zoom

Day Archive100 kutitë e fundit të Tiranës, ja rezultatet e deritanishme. Qori mund Bejkon

Edhe 100 kuti mbeten për t’u numëruar për të nxjerrë përfundimisht kryebashkiakun e ri të Tiranës, që me shumë mundësi do të jetë po i vjetri.

Erjon Veliaj është rreth 50 mijë vota para demokratit Belind Këlliçi, në një raport 54 me 35%.

Ndërkohë lufta e PD-së, duket se është me Arlind Qorin, i cili ka 4.8% te votave dhe Bejko 4.3%.

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 842 prej tyre.

 

Fotot/ Tragjedia shqiptare në Itali, Tefta Malaj në karrocë me rrota në funeralin e Xhesikës

“Dashuria për nënën të shtyu ta mbroje me trupin tënd dhe ti, si Jezusi, dhe jetën tënde për të, nga dashuria”. “E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit me atë gjestin tënd”.

Kështu u shpreh Don Renato Borrelli, famullitar i kishës Divine Worker të Torremaggiores, në zonën e Foggia-s, në predikimin për funeralin e Xhesika Malajt, 16-vjeçares shqiptare të vrarë me gjashtë goditje me thikë nga babai i saj, Taulant Malaj.

Ky i fundit, është përgjegjës edhe për vrasjen e fqinjit të tij, Massimo De Santis dhe plagosjen e gruas së tij, Tefta për arsye xhelozie, e cila mbijetoi falë ndërhyrjes së vajzës së saj Xhesikës, e cila u përpoq ta mbronte.

Famullitari më pas shtoi: “Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë”.

Xhesika u dërgua në kishë me një arkivol të bardhë rreth orës 10:00 të kësaj të hëne dhe pak pas arkivolit mbërriti me karrocë me rrota edhe nëna e së resë, Tefta Malaj.

Gruaja është shtruar në spital në Poliklinikën e Foggia-s për plagët e shkaktuara nga goditjet e burrit të saj dhe u largua për disa orë për t’i dhënë lamtumirën vajzës së saj.

Para kishës ishin mbledhur disa të rinj, mes tyre janë edhe nxënësit e gjimnazit klasik “Fiani-Leccisotti” dhe në veçanti ata të vitit të tretë, të klasës që frekuentonte Xhesika.

Të pranishëm ishin edhe disa mësues të institutit dhe drejtuesja Carmine Collina. Ishte edhe kryetari i Bashkisë së Torremaggiores, Emilio Di Pumpo, i cili ka shpallur zi për qytetin sot.

Në fund të ceremonisë së varrimit, një nga shoqet e saj lexoi një letër me disa pasazhe mjaft zemërthyese: “Ato thonjtë e gjatë që keni mbajtur gjithmonë i keni nxjerrë për të mbrojtur nënën tuaj të dashur”, është një nga shumë. “Mungon e qeshura juaj kumbuese që është ngjitëse”, kujtojnë shokët e klasës. “Në klasën tonë – thotë një shok klase – dielli nuk ka dështuar kurrë, edhe në stuhi. Por tani mbretëron heshtja”. Dalja e arkivolit nga kisha u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe lëshimin e balonave kuq e bardhë dhe me shkrimin Xhesika, ndërsa nëna Tefta përkëdhelte arkivolin e bardhë të së bijës.

Ndërkohë, në funksion të daljes së saj nga spitali, avokati që asiston gruan, Michele Sodrio, i ka paraqitur një kërkesë për ndihmë kryetarit të bashkisë Pumpo për ndryshim adrese: gruaja, pasi të dalë nga spitali, nuk dëshiron të kthehet të jetojë në shtëpinë ku ka ndodhur tragjedia.

“Për momentin angazhimi im ka për qëllim që nëna dhe fëmija i saj 5-vjeçar, që shpresoj të gjejnë ndihmë nga institucionet, të akomodohen në një vend të ndryshëm nga ai i ngjarjes. Edhe këtu do të shohim nëse fjalët do të pasohen nga veprat”, tha avokati Sodrio.

“Gjithashtu jam mjaft i bindur, – vijon ai, – që për rrethana që nuk mund t’i zbuloj për momentin, edhe vrasja e Xhesikës nuk ishte aspak një i ashtuquajtur gabim, por është kërkuar nga Taulanti, i cili urrente edhe vajzën e tij”.

Sipas asaj që Tefta ka deklaruar në media dhe u përsërit para hetuesve, 45-vjeçari dyshohet se ka abuzuar me vajzën dhe për këtë arsye në shtëpinë e familjes ishin vendosur kamera.

Këto janë kamerat që kanë kapur momentet e vrasjes së 16-vjeçares dhe plagosjes së nënës së saj, pamjet e të cilave janë sekuestruar nga prokurori i Foggia-s ditën e seancës për të vërtetuar ndalimin e vrasësit.

Shtyn fjalimin e fitores, Rama largohet nga Shqipëria pas triumfit në zgjedhjet lokale

Kryeministri Edi Rama do të largohet nga Shqipëria pas triumfit me mbi 50 bashki në zgjedhjet lokoale të 14 Majit dhe nuk do të mundë ta mbajë dot ditën e nesërme fjalimin e fitores.

Ai pritet të niset drejt Islandës për të marrë pjesë në një forum, e do të kthehet të mërkurën pasdite.

Për këtë arsye, fjalimi i Ramës të pritet të jetë pas kthimit të tij nga Islanda dhe sipas tij do të nisë nga qyteti i Shkodrës.

Rama sulmon Celibashin: Dështim spektakolar! Hodhi miliona euro. Nuk do e lëmë me kaq

Dështim spektakolar i KQZ-së e quajti kryeministri Edi Rama atë që ndodhi dje me pajisjet elektronike në qendrat e votimit.

“Njerëzit prisnin në radhë që në pikë të mëngjesit për të votuar. KQZ-ja është specifkisht për atë ditë. Është defekt i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm, por ne nuk do ta lëmë me kaq. Miliona euro që hidheshin me arka në kamion, skena të tmerrshme.”, tha Rama live për gazetarët.

Fushata tallava: Këtë herë kërceu Rama për ne, zgjedhjet e tjera do të kërcejmë ne për Ramën!

Aktivisti politik skocez Andre Fletcher dikur thërriste “Më lini të ofroj këngët që pëlqejnë një kombi edhe nuk ka më asnjë rëndësi se   kush do i shkruaj  ligjet e tij.

Fushata e Partisë Socialiste ofroi argëtim më shumë sesa informacion mbi një program politik. Videot e shpërndara ishin spektakël liturgjik i shkrirjes së udhëheqësit  me “popullit”, ku udhëheqësi kërcënte ndërsa turma këndonte . Këto lloj shfaqjesh, nuk janë të reja në populizmin bashkëkohor. Në librin e tij “Populisms: A Quick Immersion” Carlos de la Torre, profesor i sociologjisë në Universitetin e Kentakit, shpjegon se një nga aftësitë e  populizmit është të mjegullojë kufirin midis politikës dhe argëtimit.

Duke ofruar kënaqësi muzikore me të cilën njerëzit janë mësuar edhe pëlqejnë, megjithëse shumë analistë këngën e zgjedhur e komentuan si “degradim të shijeve muzikore të liderit”, Partia Socialiste  tentonte ” të thyente” kufijtë midis njerëzve të pushteshëm edhe njerëzve të zakonshëm.

Pra, kërcimi edhe muzika u përdoren si një strategji legjitimimi politik që synoi të ndikonte tek njerëzit duke i unifikuar ata psikologjikisht. E pra qëllimi i fushatës së Partisë Socialiste nuk ishte të modifikonte idetë, apo të transformonte opinionet, përkundrazi qëllimi ishte hipnotizues. Thjesht të nxiste besimin emocional. Për më tepër, kur kemi të bëjmë me një elektorat të varfër të keqarsimuar të pafatë për të lidhjen midis shkaqeve dhe pasojave, nxitja  emocionale është rruga më e shkurtër për arritjen e qëllimeve, një prej të cilave ishte pjesëmarrja e ulët !

Njerzit që ndjekin zgjedhjet në Shqipëri e dinë që nëse pjesmarrja është e ulët, nën 47%  rezultati është në favor të partisë në pushtet. Psikologu BF Skinner e thotë  që “kur mundësia që vota e një njëriu të jetë vendimtare në votime apo te ndikojë në jetën e tij, është më e ulët se mundësia që ai të pësojë aksident rrugës për në qendrën e votimit, njerëzit preferojnë të mos dalin në votime”.

Që ndryshimi të ndodhte përtej pakënaqesisë me situatën duhet që të plotesoheshin njeherazi 2 kushte të tjera, duhet të kishte një vizion të qartë edhe të ndryshëm nga i më parëshmi, edhe hapat e parë drejt një të ardhmeje ndryshe duhet të ishin të qartë. Këto dy variabla nuk plotësoheshin nga opozita. Madje edhe mbrojtësit më të zjarrtë të ndryshimit kishin vetëm një argument të qendrueshëm, nevojën për rotacionin. Por rotacioni përse  nuk i nxjerr njerëzit në votime.

Kënga “ta hangsha zemrën ” padyshim nuk do ti çonte njerëzit në votime, kjo nuk ndodhi as në bastione socialiste si Vlora  por  fundja qëllimi i PS nuk ishte rritja e pjesëmarrjes, përkundrazi.

Por as shërbimet falas edhe taksat e ulta nuk i çojnë shqiptarët të cilët jetuan 50 vjet në shtëpi falas edhe nuk paguan taksa, drejt kutive të votimit. Ndërkohë ka ardhur koha të pranohet ajo që tregojnë studimet, se fushatat negative i mbajnë votuesit jopartiak larg kutive të votimit, këtu nuk bën përjashtim as votuesi shqiptar. Edhe opozita që të fitonte e kishte të domosdoshme pjesëmarrjen.

Megjithë premtimet parazgjedhore opozitare se do të mbrohet çdo votë, opozita do të kryjë ritualin e ankimimit publik e institucional poszgjedhor 30 vjeçar të  vjedhjes së votave, të blerjes së tyre, i cili i ka shërbyer vetëm kalimit nga beteja në betejë pa fitore, (kjo është fitorja e 8 për Ramën). Mospranimi i humbjes që për mendimin tim qëndron tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, por kërkimi i fajit tek vjedhja edhe blerja ka legjitimuar drejtusit e konsumuar partiak.  Opozita ka nevojë për një drejtim krejt të ri në figura edhe qasje, ndryshe fushatën tjeter nuk do kërcejë Rama për tu argëtuar ne, por do të kërcejmë ne për të argëtuar Ramën.

 

Rifreskimi i fundit i votave, përfundon numërimi në 54 bashki. Ja rezultatet

Ndërkohë që ka kaluar pak më shumë se 24 orë që nga mbyllja e procesit të votimit, procesi i numërimit të votave vijon në 7 bashki.

Deri tani kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë arritur të fitojnë vetëm 7 bashki, Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz, Kavajë dhe Mirditë.

Ndërkohë bashkitë ku procesi i numërimit vijon ende janë Tiranë, Durrës, Kavajë, Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë dhe Dibër

REZULTATI NË BASHKITË KU KA PËRFUNDUAR NUMËRIMI

 

KAMËZ

Rakip Bajram Suli PS, 27856 vota- 60.35 %

Bilbil Bajraktari PD, 1995 vota- 4.32 %

Arjan Hoxha BF, 16306 vota- 35.33 %

VORË

Blerim Shera PS, 9638 vota- 73.52 %

Indrit Hoxha BF, 3471 vota- 26.48 %

ELBASAN

Gledian Llatja PS, 35061 vota 56.19 %

Luçiano Boçi BF, 27340 vota, 43.81 %

PUSTEC

Pandi Jani BF, 741 vota 35.05 %

Pali Kolefski PS, 1373 vota 64.95 %

KOLONJË

Erion Isai, PS, 3873 vota 64.28 %

Et’hem Lumani BF, 2152 vota 35.72 %

LIBRAZHD

Mariglen Disha PS, 10364 vota 74.45 %

Shefki Çota BF, 3557 vota 25.55 %

DROPULL

Thanas Maneka BF, 679 vota 14.87 %

Dhimitraq Toli PS, 3709 vota 81.25 %

Kosta Garo, Thurje, 177 vota 3.88 %

TROPOJË

Besnik Dushaj BF, 4876 vota 48.75 %

Rexhe Byberi PS, 5126 vota 51.25 %

ROSKOVEC

Erdit Hazizaj BF, 5454 vota, 47.48 %

Majlinda Bufi, PS, 6033 vota, 52.52 %

PEQIN

Mustafa Pashja BF, 4677 vota 42.22 %

Bukurosh Maçi PS, 57.78 %

PËRMET

Edmond Komino BF, 1178 vota 23.44 %

Alma Hoxha PS, 3847 vota 76.56 %

BULQIZË

Defrim Fiku BF, 5514 vota, 39.73 %

Festime Mjeshtri PS, 8364 vota, 60.27 %

SARANDË

Skënder Muço PD, 669 vota 4.44 %

Ardit Çikuli BF, 5017 vota 33.28 %

Oltion Çaçi PS, 7909 vota 52.46 %

Gjergji Mërkuri, 1480 vota 9.82 %

LUSHNJE

Eriselda Sefa PS, 22402 vota 62.64 %

Eduart Sharka BF, 13362 vota 37.36 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

PUKË

Rrok Ndrec Dodaj BF, 3480 vota 58.13 %

Gjon Gjonaj PS, 2507 vota 41.87 %

HAS

Miftar Dauti, 4345 vota 55.98 %

Beqir Mulaj, 3417 vota 44.02 %

MEMALIAJ

Gjolek Guci, 2701 vota 47.25 %

Albert Malaj, 3016 vota 52.75 %

HIMARË

Jorgo Goro BF, 3818 vota 49.88 %

Alfred Beleri PS, 3837 vota 50.12 %

MAT

Skënder Gjuci BF, 4370 vota 33.89 %

Agron Malaj PS, 8525 vota, 66.11 %

BELSH

Arif Tafani PS, 4536 vota 50.23 %

Bedri Qypi BF, 4495 vota 49.77 %

PATOS

Fation Duro PS, 8120 vota 70.50 %

Pranvera Rizaj PD, 740 vota 6.43 %

Sofije Alushaj, BF, 2657 vota 23.07 %

SKRAPAR

Euglen Mustafallari BF, 2733 vota, 44.16 %

Adriatik Mema PS, 3456 vota 55.84 %

LIBOHOVË

Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64 %

Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %

KLOS

Valbona Kola PS, 4466 vota 56.07 %

Bedri Hoxha BF, 3499 vota, 43.93 %

KËLCYRË

Klement Ndoni PS, 2018 vota, 49.33 %

Adriatik Spahiu, PS, 137 vota, 3.35 %

Arjan Kasaj, BF 1936 vota 47.32 %

GRAMSH

Hasim Çekrezi BF, 5629 vota 47.33 %

Besion Ajazi PS, 6263 vota, 52.67 %

DELVINË

Ilir Mehmeti, BF, 1781 vota 36.36 %

Besmir Veli PS, 3117 vota 63.64 %

SELENICË

Nertil Bellaj PS, 5074 vota 59.01 %

Leonard Rakipaj BF, 3525 vota 40.99%

TEPELENË

Sokol Guga PD, 346 vota 7.00 %

Tërmet Peçi PS, 4088 vota, 82.67 %

Baftjar Imeri BF, 511 vota, 10.33 %

POLIÇAN

Florian Qama PD, 545 vota 11.44 %

Behar Xhaferaj BF, 461 vota, 9.68 %

Adriatik Zotkaj PS, 3756 vota, 78.87 %

DEVOLL

Eduard Duro PS, 8279 vota 51.15 %

Elvis Hajdërlli BF, 7827 vota 48.36 %

Çlirim Hoxha (Pavarur), 80 vota, 0.49 %

KORÇË

Ledina Alolli, 13631 vota 39.37 %

Sotiraq Filo, 20996 vota 60.63 %

KUÇOVË

Abedin Oruçi PEISH, 1099 vota 9.35 %

Admir Sinamati BF, 4927 vota 41.94 %

Ilirjan Halim Koxhaj PD  739 vota 5.33 %

CËRRIK

Servet Duzha BF, 3416 vota 28.80 %

Andis Salla PS, 8444 vota 71.20 %

KONISPOL

Ergest Ladimir Dule, PS, 2386 vota 54.67 %

Fatmir Sali Shero BF, 1978 vota 45.33 %

PRRENJAS

Nuri Belba PS, 6583 vota 62.65 %

Suzana Topi BF 3925 vota 37.35 %

VAU I DEJËS

Klomentina Drini PD, 847 vota 6.02 %

Kristian Shkreli PS 7823 vota 55.62 %

Zef Hila BF, 5396 vota 38.36 %

VLORË

Hysni Sharra BF, 11787 vota 29.45 %

Ermal Dredha PS, 28243 vota 70.55 %

LEZHË

Pjerin Ndreu PS, 18021 vota 52.75 %

Pashk Gjoni BF, 16140 vota 47.25 %

DIBËR

Ismail Uka, BF, 6432 vota 27.11 %

Naim Gazidede PD, 1236 vota 5.21 %

Rahim Spahiu PS, 16061vota 67.69 %

MALIQ

Alfred Gega BF, 6875 vota 33.62 %

Gëzim Topçiu PS, 13574 vota 66.38 %

BERAT

Zija Ismaili BF, 10394 vota 38.53 %

Ervin Demo PS, 16580 vota 61.47 %

DIMAL

Gentian Meçi BF, 1475 vota 12.99 %

Dritan Sula PD, 4105 vota, 36.15 %

Juliana Memaj, PS, 5774 vota 50.85 %

DIVJAKE

Josif Vangjel Gorrea PS, 9060 vota 57.80 %

Aurel Jemin Malko, 6614 vota 42.20 %

SHKODËR

Benet Beci PS, 34302 vota 60.20 %

Bardh Spahia, BF, 22678 39.80 %

Agron Kapllanaj, PD, 5450 vota 45.90 %

MALLAKASTER

Qerim Ismailaj i PS: 5967 vota 45.90 %

Agron Kapllanaj i PD: 5600 vota 48.42 %

Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë”: 724 vota 5.68 %

DURRËS

Emirana Sako PS, afro 48 mijë vota

Igli Cara BF, afro 38 mijë vota

GJIROKASTËR

Dorjan Lani BF, 4595 vota 29.48 %

Flamur Golemi PS, 10990 vota 70.52 %

Dështimi i Celibashit në zgjedhjet e 14 majit dhe dy arsye të thjeshta pse duhet të dorëhiqet

Kur ai doli live të votonte në pajisjet elektronike që kishte reklamuar gjatë në këto 2 vite dhe ato nuk rezultuan funksionale, Ilirjan Celibashit iu dha shenja e një oguri të zi…siç do të shkonte e gjithë dita e 14 majit për të.

Pajisjet e votimit elektronik rezultuan një dështim dhe as   nuk justifikuan dot paratë e dhëna për to. Të shitura në publik si mjete për parandalimin e manipulimit, teknologjia e KQZ-së u bë pengesë dhe bllokoi disa herë procesin e votimit në qindra qendra votimi.

Pajisjet, për të cilat u morë nga buxheti i shtetit rreth 30 mln euro. Shumë qendra patën probleme edhe me identifikimin elektronik…

Burime për Zoom.al nga ky institucion tregojnë se ato pajisje nuk janë hapur më që nga zgjedhjet e fundit dhe nuk janë mirëmbajtuar. Në pikëpyetje vihen edhe milionat e shpenzuara për “trajnim të punonjësve” që do të merreshin me ato pajisje.

Pika tjetër është akoma më absurde sa nis dhe bëhet qesharake. Në momentin e shkrimit të këtij artikulli (15 maj, ora 21:00), KQZ ka numëruar votat për 46 bashki, por ende nuk ka një shifër të saktë për pjesëmarrjen.

Gjatë gjithë procesit të votimit, KQZ ka raportuar shifra nga vetëm 2600 qendra votimit nga 5200 që ishin, me rreth 700 mijë votues. Treguesit i mungon një vlerë shumë e madhe dhe ky ngërç ka sjellë edhe keqinforimimin për pjesëmarrjen e ulët.

Dy argumentat më lart, përveç se kanë një dëm financiar në shpinë të shqiptarëve të cilët pritën me orë për të ushtruar të drejtën për të votuar, tregojnë dështimin e drejtuesit të këtij institucioni.

Lista mund të vazhdojë edhe me skandalin e votave elektronike që shkonin automatikisht për PS-në , apo tek tenderi miliona eurosh për bojën shenjuese të votuesëve që fshihej me letër.

Oguri i zi i Celibashit vazhdoi edhe me sulmet live nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe organizatorja e fushatës, Bora Muzhaqi, për keqmenaxhim të situatës.

Mesa duket është kohë që Celibashi të shkojë në shtëpi, pa votim elektronik, pa llogaridhënie se ku shkuan miliona eurot dhe me dështimin me vete!/Zoom.al

Përmbyset rezultati, Kavaja i kthehet demokratëve. Qosja shpall fitoren

Ndërkohë që vijon ende numërimi i kutive të votimit në Kavajë, kandidati i Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja ka shpallur fitoren. Rezultati është përmbysur ndjeshëm në kutitë e fundit, pasi në orët e para gjatë ditës, Kavaja po dominohej nga votat e socialistëve.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se fitorja është rezultat i faktit që Kavaja është e uritur për liri e demokraci.

Pak më parë Qosja u pa të festonte fitoren me simpatizantë në qytet.

“Kavaja është e uritur për liri e demokraci. Sot ishte dita e lirisë e demokracisë”, tha ai.

Mes akuzave për Inceneratorët dhe portin e Durrësit, Emiriana Sako merr përsëri bashkinë

Kandidatja socialiste për drejtimin e Durrësit, Emiriana Sako ka siguruar një mandat të dytë, me një diferencë prej 10 pikë përqindje nga kandidati demokrat Igli Cara.

Riemërimi i saj është një ndër pikëpyetjet e shumta të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh se ajo është përmenduar më shpesh për afera të pista se sa punë të pastra për qytetarët e Durrësit.

Opozita e ka denoncuar si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi Emiriana Sako i dha kompanisë së Klodian Zotos 10 milionë euro nga buxheti i bashkisë që drejton.

Në fillim të vitit 2022 durrsakët e panë qytetin e tyre të përmbytur nga plehrat. Zona e grumbullimit të mbetjeve në Porto Romano ishte e mbuluar vazhdimisht nga re të mëdha tymi me tonelata plehra që digjeshin papushim.

Duke shpallur gjendjen e emergjencës, Sako, pa tender, por me negocim, i dha kompanisë së inceneratorit të Tiranës 25 milionë euro, 15 prej të cilave vetëm për transportin.
“Ka shtuar sasinë e mbetjeve të Durrësit duke fryre faturën financiare nga 38.146 ton në vit, në 80.000 ton në vit”, denonconte në atë kohë opozita.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se organizmi dhe zbatimi i kësaj afere kriminale, nuk mund të ndodhte pa mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës”, vijonte denoncimi.

Pas plehrave, mediat e akuzuan edhe për vjedhje në një tender prej 7 milionë eurosh për kanalizimet. Edhe pas këtij tenderi, Durrësi përmbytet sa herë ka reshje.

Por qershia mbi tortë është projekti i Portit të Durrësit, një investim që do të arrijë në 2 miliardë euro, sipas premtimeve të biznesmenit arab Muhamet Alabbar.

Emiriana Sako ka firmën mbi planin e projektit më të përfolur në vend, siç e ka bërë të ditur kohë më parë Zoom.al. Sipas PDV-së (Planit të Detajuar Vendor), vetëm 5 përqind e ndërtimit janë për shërbime. Thënë më shkoqur, edhe pse thuhet që Marina do t’i shërbejë turizmit, PDV saktëson se vetëm 5 % e ndërtimeve dhe hapësirave janë për hotele e lokale në dobi të turizmit. Pjesa tjetër janë pallate banimi, të ndërtuara në 800 mijë m2 tokë shtetërore që Alabbar-it iu fal nga Edi Rama.

Për këtë të fundit, fitorja e Sakos duhet të ketë qenë një lehtësim i madh pas gjithë vëmendjes që ai i kushtoi gjatë fushatës, duke sinjalizuar se Durrësi po i ikte qeverisë nga duart!/Zoom.al

Tiranë/ Polici i burgut qëllon veten me armë tek Pediatria

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se një efektiv i policisë së Burgjeve është plagosur pranë “Pediatrisë”.

Nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek parkimi i QSUT. 47-vjeçari është vetëplagosur në makinën e tij me një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali ‘Nënë Tereza’, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.

47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.