Aplikacion
Kombëtarja shqiptare U-16, që do të marrë pjesë në turneun UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj, ka nisur përgatitjet që nga dita e hënë dhe po stërvitet intensivisht nën urdhrat e trajnerit Ervin Bulku dhe stafit teknik.
Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Bulku thekson se ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për këta djem, që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të konsoliduar ekipin për të ardhmen.
“Mendoj që bashkë me të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtareve, me të gjithë stafet e ekipeve Kombëtare kemi bërë këtë zgjedhje, këta djem që janë sot këtu të pranishëm. Ka edhe disa të tjerë, disa për efekt të formës që po kalojnë, disa për efekt dokumentesh dhe mendoj që ky do jetë pak a shumë grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian. Pa diskutim ky është një test, një turne shumë i mirë, do thoja mundësia më e mirë nëse do të shohësh një skuadër, se sa e gatshme është për një kompeticion siç është edhe Europiani. Ky është një turne dhe një mundësi shumë e mirë për t’i parë lojtarët nga afër, për të parë gjendjen e tyre, por dhe forcën e harmoninë që ka ky grup për të ardhmen”, – thekson trajneri i kuqezinjve, ndërsa shpreson që në të ardhmen të ketë mundësi për të tjera miqësore apo pjesëmarrje në të tjera turne.
“Ne kemi planifikuar edhe miqësore të tjera. Si ky turne ndoshta mund të ketë dhe një turne tjetër. Gjithçka varet nga çfarë do të ndodhë deri para Europianit sepse dihet që nuk është e lehtë të gjesh turne dhe të gjesh skuadra si në këtë turne. Është turneu i dytë i këtyre përmasave, pas një turneu në Kroaci një vit më parë, kjo datëlindje e 2006-s dhe mendoj që këto dy turne do i shërbejnë shumë këtij grupi për të qenë sa më i gatshëm për eliminatoret e Europianit”, shtoi tekniku.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari