zoom

Aktualitet

Video/ Shkelmojnë derën e urgjencës, qytetarët tentojnë të shpëtojnë shqiptarin që u vra në Ekuador

Janë publikuar pamjet e momentit kur qytetarët kanë tentuar të shpëtojnë shqiptarin, Arjanit Rizaj, i cili u vra në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme, pranë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil, Ekuador.

Viktima u qëllua të paktën tetë herë nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me motoçikletë.

53-vjeçarit iu bë atentat në automjet, të cilin e kishte parkuar pranë spitalit pasi kishte shtruar vjehrrin në urgjencë dhe po priste partneren e tij.

Dëshmitarët në vendgjarje i kanë dhënë ndihmën e parë duke tentuar ta shpëtojnë. Ata kanë dërguar shqiptarin e plagosur tek dera e urgjencës, që ishte pak metra larg vendgjarjes, por stafi nuk i janë përgjigjur thirrjes së tyre për ndihmë.

Në pamje Arjanit Rizaj i plagosur shihet teksa mbahet në dysheme nga një qytetar ndërsa të tjerë shkelmojnë derën dhe e godasin që mjekët ta hapin.

Por stafi mjekësor hapi derën e urgjencës vetëm pasi mbërriti policia, por nuk e pranuan të plagosurin brenda dhe u dërgua në një spital tjetër aty pranë, por pas disa minutash shqiptari i’u “dorëzua” plagëve të marra.

 

Gruaja e viktimës ka deklaruar se Arjanit Rizaj ishte pa dokumente, ndaj ai nuk punonte. Ajo tregoi se i dërgonin para familjarët e tij nga Shqipëria dhe Kanadaja.

Sipas gazetës, El Universo 53-vjeçari shqiptar kishte kartë identiteti ekuadoriane.

Arrestimi i Dritan Rexhepit

Vrasja e 53-vjeçarit vjen pas arrestimit të lordit të drogës në Ekuador, Dritan Rexhepi, i cili u arrestua në një vilë në Beylikduzu të Stambollit më 8 nëntor.

Mësohet se pas marrjes në pyetje në komisariat, ai është dorëzuar ditën e djeshme (9 nëntor) nga policia në Drejtorinë e Administratës së Emigracionit për t’u ekstraduar në Shqipëri në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku fshihej bosi i drogës, u sekuestruan një armë pa leje e mbyllur në një kasafortë çeliku, fishekë, një orë floriri, bizhuteri dhe një sasi e madhe parash.

Nga ana tjetër po hetohen lidhjet në Turqi të kreut të kartelit, i cili u zbulua se kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të lëshuar në emër të “Benjamin Omar Perez Garcia”.

Kush është Dritan Rexhepi

Trafikanti shqiptar i drogës Ditran Rexhepi është drejtuesi i kartelit Kompanio Bello. Ai ishte i ndaluar në Ekuador që nga viti 2014, por mori një përfitim burgu që e lejoi të lirohej. Që nga viti 2022, vendndodhja e tij nuk dihej.

Ali Yerlikaya, ministri turk, konfirmoi arrestimin si pjesë e një operacioni të kryer në Stamboll që përfshinte autoritetet italiane dhe shqiptare.

Rexhepi mbahej në burgun e Latacunga, por në vitin 2021 ai u lirua pa mbaruar vitet e dënimit. Ai duhej të paraqitej tek autoritet çdo 15 ditë, por me sa duket dikush tjetër i firmoste të dhënat për të.

Ish-ligjvënësi Fernando Villavicencio, i cili u vra gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, denoncoi në atë kohë se kishte parregullsi në rastin Rexhepi.

Ai ka bërë denoncim ndaj zyrtarëve të SNAI, subjektit përgjegjës për burgjet, për të hetuar regjistrimin e firmave. Supozohej se firmat e nënshkruara nga Dritan Rexhepi kishin mospërputhje dhe parregullsi.

Por tashmë dyshohet se lordi i drogës ishte larguar nga Ekuadori pas lirimit që në vitin 2022.