Aplikacion
Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura dje në këtë vend. Gazeta serbe Kurir, shkruan se mes urimeve ndaj Vuçiç ka qenë edhe ai i Kryeministrit Edi Rama.
Kurir shkruan se ndër të parët lider që ka uruar Vuçiç ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.
“Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”, shkruan Kurir.
Çfarë zhgënjimi për Milan, Bologna i pengon në garën për ScudettoAC Milan nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi me Bologna në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A.
Në “San Siro” u zhvillua një pjesë e parë mjaft e ekuilibruar. Në pjesën e dytë ndryshoi muzika, kuqezinjtë dominuan, megjithatë nuk arritën të thyejë murin Emilian pavarësisht nga sasia e mundësive të krijuara.
Barazimi i lë lojtarët e Piolit të vetëm në krye me 67 pikë, por i lejon Napolit të afrohet me 1 pikë. Lufta për kampionatin është më e hapur se kurrë.
Një tjetër gjysmë gabim, vetëm në një ditë që, në letër, dukej qartë në favor të kuqezinjve.
Stefano Pioli frenon pas tre fitoreve radhazi dhe lejon rivalët e tij të kompensojnë, megjithëse trajneri mbetet plotësisht në kontroll të fatit të tij në shtatë ndeshjet e fundit.
Ndaj futbollistëve të Mihajlovic, të zëvendësuar nga De Leo në pankinë, ajo që mungoi mbi të gjitha ishte qartësia në fazën e realizimit: 33 mundësi për gol, 7 gjuajte në pasqyrën e portës, por asnjë në fund të rrjetës.
Merita në disa raste të një super Skorupski, por edhe mungesa e efikasitetit të sulmit të Milanit, bëri që sfida të mbyllej 0-0.
Tashmë në letër, larg nga të qenit ndaluese për Milanin janë (Torino dhe Genova), përpara ecjes së fundit në të cilat pengesat do të jenë të një niveli shumë të ndryshëm (Lazio dhe Atalanta mbi të gjitha).
Objektivi është ende shumë larg për të gjithë pretendentët.
Gazetari Artan Hoxha: Ja ku ishte Alqi Bllako kur e kërkonte policiaGazetari Artan Hoxha tha se Alqi Bllako kishte bindjen që ndaj tij nuk do të dilte një urdhër arresti.
Sipas tij, sapo urdhri ka dalë, Bllako ka fikur telefonin dhe është zhdukur. Hoxha tha se kishte informacione që ai ndodhej në Durrës, por policia nuk e ka gjetur.
“Policia ka shkuar ta marrë nën mbikëqyrje, por nuk e ka gjetur. Alqi që të martën kishte humbur gjurmët, kishte fik telefonin. Ditën që ka dalë lajmi ai ka qenë në lokal dhe ishte i bindur që nuk do dilte urdhër arresti për të. Dhe kur e ka parë lajmin në televizor është çuar nga kafja dhe ka ikur. Policia nuk e dinte. Unë po them që ishte në Durrës. Unë kam qenë me avokatin që ta gjeja para se të dorëzohej për t’i marr një intervistë. E ka çuar i vëllai. Është dorëzuar vetë apo e detyruan, këtë nuk e dimë. Policia kur ka dalë deklaratë dhe ka thënë që e kishim, ka bërë deklaratë për 1 Prillin”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.
Milani bën “vetëvrasje” në shtëpi, kuqezinjtë në një natë për t’u harruarMilani komplikon shumë çështjen e titullit kampion. Atëherë kur pritej të fitonte me Bolognan, në një sfidë të lehtë në letër, ndodh ajo që më pak pritej. Kuqezinjtë barazojnë pa gola në javën e 31- të kampionatit italian ndaj ekipit të Mihajlovic, në sfidën e luajtur në San Siro.
“Kërcënimi” i parë serioz i miqve do vinte në minutën e 26-të. Musa Barroë provon një goditje nga larg, por Maignan është i vëmendshëm dhe bën një pritje vendimtare. Pjesa e parë do mbyllej me “ngacmime” të lehta, teksa të dyja skuadrat do shkonin të qeta në dhomat e zhveshjes.
Sapo nis fraksioni i dytë, ai që tenton që t’i japë avantazhin kuqezinjve është Leao, por gjuajtja e tij ndalet nga Skorupski. Në minutën e 61-të, po sulmuesi portugez Leao merr një pasim të bukur nga Calabria, gjithsesi, goditja e tij shkon larg kuadratit. Tjetër shans i artë për të do vinte në të 72-tën, por topi shkon afër shtyllës së djathtë. Miqtë bolonjez fitojnë sekonda të çmuara në fund duke u shtrirë në fushë, sakaq presioni për milanistët sa vinte e shtohej.
Milan, kështu, është në vendin e parë me 67 pikë. Ky është një hap fals për ekipin e Piolit, të cilët shohin tashmë më afër Napolin dhe Interin, që kanë përkatësisht 67 dhe 66 pikë.
Avokati i ish-deputetit: Ja e vërteta e arratisjes së ish-deputetit Alqi BllakoAvokati Sokol Hazizaj ka zbuluar se ku ishte ish-deputeti Alqi Bllako kur u mor vendimi për arrestimin e tij. I ftuar ne emisionin “Opinion” Hazizaj tha se ai ishte ne shtepine e nje mikut te tij dhe ne momentin kur është njohur me masën është dorëzuar ne polici.
Ai po ashtu ka shpjeguar edhe foton nga avioni duke hedhur poshtë një largim te tij jashtë vendit.
Ky shtetas në asnjë moment nuk i është larguar masës së gjykatës së Shkallës së Parë. Po e priste te shtëpia e një mikut të vet. I vajti lajmi dhe shkoi dhe u dorëzua.
Ishte nje foto qe po kthehesha nga jashte kur mora vesh lajmin. Qelloi qe ishte per 1 prillin.
UEFA Development Tournament U-16 / Bulku: Shans i mirë për të parë forcën ekipitKombëtarja shqiptare U-16, që do të marrë pjesë në turneun UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj, ka nisur përgatitjet që nga dita e hënë dhe po stërvitet intensivisht nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit teknik.
Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Bulku thekson se ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për këta djem, që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të konsoliduar ekipin për të ardhmen.
“Mendoj që bashkë me të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtareve, me të gjithë stafet e ekipeve Kombëtare kemi bërë këtë zgjedhje, këta djem që janë sot këtu të pranishëm. Ka edhe disa të tjerë, disa për efekt të formës që po kalojnë, disa për efekt dokumentesh dhe mendoj që ky do jetë pak a shumë grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian. Pa diskutim ky është një test, një turne shumë i mirë, do thoja mundësia më e mirë nëse do të shohësh një skuadër, se sa e gatshme është për një kompeticion siç është edhe Europiani. Ky është një turne dhe një mundësi shumë e mirë për t’i parë lojtarët nga afër, për të parë gjendjen e tyre, por dhe forcën e harmoninë që ka ky grup për të ardhmen”, – thekson trajneri i kuqezinjve, ndërsa shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi për të tjera miqësore apo pjesëmarrje në të tjera turne.
“Ne kemi planifikuar edhe miqësore të tjera. Si ky turne ndoshta mund të ketë dhe një turne tjetër. Gjithçka varet nga çfarë do të ndodhë deri para Europianit sepse dihet që nuk është e lehtë të gjesh turne dhe të gjesh skuadra si në këtë turne. (më tepër…)
Ariana Grande braktis GrammyDisa orë përpara nisjes së Grammy 2022, Ariana Grande, e cila ishte nominuar për tre çmime njoftoi se nuk do t’u bashkohej kolegëve të saj të nominuar në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Këngëtarja ndau disa video nga prapaskenat e xhiruara gjatë realizimit të albumit të saj të gjashtë në studio “Positions”, duke uruar të gjithë ata që do të jenë në shfaqjen e çmimeve “të kalojnë bukur” në mungesë të saj.
“Disa kujtime për të festuar ditën e Grammy”, ka shkruar ajo në postim, “Duke reflektuar mbi një proces të jashtëzakonshëm me kaq shumë krijues që i dua dhe i respektoj aq shumë. Më pëlqen shumë ky album”.
Grande aktualisht ka dy Grammy, teksa “Positions” ishte i nominuar për “Albumin më të mirë vokal pop”, ndërsa singel-i kryesor me të njëjtin emër ishte i nominuar për “Performancën më të mirë solo pop”.
Kjo nuk është hera e parë që Grande ka lënë pas çmimet Grammy, pavarësisht se është nominuar për çmime të shumta. Në vitin 2019, ajo vendosi të mos merrte pjesë në shfaqjen e çmimeve pas një mosmarrëveshjeje me producentët e saj rreth performancës së saj të planifikuar në ngjarjen e atij viti./L.K
/Zoom.al
E bujshme, Manchester Junajtid kërkon futbollistin shqiptarNjë lajm i madh ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, për futbollistin Amir Rrahmanit, që aktualisht po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Napolit.
Sipas asaj që raporton “FootballNeës24.it”, një nga klubet më të mëdha në botë, Mançester Junajtid, ka shprehur interesim për të nënshkruar me kapitenin e Kosovës. Rrahmani është nën menaxhimin e ish-mbrojtësit të Kombëtares, Ardian Aliaj, i cili ka sqaruar në lidhje me zërat e merkatos që kanë qarkulluar së fundmi. Në një prononcim për “GazetaBlic Sport”, Aliaj, ndër të tjera u shpreh:
“Kemi interesim nga shumë skuadra për Amir Rrahmanin. Lojtari është nën kontratë me Napolin dhe ndihet mirë atje. Amiri do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Napoli është shumë afër që ta sigurojë këtë gjë“, tha Aliaj.
Një fakt interesant që vlen të përmendet është se momentalisht Rrahmani rezulton futbollisti shqiptar me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, duke lënë pas edhe emra si Xhaka, Shaqiri, Gjimshiti, Broja, etj.
Analiza e BBC, a mund të ndiqet penalisht Putin për krimet në Ukrainë?Imazhet e trupave të civilëve të vrarë në rrugët e qytetit Bucha, kanë çuar në reagimin e fortë nderkombetare per dënimin e Rusisë dhe të presidentit Putin.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar hetimin për krimet e ndodhura në Ukrainë , ndërsa është ngritur edhe një ekip për të mbledhur prova.
BBC nëpërmjet një analize shpjegon çfarë është gjenocidi apo krimet e luftës.
Çfarë është një krim lufte?
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shpjegon se edhe lufta ka rregulla. Këto janë të përfshira në traktatet e Konventës së Gjenevës dhe një varg ligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare. Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht, as infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre.
Disa armë janë të ndaluara . Veprat e rënda si vrasja , përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi njihen si krime kundër njerëzimit.
Çfarë është gjenocidi?
Gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasje e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar. Si i tillë gjenocidi është një krim specifik lufte shumë më i madh. Ligji kërkon prova për të shkatërruar grupin.
Çfarë akuzash për krime lufte ka pasur në Ukrainë?
Nga hetuesit dhe gazetarët janë gjetur dëshmi të vrasjeve të qëllimshme të civilëve në Bucha, një qytet në periferi të Kievit dhe në zona të tjera aty pranë.
Forcat ukrainase po ashtu thonë se kanë gjetur varre masive dhe se ka prova se civilët janë qëlluar për vdekje pasi u janë lidhur duart dhe këmbët.
Javën e kaluar, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Rusia kishte “shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca” – veprime që SHBA-të thanë se përbënin krime lufte.
Në mars, një sulm rus në një teatër në Mariupol, dukej se ishte vendi i parë i konfirmuar i një vrasjeje masive. Fjala “fëmijë” ishte shkruar me shkronja gjigante jashtë ndërtesës.
Ukraina më parë e quajti sulmin ajror të Rusisë në spitalin e Mariupolit një krim lufte .
Si mund të ndiqen penalisht kriminelët e dyshuar të luftës?
BBC shkruan se ka pasur një sërë gjykatash të njëpasnjëshme që nga Lufta e Dytë Botërore duke përfshirë gjykatën që hetonte krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Sot Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë role që mbështesin rregullat e luftës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos për mosmarrëveshjet midis shteteve, por nuk ndjek penalisht individë. Ukraina ka nisur një çështje kundër Rusisë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) GJNP-ja heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës që nuk janë para gjykatave të shteteve individuale.
A mundet GJNP të ndjekë penalisht shkeljet në Ukrainë?
Kryeprokurori i ICC-së, avokati britanik Karim Khan QC, thotë seka një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë.
Hetuesit do të shqyrtojnë akuzat e së kaluarës dhe të tashmes – duke shkuar deri në vitin 2013, përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina .
Nëse ka prova, prokurori do t’u kërkojë gjyqtarëve të GJNP-së të lëshojnë urdhër-arreste për të sjellë individë në gjyq në Hagë.
Por ka kufizime praktike për fuqinë e tij. Gjykata nuk ka forcën e saj policore, kështu që mbështetet në shtetet individuale për të arrestuar të dyshuarit.
Rusia nuk është anëtare e gjykatës – ajo u tërhoq në vitin 2016. Presidenti Putin nuk do të ekstradojë asnjë të dyshuar.
Nëse një i dyshuar shkon në një vend tjetër, ai mund të arrestohet ,por kjo është një “nëse” është shumë e madhe.
A mund të ndiqen penalisht presidenti Putin, gjeneralët apo udhëheqës të tjerë?
Është shumë më e lehtë t’i kapësh një krim lufte ushtarit që e kryen atë, sesa liderit që e urdhëroi atë.
Hugh Ëilliamson i Human Rights Ëatch – ekspert në mbledhjen e provave të krimeve të luftës në konflikte – thotë se ka prova të ekzekutimeve të shkurtra dhe abuzimeve të tjera të rënda nga forcat ruse.
Ai thotë se krijimi i “zinxhirit të komandës” është shumë i rëndësishëm për çdo gjyq të ardhshëm – duke përfshirë ose kur një udhëheqës ka autorizuar një mizori – ose ka bërë një sy qorr ndaj saj.
“Ka një episod interesant në raportin tonë në Ukrainë, ku një komandant udhëzon ushtarët të nxjerrin dy civilë dhe t’i qëllojnë për vdekje,” i tha ai BBC Neës. “Dy nga ushtarët kundërshtojnë këtë dhe atë komandë nuk është kryer. Pra, ka prova të qarta të disa incidenteve në ushtrinë ruse, por edhe një element komandimi dhe kontrolli për të.”
GJNP-ja gjithashtu mund të ndjekë penalisht veprën penale të “luftës agresive”.
Ky është krimi i një pushtimi apo konflikti të pajustifikuar, përtej veprimeve të justifikueshme ushtarake në vetëmbrojtje.
Filloi në Nuremberg, pasi gjyqtari i dërguar nga Moska bindi aleatët se udhëheqësit nazistë duhet të përballen me drejtësinë për “krime kundër paqes”.
Megjithatë, profesori Philippe Sands QC, një ekspert për të drejtën ndërkombëtare në University College London, thotë se ICC nuk mund të ndiqte penalisht liderët rusë për këtë, sepse vendi nuk është nënshkrues i gjykatës.
Në teori, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund t’i kërkojë ICC-së të hetojë këtë vepër. Por përsëri, Rusia mund të vërë veton ndaj kësaj.
Pra, a ka ndonjë mënyrë tjetër për të ndjekur penalisht individët?
Efektiviteti i ICC – dhe mënyra se si e drejta ndërkombëtare luan në praktikë – nuk varet vetëm nga traktatet, por nga politika dhe diplomacia.
Prof Sands dhe shumë ekspertë të tjerë argumentojnë se si Nuremberg, zgjidhja qëndron edhe një herë në diplomaci dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Ai u bën thirrje liderëve botërorë që të krijojnë një gjykatë të vetme për të ndjekur penalisht krimin e agresionit në Ukrainë.
VIDEO | Skandalet nuk kanë fund në Kosovë, futbollistët zhveshin dhe dhunojnë arbitrin
Pas ngjarjes skandaloze në Superligën e Kosovës, ku portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u dhunua barbarisht nga tifozët e Gjilanit, një tjetër incident është regjistruar përtej kufirit.
Në sfidën mes Bashkimit dhe Besës së Prishtinës të zhvilluar në Rahovec, e vlefshme për Kategorinë e Tretë, futbollistët vendas degjeneruar arbitrin e ndeshjes.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi, u sulmua nga futbollistët dhe stafi teknik i Bashkimit, madje dhuna shkoi deri në atë pikë sa arbitrit i hoqën fanellën, duke e zhveshur në kanatjere.
Edhe Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative ka dënuar dhunën e shfaqur dje në futbollin kosovar.
“Këshilli dënon edhe dhunën e shfaqur dje në ndeshjen e futbollit të Ligës së Tretë (ndeshja e vlefshme për javën e 13-të), ndërmjet Bashkimit dhe Besës, me ç’rast futbollistët e skuadrës së Bashkimit nga Krusha e Madhe e Rahovecit, kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin e kësaj ndeshjeje, me ç’rast ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Kosovës.
Këshilli kërkon nga organet përkatëse në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës që me përkushtim maksimal të analizojë dhe të vlerësojë gjithçka që ka ndodhur gjatë incidenteve të djeshme dhe konform dispozitave përkatëse të shqiptojnë dënimet adekuate për përgjegjësit e ngjarjeve të djeshme”, thuhet në reagimin e Këshillit.