Aplikacion
Rrugëtimi i tij në “Për’puthen” përfundoi, por emocionet e bukura për Atdheun vazhdojnë edhe jashtë emisionit.
Duket se dikush ka hyrë së fundmi në jetën e ish-konkurrentit dhe i ka rrëmbyer atij zemrën, ndërsa Atdheu s’e kishte problem të na e tregonte të gjithëve.
I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregoi se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim.
“Mbase kam dikë jashtë. Do ta them kur të marrim një vendim”- u shpreh ai, i cili gjithashtu sqaroi se nuk ishte asnjëra prej konkurrenteve të “Për’puthen”.
Ai na bëri kuriozë të gjithëve për të mësuar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, mirëpo ai nuk preferoi të japë më shumë detaje për momentin.
Para se të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi një ngjarje të fshehtë që ndezi një debat të fortë në studio. Ai tregoi se kishte shkëmbyer një puthje me Antonelën dhe se nuk mund t’i duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën. Antonela e pranoi dhe vetë se mes tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ja kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.
Debati i madh që u hap në studio pas këtij zbulimi u bë shkak që Atdheu të largohej edhe nga emisioni. Largimi i tij nuk ishte i duhuri, ndërkohë që ai mbeti në “armiqësi” me Antonelën pas daljes nga emisioni. Po ashtu, ish-konkurrenti u pa në shoqërinë e Sindi Locit, teksa të gjithë menduan së fundmi se konkurrentja “u karikua” nga Atdheu për shpërthimet e saj në studio.
Për të gjitha këto, Atdheu ka folur në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku tregoi se gjërat s’janë ashtu siç duken.
“Kam kërkuar në 2-3 raste që të largohesha. Në nerva e sipër njeriu ja fut kot ndonjëherë. Aty shkuam me dhuruar dashuri e të gjenim dashurinë e jetës, por jo të bënin ashtu sherresh”, tha Atdheu.
Përsa i përket Sindit, ai tregoi:
“Kisha marrë leje te produksioni që ta dërgoja Sindin në shtëpi, e kam shumë shoqe. Nuk ndikoj te Sindi, nuk është e vogël ajo. Diskutojmë ndonjë skenë që mund të ndodh, por jo të ndikoj tek ajo”.
Por si është puna me Antonelën?
“Sa është pjesë e emisionit nuk dua ta pengoj, por mund edhe t’i shkruaj, që të sqarohemi. Në fund të ditës ajo është femër”, u shpreh ai.
“Për Arsimin, Erin, Andin e parë, Locon. Nuk jam keq me asnjë, edhe me Mevlanin thjesht nuk na kanë pëlqyer disa gjëra, por kaq. Me Anën e parë vijojmë të kemi miqësi. Nuk e di a janë bashkë apo jo me Arsimin, por për të dy kam respekt të veçantë”, përfundoi Atdheu.
Brryli publikon episodin e dytë/ Uriah Fiku detyrohet ta marrë live vaksinën misteriozeKa dalë në rrjet episodi i dytë i serialit të animuar që “Aventurat e Uriah Fikut”. Në qendër të satirës politike është edhe një herë kryebashkiaku që ndërvepron mes batutave dhe sikleteve me kryeministrin, Mamicën e Skënderbeut dhe Tao Pallën. Seriali i radhës është rreth 9 minuta sërish në qendër të vëmëndjes Erion Veliajn, me pseudonimin Uriah-Fiku. Animacioni mund të shihet edhe në Facebook në profilin Uriah Fiku që ka shpërndarë në rrjet serinë e radhës.

Në episodin e dytë, fiku është sërish në hall, pasi shefi i madh i ka lënë për detyrë të vaksinohet live, megjithëse nuk i tregon se ku e ka gjetur vaksinën.
Ndërkohe, Mamica dhe ministrat e tjerë shijojnë lojën perverse që bëhet me Fikun, ai e ndan shqetësimin me familjarët e tij që janë të vetmit që e ngushëllojnë apo i japin zemër të durojë deri në fund të Prillit. Episodi mbyllet me Ramën që e urdhëron me rreptësi Veliajn të vërë në zbatim misionin që i është ngarkuar. Por çfarë misioni është ky? Këtu qëndron edhe fida e vërtetë, sepse Fiku më parë duhet ta gjejë çfarë mendon shefi dhe më pas ta zbatojë atë.©Lapsi.al
SKANDALI/ Rama mashtron me “artikullin e NYT” për vaksinat kineze. AFP sqaron: Është “Fake News”Kryeministri Edi Rama ka përmendur sot disa herë një shkrim të NY Times, sipas të cilit vaksina kineze Sinovac që po përdoret në Shqipëri, është e dyta për sigurinë në botë.
Rama iu referua këtij artikulli në Tiranë dhe Fier, gjatë vaksinimit të efektivëve të policisë.
Por artikulli në fjalë është i rremë. Agjencia prestigjoze e lajmeve, AFP, shkruajti një artikull shterues duke shpjeguar se lajmi ishte i pavërtetë. Sipas AFP bëhet fjalë për një koment të bërë poshtë një artikulli të gazetës NY Times dhe jo për shkrim të sajin apo opinion të botuar nga gazeta.

Kjo është të paktën hera e dytë që kryeministri Edi Rama shpërndan lajme të rreme për propagandë.
Në fillim të pandemisë ai shpërndau një video ku efektivë të policisë godisnin me shkopinj gome disa protestues në Algjeri, duke thënë se ishin pamje të reagimit të policisë spanjolle ndaj atyre që nuk respektonin karantinën. ©Zoom.al
ME POSHTE LINKU I AFP:
KAS rrëzon PD: Do të votohen numrat, jo emrat. Gati ankimimi në KolegjIdentifikimi i kandidatëve për deputetë në fletën e votimit do të bëhet nëpërmjet numrave dhe jo emrave.
Ky është vendimi që mori KAS të shtunën. Ai rrëzoi vendimin e Komisionerit Shtetëror për identifikimin e kanidatëve me emra.
Vendimi i KAS erdhi pas ankesën së PS për fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
KQZ ka rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.
Modeli i fletës ku përfshihet emër dhe mbiemër u propozua nga komisioneri Celibashi ne mbledhjen e paradites
Eridjan Salianji përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se “fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim”.
PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori
Ndërsa PD u shpreh se identifikimi me emër i kandidatit do të ndihmoje në zgjedhjet e kandidatit të preferuar.
“O timonier, përgjegjësi i vetëm për gjobën 110 mln euro je ti. Mos bëj sikur je mërzitur me Lulin dhe me Metën“Përgjegjësi i vetëm që Shqipëria duhet t’i paguajë Franceso Becchettit 110 milionë euro je ti”. Kështu i drejtohet Astrit Patozi, kreu i Partisë Bindja Demokratike, kryeministrit Edi Rama.
Ndryshe nga Rama, Patozi thotë se Shqipëria s’ka asnjë shans më t’i shpëtojë gjobës. Sipas tij, Rama po bën si i mërzitur me Bashën e Metën vetëm për të shpërqendruar vëmendjen.
Reagimi i plotë:
NËSE SHQIPËRIA KA HUMBUR, PËRGJEGJËSI I VETËM JE TI
Si ishte kjo puna e gjyqit të Beketit, o timonier, se nuk e ke shpjeguar mirë? Ka mundësi më Shqipëria të shpëtojë nga gjoba 110 milion euro, apo është vendim i formës së prerë dhe duhet të bëhemi gati ta paguajmë të gjithë nga taksat tona?
Sepse thua se ka edhe gjyqe të tjera, por nuk e përcakton, nëse është fjala për të njëjtin hall apo për çështje të ngjashme? Ngaqë janë gjëra krejtësisht të ndryshme.
Ndaj mos bëj sikur je mërzitur me Lulin dhe me Metën, se gjoja të kanë shqetësuar, se nuk na interesojnë fare sherret tuaja. Aq më tepër kur keni dhënë shumë prova se i keni falso, ngaqë përqafoheni dhe putheni prapë pas lufte.
Jep përgjigje të qartë për Beketin, sepse nëse Shqipëria e ka humbur për fare gjyqin, përgjegjësi i vetëm për gropën e zezë në buxhetin tonë je ti. ©Zoom.al
Historia e sulmeve të Ramës ndaj Agon Channel. Si nisi lufta që i kushtoi Shqipërisë 110 milionë euroShqipëria do të duhet t’i paguajë Francesco Becchettit, sipërmarrësit italian, pronar i Agon Channel, plot 110 milionë euro.
“Për kapriço të Edi Ramës”, thonë kundështarët e tij. “Beteja s’ka mbaruar”, u përgjigjet kryeministri.
Por si nisi beteja që do na marrë çdo shqiptari, nga të sapolindurit e deri te më i moshuari, 4,560 lekë të reja nga xhepi?
5 Qershor 2015: Gjykata e Tiranës lëshon vendimin për sekuestrimin preventiv të pronave të shtetasve Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. Në mesin e pronave ishte edhe shoqëria Agonset, që zotëronte televizionin Agon Channel.
8 Qershor 2015: Prokuroria urdhëron ekzekutimin e Vendimit të Sekuestrimit dhe emëron Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Policinë Gjyqësore për të zbatuar urdhrin. Në të njëjtën ditë prokuroria i dërgon shkresë bankave ku Agonset kishte llogari dhe urdhëroi bllokimin e llogarive.
10 Qershor 2015: AAPSK i kërkon Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit (QKR) të bllokojë kuotat e shtetasve Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini në shoqëritë përkatëse. Sekuestrimi u regjistrua në ekstraktin e Agonset nga Regjistri Shqiptar i Shoqërive.
9 Qershor 2015 vjen reagimi i parë publik i kryeministrit Edi Rama. Ai shkruajti në Facebook këtë tekst:
“Dekriminalizimi gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit te parase se zeze qe ushqente AgonCH nje sukses!”.
12 Qershor 2015: Kryeministri Rama bëri këtë deklaratë në Vizion Plus për mbylljen e Agon Channel.
“Kjo nuk ka lidhje me Agoin Channel si një media që po luftohet, sepse nuk ka turp më të madh se të bësh avokatinë e ekranit si liri për informim kur ekrani ndizet dhe fiket me burime parash të pista… Nuk ekziston një parim ku liria e fjalës ushqehet nga paratë e pista në formën e një televizioni komercial. Në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm, nuk ka mëshirë.”
Më 17 Qershor 2015, AAPSK u dynd në Agon Channel dhe sekuestroi të gjitha pajisje teknike që rezultonin në inventarin kontabël të Agonset.
Po më më 17 Qershor 2015, Kryeministri Rama e komentoi sërish operacionin kundër Agon Channel nga emisioni “Opinion” në Tv Klan.
“Unë kam thënë ‘si një sukses’, sepse ky lloj investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe këtyre njerëzve dëme të pallogaritshme, me gjyqe të manipuluara dhe ndërkohë po mban peng qeverinë shqiptare me koncesionet për të cilat ai nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet. Fenomen skandaloz kundër të cilit ne kemi shpallur një luftë dhe do ta luftojmë deri në fund.”
Kryeministri deklaroi në “Opinion” se operacioni kundër Becchettit dhe Agon Channel ishte bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane, por Ambasada Italiane dhe Ministrja e Jashtme e Italisë e përgënjeshtruan më vonë.
10 Tetor 2015: Studiove të Agon Channel u ndërpritet energjia elektrike në kohën që televizioni ishte në transmetim të drejpërdrejtë.
Më 26 tetor 2015 Francesco Becchetti u paraqit përpara Policisë Metropolitane të Londrës dhe dorëzoi pasaportën, pasi u dorëzua kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Tiranë. Gykata e Londrës refuzoi më vonë kërkesën e autoriteve shqiptare.
26 Prill 2016: Gjykata e Tiranës urdhëron që Agonset të nxirrej nga ambientet e tij pasi nuk mundej të paguante qiranë dhe bllokimin e llogarive të tij.
Francesco Becchetti i drejtohet arbitrazhit.
Çështja tani nuk ishte më penale. Drejtësia shqiptare, në 6 vjet hetime, nuk ka mundur ende të vërtetojë që Franceso Becchetti dhe kompanitë e tij ishin të përfshira në pastrimin e parave.
Gjykata e Arbitrazhit e dha vendimin e saj përfundimtar: Mbyllja e Agon Channel ishte e padrejtë dhe për pasojë Shqipëria do të duhet të paguajë 110 milionë euro nga buxheti i saj. Nëse nuk e bën vullnetarisht, do t’i sekuestrohen astetet apo llogaritë që ka jashtë vendit. ©Zoom.al
LEXO EDHE:
https://zoom.al/gjoba-110-milione-euro-per-becchettin-perplas-ramen-me-meten/
Bashkëshortja e Gaz Pajës ndryshon pamje dhe nuk njihet mëBashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja, Ira Seferi u ka thënë “bye bye” flokëve bjondë.
Nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram, Ira ka habitur të gjithë ndjekësit pasi fansat janë mësuar ta shohin gjithmonë me look-un e saj bjond.

Ky postim i saj mori mjaft pëlqime dhe komente nga ndjekësit të cilët nuk i kursyen fjalët më të bukura. Gazi dhe Ira janë një ndër çiftet më të përfolura në rrjetet sociale dhe si të tillë as ditëlindja e bukuroshes nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e duhur.
Më herët, në ditën e lindjes ajo mori një buqetë me lule në ngjyrë lejla e të bardhë dhe në imazhin e publikuar ajo shfaqej shumë e lumtur. Ajo nuk ka treguar se kush ja ka bërë këtë dhuratë kaq të veçantë, mirëpo ka marrë një mesazh super romantik nga Gazi.
Aktori i humorit ka shkruar pak fjalë për partneren e tij, por me shumë kuptim.
“Gëzuar zemra ime! Ira Seferi siç e ke zemrën ashtu u bëftë”, ka shkruar Gaz Paja në koment.
Dyshja e njohur jetojnë së bashku që pas martesës së tyre, të cilën e organizuan rreth 1 vit më parë. Ira dhe Gazi janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emin Dard.
Tea u përgjigjet dyshimeve dhe bën një premtim pas ndarjes nga BeartiPas ndarjes së papritur nga Bearti, Tea Trifoni i habiti të gjithë teksa u shfaq në shoqërinë e autores së “Për’puthen”, Olsa Muahameti. Përveç kësaj ajo zbuloi se do të rikthehej sërish në program dhe premtoi se do të tregojë gjithçka ditën e hënë.
Ndërkohë që të gjithë jemi kurioz të dimë se çfarë e ka rikthyer Tean sërish në emision, ajo është shprehur së fundmi se cikli i saj në “Për’puthen” ka përfunduar. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit dikush e ka pyetur Tean nëse do të rikthehet sërish në program dhe përgjigja e saj është:
“Jo, cikli im në PP dhe gjithçka ka të bëjë me të po mbyllet”.
Pas fotos me Olsën kjo deklaratë i ka habitur të gjithë, ndaj kurioz jemi të mësojmë se me çfarë roli do të kthehet Tea në “Për’puthen” ditën e hënë. Ndër të tjera ajo është shprehur se do të bënte sërish të njëjtat gjëra në jetën e saj, por në një mënyrë tjetër. Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea ka premtuar se së shpejti do të flasë më gjatë për të.
Ndërsa kur është pyetur nëse ja vleu e gjithë kjo kohë, pasi u gjykua aq shumë nga publiku, Tea është përgjigjur:
“Me siguri jo, por çdo gjë ndodh për një arsye”.
Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.
Nis sot në “Air Albania” vaksinimi i uniformave blu në të gjithë ShqipërinëPas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën antiCovid 600 efektivë nga forcat e policisë.
Procesi nisi sot në orën 8:00 në stadiumin “Air Albania” më kryeqytet. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ishin sot në stadium, ku panë nga afër procesin e vaksinimit të forcave blu, një prej kategorive më të rrezikuara nga COVID-19, duke qenë në kontakt çdo ditë me qytetarë.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë 11 mijë e 800 efektivë nga Policia e Shtetit që pritet të vaksinohen, ndërsa sot do të marrin vaksinën anticovid Sinovac 600 efektivë.
“Janë 11 mijë e 800 efektivë nga Policia e Shtetit, sot do të vaksinohen 600, nesër përsëri 600 e do të vijojë në ditët me radhë”, tha Veliu.
Kurse kryeministri përmendi një prej artikujve të “New York Times”, ku thuhej se vaksina Sinovac ishte e para në radhë sa i përket eficencës.
“Kishte nxjerrë New York Times, bazuar në të dhënat e deritanishme dhe Sinovac ishte i pari eficent deri tani”, tha Rama.
Kujtojmë se numri i të vaksinuarve në vendin tonë arriti shifrën 172 486 ditën e djeshme. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë po ndjek planin e vaksinimit të kombinuar.
“Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar. Pra në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se brenda muajit prill në vendin tonë do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer.
“Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera Pfizer”, shkruan kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale. Rama shprehet se sezoni turistik do të lehtësohet dhe Shqipëria do të ngjitet shpejt në shkallët e klasifikimit në Evropë.
Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në qendra të vaksinimit dhe shkolla. Qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar në vend 336 qytetarë, janë shëruar 625 dhe kanë ndërruar jetë 6 pacientë me COVID. Aktualisht të shtruar në spitale janë 276 të infektuar me COVID, ku 12 janë në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Numri i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 125,842 që nga fillimi i pandemisë, ku 31,095 janë raste aktive.
Raste të shëruara janë 92,500 dhe kanë ndërruar jetë 2247 qytetarë.
Jo më brune! Samanta Karavella bën ndryshimin drastik në lookSamanta Karavella ka ditur të na surprizojë gjithmonë me këngët e saj që menjëherë janë bërë hite. Kësaj radhe, Samanta po përgatitet për të sjellë projektin e ri muzikor dhe ndan me ndjekësit e saj herë pas here imazhe nga videoklipi i këngës.

Për këtë projekt, këngëtarja ka guxuar dhe ka bërë një ndryshim drastik në look, ajo u ka thënë “lamtumirë” për herë të parë flokëve të zinj dhe është kthyer në bjonde dhe si gjithmonë duket një super yll.

Kujtojmë se një ndër lajmet më të bujshme të vitit që lamë pas ka qenë sherri i Samantës me Ronela Hajatin dhe me Zerkën. Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta, por për shkaqe që nuk dihen ende ato i prishën marrëdhëniet. Prej vitesh nuk flasin dhe debati i tyre u bë më i nxehtë pas ndërhyrjes së Zerkës.
Ky i fundit tha në emisionin “Shiko kush luan” se Samanta nuk e meriton famën. Ndërkohë para disa kohësh, Karavella ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “3-shat”.
Ajo rrëfeu shumë gjëra nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk hezitoi të flasë edhe për debatin e bujshëm me Ronela Hajati, ku u bë pjesë edhe Young Zerka. E pyetur nga Bora lidhur me shkakun, Samanta në fillim refuzoi të flasë, por më pas tha se e gjitha ishte e tepruar.
Ajo nuk rezistoi dot më gjatë, prandaj edhe thehu heshtjen në Instagram.
“Çfarë është bërë, është bërë! Unë e kam diskutuar pjesën time. Mendoj se debati pas Zerkës është thelluar pa shkas. Për këtë arsye, edhe unë që rrallë reagoj s’mbaja dot më”, tha këngëtarja.