës. Ekziston rreziku që konflikti të thellojë ndarjet globale, sipas analistit Mekelberg.

“Është shumë e ndërlikuar sepse G7 përfaqëson padyshim pjesën më të pasur të botës, ndaj së cilës është drejtuar pjesa më e madhe e pakënaqësive për neglizhim dhe qasje që mbron interesat e veta, por jo interesat e pjesës tjetër të botës. Sepse neglizhimi i konfliktit izraelito-palestinez ishte kriminal”.

Ndërkohë, G7 përsëriti mbështetjen për Ukrainën ndërsa ai vend vazhdon të luftojë agresionin rus. Grupi dënoi gjithashtu testet e Koresë së Veriut me raketa dhe furnizimin e Moskës me armë./VOA

Zbuloni 4 kura dhe trajtimet natyrale kundër dhjamit të tepërt të mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi.

Mëlçia është e rëndësishme sepse mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Mëlçia është gjithashtu nga të paktat organe që pavarësisht dëmtimit ose përgjysmimit mund të rritet e zhvillohet si e tërë.

Ky organ filtron 1.4 litra gjak në minutë. Mirëmbajtja e saj është e gjitha në varësi të njeriut.

Të qenit mbipeshë, në moshë të rritur ose të plakur, tensioni i lartë i gjakut dhe yndyrnat janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtij problem.

Më poshtë do të mësoni për disa kura natyrale që e shpëtojnë mëlçinë nga ky problem.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmirëson tretjen, sistemin respirator dhe atë të qarkullimit.

Ai është gjithnjë i rekomandueshëm për djegien e yndyrnave dhe detoksifikimin.

Udhëzohet të merrni nje zhardhok mesatar të xhenxhefilit, qërojeni dhe prijeni në copa.

Ziejini në 500 ml ujë dhe pasi të valojë për 10 minuta, lëreni të ftohet.

Këtë lëng mund ta pini esëll për 15 ditë me rradhë.

Argjinarja

Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e mëlçisë, udhëzohet duhet të përfshini argjinaren në regjimin tuaj ushqimor.

Ajo ngadalëson përthithjen e yndyrnave në organizëm.

Përbërësit

Përgatitja

Ziejini argjinaret në ujë dhe më pas shtoni limonët.

Lërini të zihen për 20 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe pijeni esëll për 15 ditë.

Gjembgomari

Gjembgomari ndihmon jo vetëm në pastrimin e mëlçisë por edhe parandalon formimin e gurëve në tëmth.

Udhëzohet të zieni tre degë të gjembgomarit në 3 gota me ujë.

Pas 15 minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.

Lëngun duhet ta pini tre herë në ditë përpara vakteve.

Rrepka për shëndetin e mëlçisë

Kjo perime e shëndetshme ndihmon në pastrimin e organizmit dhe mëlçisë.

Ajo është e mirë për rigjenerimin dhe shërimin e saj.

Merrni dy rrepa të kuqe, 250 ml ujë dhe përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Lëngun duhet ta pini një herë në dy ditë.

Gjatë kohës së përdorimit të kurave të mësipërme, duhet që të shmangni konsumin e ushqimeve të yndyrshme, bulmetit, pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe alkolin./AgroWeb.org

FOTO/ Kush është Arjanit Rizaj, u vra në atentatin mafioz në Ekuador nga 2 persona me motoçikletë

Presoni në foto është shqiptari Arjanit Rizaj, i cili u ekzekutua me të paktën 7 plumba në Ekuador.

Viktima u qëllua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me motoçikletë mbrëmjen e djeshme (9 nëntor), pranë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil, Ekuador.

 

53-vjeçarit iu bë atentat në automjet, të cilin e kishte parkuar pranë spitalit pasi kishte shtruar vjehrrin në urgjencë dhe po priste partneren e tij.

Dëshmitarët në vendgjarje i kanë dhënë ndihmën e parë duke tentuar ta shpëtojnë. Ata kanë dërguar shqiptarin e plagosur tek dera e urgjencës, që ishte pak metra larg vendgjarjes, por stafi nuk i janë përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Në pamje Arjanit Rizaj i plagosur shihet teksa mbahet në dysheme nga një qytetar ndërsa të tjerë shkelmojnë derën dhe e godasin që mjekët ta hapin.

Por stafi mjekësor hapi derën e urgjencës vetëm pasi mbërriti policia, por nuk e pranuan të plagosurin brenda dhe u dërgua në një spital tjetër aty pranë, por pas disa minutash shqiptari i’u “dorëzua” plagëve të marra.

Lexoni edhe: Video/ Shkelmojnë derën e urgjencës, qytetarët tentojnë të shpëtojnë shqiptarin që u vra në Ekuador

Që kur ka vepruar mafia shqiptare në Ekuador? Si e krijon rrjetin dhe transportin e drogës

Janë tre grupe të mëdha të trafikut të drogës që operojnë në Ekuador: karteli Sinaloa, karteli Jalisco Nueva Generación dhe mafia ballkanike. Ky i fundit operon në Evropën Lindore.

Aktualisht, ky grup transnacional zotëron pjesën më të madhe të trafikut të paligjshëm të drogës në planet me 40%, të ndarë midis trafikut të heroinës nga Azia Qendrore dhe trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut.

Ky raport i policisë tregon se grupet e krimit të organizuar nga Ballkani operojnë në Ekuador prej më shumë se 12 vitesh.

Në vitin 2009, u arrestua një shtetas malazez, i cili çoi në prova se këto lloj organizatash me bazë familjare kanë zgjeruar ndikimin e tyre duke përfshirë shtetas ekuadorianë, shqiptarë dhe kosovarë në rrjetet e tyre të trafikut të drogës.

Organizatat ballkanike janë të specializuara në trafiikun e drogës duke përdorur kontejnerë për transport përmes porteve detare.

Sipas njoftimeve të policisë, në vitin 2014 kjo organizatë ka pësuar një goditje me ekzekutimin e operacionit të quajtur “Ballkani”, ku u arrestuan 11 shtetas, mes të cilëve Lulëzim Murataj i njohur edhe si Dritan Rexhepi, i gjurmuar nga Europol.

Mafia shqiptare mendohet se e krijon rrjetin e saj me emigracionin e shtetasve ballkanas me kombësi të ndryshme, të cilët më pas kërkojnë të adoptojnë kombësinë ekuadoriane për të koordinuar dërgesat e mëdha të drogës në kontinentin europian.

Sipas hetimeve, mafia ballkanike ka diversifikuar operacionet e saj drejt pastrimit të parave nëpërmjet blerjes dhe shitjes së kompanive të eksportit, marrjes së vizave të qëndrimit apo investitorëve.

Besohet se vitet e fundit organizatat ballkanike janë fokusuar në blerjen e kompanive me renditje të shkëlqyera të eksporteve për t’u përdorur në dërgesat e drogës.

Me dhunën dhe mosmarrëveshjet, vlerësohet se organizatat ballkanike kanë diversifikuar edhe aleancat e tyre strategjike me grupet lokale.

Si funksionon mafia shqiptare në Amerikën Latine dhe deri ku arrijnë tentakulat e saj

Sipas Europolit, mafia shqiptare ka zgjedhur të mbulojë të gjithë zinxhirin e shitjes së drogës.

Ishte 9 qershori i vitit 2021 kur një dërgesë 18 ton u nis me një rimorkio nga qyteti Trujillo, në Perunë veriperëndimore.

Dërgesa po dërgohej në portin tregtar të Callao, më i rëndësishmi në vend që ndodhet në Lima. Aty, një anije priste dërgesën e perimeve, destinacioni përfundimtar i së cilës ishte porti i Roterdamit, në Holandë.

Por dërgesa u zbulua nga Agjentët e Drejtorisë Kundër Drogës (Dirandro) të Policisë Kombëtare të Perusë që zbuluan brenda kontejnerit kokainë të lëngshme.

Ata zbuluan dy tonë drogë me vlerë 77 milionë dollarë. Në krye të trafikut të kokainës ndodheshin dy shtetas shqiptarë: Franc Malo, i njohur ndryshe si “Pelao” dhe Gentjan Meta, “Barbas”.

Të dy hynë legalisht në Peru, si turistë përtej kufirit me Ekuadorin, por Dirandro i monitoronte gjatë qëndrimit të tyre në vend.

“Këta individë shqiptarë janë ata që janë përgjegjës për çështjet financiare dhe logjistike për të gjeneruar operacione të paligjshme të trafikut të drogës në territorin peruan”, thotë drejtori i Dirandro, Deny Rodríguez.

Edhe pse jo e shumtë, prania e meshkujve nga Shqipëria në vendet ku operojnë kartelet e prodhimit dhe trafikut të drogës në Amerikën Latine nuk është dicka e re.

Që nga vitet 2000, anëtarët e klaneve familjare të të ashtuquajturës “mafia shqiptare” kanë udhëtuar në rajonin e Amerikës Latine për të zgjeruar bizneset e tyre në Evropë.

“Klanet shqiptare janë në Amerikën Latine për një arsye: për të blerë kokainën me çmim të ulët”, thotë Alessandro Ford, një studiues në InsightCrime.

Shqiptarët kanë krijuar kontakte me kartele dhe grupe të trafikut të drogës në vende si  Kolumbia, Ekuador, Meksikë dhe Peru  për të paktën dy dekada.

Pa pasur nevojë të komandojnë shumë njerëz dhe armë të kalibrit të lartë, si kartelet e Amerikës Latine, ata kanë bërë biznes me kartelet e atyre vendeve.

“Roli i tyre është të jenë lidhës biznesi, të mbyllin marrëveshje, çështje logjistike. Por nuk do të shihni kurrë [në Amerikën Latine] një kolonë të armatosur të mafies shqiptare, përveç rojeve që ofrojnë mbrojtje,” shpjegon Víctor Sánchez, një studiues meksikan që studion krimin e organizuar.

Fuqia e saj qëndron në kontrollin e përbashkët me mafiet e tjera, si ajo italiane, të porteve të Evropës,  përmes të cilave hyn droga dhe produktet ilegale.

Pse shqiptarët?

Shqipëria ka qenë historikisht një korridor në tranzitin tregtar midis Azisë dhe Evropës në Gadishullin Ballkanik.

“Pasi u shemb komunizmi, Shqipëria, së bashku me ish-Bashkimin Sovjetik, përjetuan një rigjallërim dramatik të krimit të organizuar,” shpjegon Ford.

Nga trafiku i paligjshëm i heroinës dhe armëve te cigaret dhe njerëzit, “klanet kriminale shqiptare kontrabanduan gjithçka”, thekson studiuesi.

Në fillim të viteve 2000, shqiptarët filluan të lidhen me mafian italiane. Në veçanti, ata ishin të lidhur me klanet e “Ndrangheta”, një organizatë e fuqishme kriminale në Italinë jugore.

“Megjithatë, shqiptarët shumë shpejt dërguan emisarët e tyre në Amerikën Latine për të negociuar blerjen me shumicë të kokainës së lirë. Këta njerëz u vendosën kryesisht në dy qytete portuale në Paqësor: Guayaquil, në Ekuador dhe, në një masë më të vogël, El Callao, në Peru,” shpjegon Ford.

Që atëherë ata ndërtuan kontakte me vende të tjera ku prodhohet droga, si Bolivia, Kolumbia dhe Meksika.

Kompania Bello

Mafia shqiptare nuk është vetëm një grup, por ka disa klane në të gjithë Evropën, thonë ekspertët.

Organizata më e njohur, e cila bashkon disa klane, është e vetëquajtur Kompanio Bello. Ka qenë një nga më të mëdhenjtë dhe më të përhapurit në vende si Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Belgjika, Franca, Spanja, Portugalia, Italia dhe Gjermania.

“Funksionon si një lloj diaspore, pak si mafiet italiane si Cosa Nostra, Camorra dhe La ‘Ndrangheta funksionuan për shumë vite,” shpjegon Sánchez.

“Ajo që ka bërë mafia shqiptare është pikërisht fillimi i kolonizimit të vendeve të tjera me të ardhura më të larta. Dhe pastaj emigrantët shqiptarë mblidhen si një lloj familjeje dhe fillojnë të kontrollojnë tregjet ilegale”.

Europol raportoi se Kompanio Bello ka pastruar para përmes “një sistemi alternativ klandestin të dërgesave  me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien ”.

“Ashtu si sistemi i transfertave hawala, njerëzit që përdorin  fei ch’ien  depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të rrjetit në një vend. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon atë marrësit të synuar.”

Kështu, “pa lënë gjurmë provash zbuluese për hetuesit”, ata kanë pastruar miliona euro ndër vite.

Ndikimi i tij në Amerikën Latine

Mafia shqiptare ka gjeneruar në Amerikën Latine duke krijuar lidhje me kartelin e fuqishëm meksikan Sinaloa të drejtuar nga  Ismael “El Mayo” Zambada, partneri i madh i Joaquín “El Chapo” Guzmán.

“El Mayo” Zambada ka krijuar një shoqatë për qëllime pastrimi parash me anëtarë të klanit të vëllezërve Hysa.

Me ndihmën e tyre, ata krijuan kompani- kazino, restorante dhe një kompani eksporti – në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora, sipas dokumenteve të inteligjencës.

Për Víctor Sánchez, i cili është i specializuar në operacionet e grupeve kriminale në Meksikë, kjo shoqatë është logjike sepse shqiptarët “janë më të mirë në pastrimin e parave se meksikanët”.

“Për të pasur një marrëdhënie të mirë me organizatat meksikane, ato mund t’i ndihmojnë në pastrimin e parave. Por me siguri ajo që krijoi kontaktin ishte shitja e drogës”, konsideron Sánchez.

Për shqiptarët si vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, prania e të cilëve u zbulua në Meksikë,  vendet e rajonit të Amerikës Latine ofrojnë kushte të favorshme  për bizneset e tyre.

Alessandro Ford thotë se rajoni është “shumë tërheqës” edhe për ata që nuk janë vetëm emisarë, por që vendosen për periudha të gjata ose të përhershme.

“Shumë nga ata që migrojnë tashmë kanë precedentë penalë në Evropë, ndërsa disa janë të arratisur. Të kalosh Atlantikun do të thotë anonimitet, do të thotë një shans i dytë. Ata mund të krijojnë identitete të reja, të jetojnë në komunitete të pasura dhe të shfrytëzojnë kapacitetin më të dobët të zbatimit të ligjit për të trafikuar kokainë,” shpjegon studiuesi.

Ky është rasti i  Dritan Rexhepit , një trafikant droge i cili emigroi në Ekuador në fillim të dekadës së fundit dhe vendosi një skemë transporti droge për Komanio Bello. Ai u quajt “mbreti i kokainës”. Ai u arratis nga Evropa , ku ishte në kërkim nga drejtësia e Italisë dhe Shqipërisë dhe adoptoi identitete të ndryshme si Edmir Kraja dhe Lulezim Mutaraj, ndër të tjera.

Në vitin 2014 ai u arrestua dhe më pas u dënua me 13 vjet burg. Europol e identifikoi atë si  “udhëheqësin e organizatës” , i cili ka vazhduar të drejtojë trafikun e drogës në Evropë edhe kur ishte në burg.

“Çdo person i persekutuar në Evropë mund të gjejë një strehë relativisht të sigurt [në Amerikën Latine], për shkak të forcës në organizatat aleate, për shkak të korrupsionit mbizotërues, për shkak të kushteve ekonomike,” konsideron Sánchez.

Megjithatë, eksperti paralajmëron se grupe si shqiptarët do ta kishin shumë të vështirë të vendoseshin në vendet e rajonit si një kartel i plotë dhe i pavarur.

“Një celulë mafioze shqiptare që e konstaton veten si e tillë tingëllon e ndërlikuar sepse bien shumë në sy. Për konkurrentët do të ishte shumë e lehtë t’i eliminonin, veçanërisht sepse do të ishte një organizatë e re që vjen pa mbrojtje,” shpjegon ai.

Dhe për sa i përket shifrave, në fakt ka shumë pak shqiptarë në rajon dhe fitimet e tyre nuk janë aq të rëndësishme në Amerikën Latine sa ato të karteleve të mëdha vendase të trafikut të drogës. Biznesi i saj kryesor është në Evropë.

“Ata marrin një pjesë të byrekut, por organizata si ato meksikane kanë pjesën më të madhe.” /Përkthyer nga El Universo

“Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore

Kushtet financiare të pensionistëve u përkeqësuan më shumë këtë vit nga agresiviteti i spirales paga-inflacion. Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6-mujorin e parë 2023, ky raport arriti në 25%.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Në qershor 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënin 50% të totalit të pensioneve të pleqërisë nga 45% më 2021. Ndërsa pensionet e reja që u lidhën në vitin 2023 ishin 11% më të ulëta se pensioni mesatar. Pensionet e pleqërisë janë 50% më të ulëta se mesatarja rajonale. Propozimet si mund të përmirësohen të ardhurat e pensionistëve në afat të shkurtër dhe të gjatë

Pagat dhe çmimet kanë hyrë në një spirale në rritje vitin e fundit, duke ndikuar negativisht  shtresën me të brishtë të shoqërisë, pensionistët.

Sektori privat dhe ai publik dhanë sinjale pozitive për rritjen e pagave, teksa në anën tjetër, inflacioni po bëhet i qëndrueshëm sidomos për shportën e ushqimeve, që zotëron shpenzimet mujore të pensionistëve.

Diferenca mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare, e njohur si shkalla e zëvendësimit, po përkeqësohet vit pas viti. Në vitin 2018, pensioni mesatar ishte sa 31% e pagës mesatare bruto, ndërsa në 6-mujorin e parë 2023, ky raport arriti në 25%. Në janar-qershor 2023, paga mesatare bruto arriti në 67,805 lekë, ndërsa pensioni mesatar, 17,306 lekë.

Në gjysmën e parë të vitit 2023, pagat u rritën me mbi 9% në krahasim me fundin e vitit 2022, ndërsa pensionet mbetën në vendnumëro. Në anën tjetër, çmimet e ushqimeve u rritën me mbi 10%, ritme dy herë më të larta se inflacioni në pjesën e parë të vitit.

Në hije të kurbës së lartë të çmimeve, pensionet e reja vit pas viti po rezultojnë më të ulëta se pensioni mesatar, pasi personat që mbushin moshën nuk plotësojnë kriteret për pagesa të plota. Pensionet e reja që u lidhën këtë vit ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar.

Tani pensionet e reja përfaqësohen nga persona që kanë punuar më së shumti pas viteve 1990 dhe shumica e tyre nuk kanë paguar sigurime. Pjesa më e madhe e atyre që dolën në pension këtë vit morën pagesa të pjesshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se në gjysmën e parë të vitit aktual, 491,504 persona morën pensione pleqërie, nga të cilët rreth 50% morën pagesa jo të plota.

Përqindja e personave që nuk plotësojnë kriteret për pagesë të plotë po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% më 2021.

Duke nisur nga tetori i këtij viti hyn në fuqi indeksimi i pensioneve me rreth 8.6%. Pensioni mesatar do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë se rritja bëhet mbi një indeks inflacioni që ka objektiv vetëm pensionistët dhe jo treguesin zyrtar të inflacionit.

Zoti Hado tha se, në bazë të një vendimi qeverie, të vitit 2017, INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 grupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi. Në periudhën qershor 2022 – qershor 2023, inflacioni mesatar i pensionistëve ishte 8.6%, ndërsa treguesi zyrtar 6.9%.

Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme se në popullsinë e përgjithshme, tha z. Hado.

Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore, 41.3% shkojnë për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension, pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve mujore.

Z. Hado pohon se duhen vënë në lëvizje mekanizma të tjerë që të ruajnë qëndrueshmërinë në pagesat e pensioneve. Reforma në shtyllën e dytë të pensioneve, si ulja e informalitetit në tregun e punës dhe stimuj për rritjen e numrit të lindjeve.

Ekspertë të tjerë sugjerojnë disa masa, të cilat mund të mbrojnë sadopak pensionistët. Selami Xhepa, doktor i shkencave ekonomike, këshilloi indeksim me fasha sipas nivelit të të ardhurave të pensionistëve.

“Mendoj se në skemën aktuale të pensioneve, duhen bërë indeksime të përvitshme, sipas fashës së pensioneve, duke përdorur një koeficient më të lartë indeksimi për pensionet nën mesatare dhe më të ulët për pensionet e larta. P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit.

Eksperti fiskal, Eduart Gjokutaj, thotë se, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale, ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Nga njëra anë, lufta ndaj informalitetit dhe nga ana tjetër, lehtësitë fiskale me taksat dhe stimujt e tjerë financiarë (subvencionet, kontributet përkatëse) janë një pjesë e rëndësishme e përzierjes së politikave për zhvillimin e pensioneve profesionale dhe personale, shtoi ai.

Shqipëria, pensione 50% më të ulëta se mesatarja rajonale

Qeveritë në të gjithë botën, sidomos pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë, janë duke forcuar masat për mbrojtjen e shtresave vulnerabël të shoqërisë. Pensionet dhe stimujt ndaj tyre kanë qenë në fokus. Vendet e rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali Zi rritën ndjeshëm përfitimet e pensionistëve vitin e fundit.

Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro, pas një rritje me dy raunde në nëntor 2022 dhe janar 2023 me një total 20%. Gjithashtu, qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në 361 euro më 2023, duke u rritur me rreth 60 euro në harkun kohor të një viti.

Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023. Pensionet në Bosnjë u rritën dy herë në gjysmën e parë të vitit 2023 me rreth 16%, një herë në janar dhe më pas në prill. Një rritje tjetër prej 5% do të hyjë në fuqi për pensionet e ulëta në nëntor të vitit 2023.

Pensionet në Bosnjë janë rritur me rreth 30% në krahasim me fundin e vitit 2021. Në një vit, Bosnja ka aplikuar pesë indeksime, sipas njoftimit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në Maqedoninë e Veriut, pensionet u rritën mesatarisht me 9% këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë, prej të cilëve rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët 200 euro.

Në Shqipëri, pensioni mesatar arriti në 17,300 lekë në 6-mujorin e parë 2023, ose 164 euro. Të dhënat krahasuese tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë. Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.

Rritet pabarazia, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensioni mesatar ishte vetëm sa 25.5% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport më 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52 dhe 41% në vitin 2018.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore. Pas një dekade anemike, pagat kanë nisur të lëvizin, ndonëse jo me ritme të larta.

Në fund të qershorit 2023, paga mesatare në shkallë vendi ishte 30% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë në 67,805 lekë. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 17,306 lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, me zgjerim vetëm 6%

Diferenca ndërmjet pensionit dhe pagës mesatare është edhe më e thellë për fshatin. Në vitin 2022, pensioni mesatar në fshat ishte 10,349 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo shumë ishte vetëm sa 16.7% e pagës bruto në të njëjtën periudhë.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar pritet të thellohet edhe më shumë këtë vit, pasi qeveria po rrit pagat për administratën publike, me qëllim dyfishimin e tyre në dy vitet në vijim, teksa për pensionet parashikohet vetëm indeksim. Për këtë vit pritet një indeksim muajin që vjen, me 8.6%.

 

Plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni

Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 491,504 përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 243,296 mijë morën pagesa të pjesshme.

Pensionet e reja që u lidhën këtë 6-mujor ishin mesatarisht 15,325 lekë, shumë kjo 11% më e ulët se pensioni mesatar. Kostot e jetesës po rriten me shpejtësi nga viti në vit, teksa pensionet e reja po rezultojnë me ulje.

Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 shënoi rritje vjetore me 4.6%, por numri i pensioneve të pjesshme u shtua me 12%.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat, të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Kjo do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore, ata duhet të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.

Në njërën anë, rritja e numrit të pensionistëve me pagesë të pjesshme ka lehtësuar skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër, po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.

Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti.

Ekspertët shpjegojnë se një masë e madhe e pensionistëve që hyjnë rishtas në skemë kanë punuar në të zezë dhe nuk plotësojnë kushtet për pension të plotë. Këtë ecuri e tregon edhe mosha mesatare e viteve të punës për pensionistë që dalin rishtas.

Ekspertët pohojnë se pensionet e reja kanë nisur të reflektojnë problematikën e tranzicionit, sidomos punës në të zezë. Personat, që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014.

Por, personat që nuk kanë paguar kontribute, duket se do të vuajnë pasojat gjatë pensionimit, pasi pagesat me reformën e re të pensioneve, që nisi të zbatohet pas vitit 2014, bëhen në bazë të kontributeve.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë, me 6.7 USD në ditë, rreth 201 USD në muaj. Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj, ose 90% e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj, ose 52% e kufirit të varfërisë.

Zgjidhjet për daljen nga situata

Situata financiare e pensionistëve kërkon zgjidhje afatshkurtra, që kanë të bëjnë me përmirësimin e pagesave të pensionistëve aktualë dhe zgjidhje afatgjata, që krijojnë mundësi për zgjidhje të qëndrueshme, për ata që punojnë, por dhe dalin në pension pas 20 vitesh.

Për zgjidhjet afatshkurta, Selami Xhepa këshillon indeksimin me fasha të pensionistëve.

P.sh., pensionet që janë nën 44% të pagës mesatare (sa shkalla aktuale e zëvendësimit të pensionit), të indeksohen me një koeficient dy herë më të lartë se koeficienti mesatar i indeksimit; pensionet që qëndrojnë në intervalin nga 44% deri në 55%, të indeksohen me një koeficient sa koeficienti mesatar i indeksimit, ato të fashës 55-75% të indeksohen me një koeficient pak më të ulët dhe ata me pensione mbi 75% të pagës mesatare, mund të mos indeksohen për një periudhë kohe deri sa të zbuten pabarazitë e larta midis grupeve të pensionistëve, sugjeroi Xhepa.

Në Shqipëri, pagesat e pensioneve dominohen nga skema publike pasi ende ka një numër të kufizuar personash që kontribuojnë në skemat private të pensioneve, në mënyrë që të marrin pagesa më të larta në pleqëri, ashtu siç ndodh aktualisht në vendet e zhvilluara.

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, në një studim të posaçëm për Shqipërinë, ka shqyrtuar disa variante që mund të sjellin të ardhura për pensionistët. ILO sugjeron luftën ndaj informalitetit, sidomos në sektorin e vetëpunësimit.

Të dhënat tregojnë se punësimi informal në aktivitetin jobujqësor është 29.4%, sipas INSTAT. Sipas gjinisë, përqindja është më e lartë për meshkujt në krahasim me femrat, përkatësisht 34.7% dhe 21.5%. Të dhënat tregojnë se vetëm 60% e popullsisë së punësuar shqiptare mbulohet me sigurime shoqërore.

ILO llogarit se potencialisht, mbulimi i plotë me sigurime shoqërore (përfshirë sigurimet shëndetësore) do të gjeneronte një shtesë 5.8% të PBB, një shumë e përafërt me 1 miliard euro. Nëse informaliteti në punësim reduktohet me 50%, atëherë rreth 500 milionë euro do të shtoheshin në të ardhurat nga sigurimet.

Eksperti Gjokutaj sheh me rëndësi diversifikimin e përfitimeve të pensioneve, duke nxitur përveç pensioneve profesionale edhe ato private, veçanërisht te të vetëpunësuarit dhe profesionistët e lirë. Përpjekjet për të rritur kontributet e këtyre të fundit, në përputhje me të ardhurat e tyre, nuk gjetën favore disa vite më parë.

Sipas tij, qeveria mund të prezantojë një skemë profesionale ku të gjithë të vetëpunësuarit janë anëtarë të paracaktuar, përveç rasteve kur ata tërhiqen. Për të nxitur marrjen e pensioneve private, qeveria mund të heqë tatimin mbi të ardhurat që paguhet për kontributet në fondet e pensioneve private.

Ekspertët pohojnë se ka ardhur koha për Kolonën e Dytë të pensioneve. Elvis Ponari, drejtor ekzekutiv i shoqërisë administruese “Sigal Life Uniqa Group Austria”, ka thënë më herët për “Monitor” se nëse do të ngrihej një Kolonë e Dytë, njerëzit do të bëheshin më të vetëdijshëm lidhur me përfitimet e pensioneve private.

Sipas tij, kjo do të lehtësonte Kolonën e Tretë, që ka si qëllim shtimin e mëtejshëm të përfitimeve.

Kolona e Dytë është sigurimi i pensionit nga punësimi me financim kapital, ku çdo i siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh.

Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave të siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësimi me financim kapital.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë i ulët.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat mbetet në afërsisht 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, gjë që tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve. /Monitor

Video/ Shkelmojnë derën e urgjencës, qytetarët tentojnë të shpëtojnë shqiptarin që u vra në Ekuador

Janë publikuar pamjet e momentit kur qytetarët kanë tentuar të shpëtojnë shqiptarin, Arjanit Rizaj, i cili u vra në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme, pranë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil, Ekuador.

Viktima u qëllua të paktën tetë herë nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me motoçikletë.

53-vjeçarit iu bë atentat në automjet, të cilin e kishte parkuar pranë spitalit pasi kishte shtruar vjehrrin në urgjencë dhe po priste partneren e tij.

Dëshmitarët në vendgjarje i kanë dhënë ndihmën e parë duke tentuar ta shpëtojnë. Ata kanë dërguar shqiptarin e plagosur tek dera e urgjencës, që ishte pak metra larg vendgjarjes, por stafi nuk i janë përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Në pamje Arjanit Rizaj i plagosur shihet teksa mbahet në dysheme nga një qytetar ndërsa të tjerë shkelmojnë derën dhe e godasin që mjekët ta hapin.

Por stafi mjekësor hapi derën e urgjencës vetëm pasi mbërriti policia, por nuk e pranuan të plagosurin brenda dhe u dërgua në një spital tjetër aty pranë, por pas disa minutash shqiptari i’u “dorëzua” plagëve të marra.

 

Guayaquil , se confirma que el ciudadano que murió tras ser víctima de sicarios en los exteriores del hospital Luis Vernaza era de nacionalidad Albanesa .. pic.twitter.com/hRUxuwN372

— Noticias Virales (@NotiViralesEc) November 10, 2023

Gruaja e viktimës ka deklaruar se Arjanit Rizaj ishte pa dokumente, ndaj ai nuk punonte. Ajo tregoi se i dërgonin para familjarët e tij nga Shqipëria dhe Kanadaja.

Sipas gazetës, El Universo 53-vjeçari shqiptar kishte kartë identiteti ekuadoriane.

Arrestimi i Dritan Rexhepit

Vrasja e 53-vjeçarit vjen pas arrestimit të lordit të drogës në Ekuador, Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në një vilë në Beylikduzu të Stambollit më 8 nëntor.

Mësohet se pas marrjes në pyetje në komisariat, ai është dorëzuar ditën e djeshme (9 nëntor) nga policia në Drejtorinë e Administratës së Emigracionit për t’u ekstraduar në Shqipëri në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku fshihej bosi i drogës, u sekuestruan një armë pa leje e mbyllur në një kasafortë çeliku, fishekë, një orë floriri, bizhuteri dhe një sasi e madhe parash.

Nga ana tjetër po hetohen lidhjet në Turqi të kreut të kartelit, i cili u zbulua se kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të lëshuar në emër të “Benjamin Omar Perez Garcia”.

Kush është Dritan Rexhepi

Trafikanti shqiptar i drogës Ditran Rexhepi është drejtuesi i kartelit Kompanio Bello. Ai ishte i ndaluar në Ekuador që nga viti 2014, por mori një përfitim burgu që e lejoi të lirohej. Që nga viti 2022, vendndodhja e tij nuk dihej.

Ali Yerlikaya, ministri turk, konfirmoi arrestimin si pjesë e një operacioni të kryer në Stamboll që përfshinte autoritetet italiane dhe shqiptare.

Rexhepi mbahej në burgun e Latacunga, por në vitin 2021 ai u lirua pa mbaruar vitet e dënimit. Ai duhej të paraqitej tek autoritet çdo 15 ditë, por me sa duket dikush tjetër i firmoste të dhënat për të.

Ish-ligjvënësi Fernando Villavicencio, i cili u vra gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, denoncoi në atë kohë se kishte parregullsi në rastin Rexhepi.

Ai ka bërë denoncim ndaj zyrtarëve të SNAI, subjektit përgjegjës për burgjet, për të hetuar regjistrimin e firmave. Supozohej se firmat e nënshkruara nga Dritan Rexhepi kishin mospërputhje dhe parregullsi.

Por tashmë dyshohet se lordi i drogës ishte larguar nga Ekuadori pas lirimit që në vitin 2022.

I ati vdiq 5 muaj më parë, Agron Llakaj prek me fjalët: Lotët më mbuluan babë

Aktori i njohur, Agron Llakaj ka prekur me fjalët kushtuar babait të tij të ndjerë, i cili u nda nga jeta 5 muaj më parë.

Ai u shpreh se për herë të parë ka luajtur në skenë personazhin e Xha Temes dhe gjatë aktrimit mbante veshur kapelen, shallin dhe tespijet e tij.

Agron Llakaj shkruan se e mbuluan lotët kur të gjithë i thanë se “sa bukur duket xha Temja sot”. Aktori me fjalët prekëse drejtuar të atit, shprehet se i mungon shumë.

Postimi i plotë:

Plot 5 muaj pas largimit tend bab i dashur, per here te pare luajta Xha Temen…,kapelen tende, shallin tend dhe tespiet e tua, i bera pjese te veshjes se personazhit dhe te gjithe me thane-“ sa i bukur xha Temja sot?!”…,

e lotet me mbuluan bab…,por u lumturova qe te kisha me vete…,ahhh sa me mungon mor babi im i mire ?! M’a lodhe syrin duke pritur te zësh qoshen e divanit ku rrije….

“S’jetoj dot pa dashuri”- Egli Tako mes lotësh rrëfen si e pritën prindërit ndarjen nga Olsi Bylyku

Këngëtarja Egli Tako ka rrëfyer se si e pritën prindërit e saj ndarjen nga aktori, Olsi Bylyku. E përlotur, ajo u shpreh e vetmja që e kuptoi ne momentin kur mori vendimin të ndahej ishte motra e saj.

Ndërsa shtoi se prindërit e kanë pak të vështirë adoptimin me kohën tonë dhe se presin të falësh apo tolerosh gjëra, duke nënkuptuar se nuk e kanë mbështetur vendimin e saj për ti dhënë fund romanës me Olsi Bylykun, i cili tashmë është në një romancë tjetër.

“Ndonjëherë prindërit janë më racional dhe presin të falësh apo tolerosh gjëra sepse ashtu janë rritur, ashtu janë mësuar. E kanë pak të vështirë adoptimin me kohën tonë kur themi se “Nuk vë më njeri para vetes sime”.

Ata janë mësuar të sakrifikojnë çdo gjë dhe të ishin të gatshëm të jetonin në një familje të shkatërruar vetëm për një fasadë. Prindërit e mi janë goxha të rinj në mentalitet por ngelen një brez tjetër. Dhe motra është e vetmja nga familja që më kupton fare mirë kur bëhet fjalë për shumë gjëra, për shumë zgjedhje, vendime, ndjesi që përjetoj”, tha ajo e ftuar në “Një gotë Rose”.

E pyetur nëse është e gatshme të zgjojë dashurinë, ajo tha: “Patjetër që po. Unë nuk e kam vënë asnjëherë dashurinë në gjumë. Unë nuk jetoj dot pa dashuri. Se në çfarë aspekti e marrin njerëzit nuk e di. Unë flas në çdo aspekt”.

Dinamika/ U vra në Ekuador pas arrestimit të lordit të drogës, Dritan Rexhepi, kush është shqiptari

Arjanit Rizaj është 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes (9 nëntor) në parkingun e urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil.

Ai u vra në një atentat mafioz nga dy persona që udhëtonin me motoçikletë dhe pasi kanë kryer ekzekutimin me të njëjtin mjet me të cilin kishin mbërritur në vendngjarje.

Vrasja e 53-vjeçarit vjen pas arrestimit të lordit të drogës në Ekuador, Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në një vilë në Beylikduzu të Stambollit më 8 nëntor.

Mësohet se pas marrjes në pyetje në komisariat, ai është dorëzuar ditën e djeshme (9 nëntor) nga policia në Drejtorinë e Administratës së Emigracionit për t’u ekstraduar në Shqipëri në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku fshihej bosi i drogës, u sekuestruan një armë pa leje e mbyllur në një kasafortë çeliku, fishekë, një orë floriri, bizhuteri dhe një sasi e madhe parash.

Nga ana tjetër po hetohen lidhjet në Turqi të kreut të kartelit, i cili u zbulua se kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të lëshuar në emër të “Benjamin Omar Perez Garcia”.

Vrasja e 53-vjeçarit

Arjanit Rizaj ndodhej në parkingun e spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil, kur dy persona me motor i janë afruar makinës së tij dhe e kanë qëlluar tetë herë.

Sipas dëshmitarëve, shqiptari ndodhej brenda automjetit duke pushuar, kur në parking ka mbërritur një motoçikletë e bardhë me dy persona dhe i është afruar makinës së Arjanitit.

Ata dëgjuan një breshëri të shtëna armësh dhe më pas panë motoçikletën duke u larguar me shpejtësi.

Bashkëshortja e viktimës ndodhej pak metra më tutje, në hyrje të spitalit, pasi aty është shtruar babai i saj.

Viktima  po shoqëronte partneren e tij kur iu bë atentati mafioz./Zoom.al