zoom

Day ArchiveKostumi popullor i Tiranës dhe çizmet e kaubojsit të Edi Ramës

Ergys Mërtiri

Këta duket se e kanë mision të shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur nga trashëgimia e këtij qyteti! Brenda një viti kanë shëmbur, bashkë me Teatrin Kombëtar, edhe dhjetëra vila të arkitekturës italiane, ndërsa sot po shëmbin maternitetin dhe duket se nuk do të ndalen pa shkatërruar edhe pedonalen dhe sarajet e Toptanasve, si çdo gjë tjetër me vlerë.

Materniteti është monument kulture dhe projekti tallava, i ndërthurur me xhingla moderne, që ka paraqitur Rama është një bastardizim arkitekturor. Është njësoj si të veshësh një kostum popullor me çizme kauboi.

Në natyrën e udhëheqësve totalitare, arkitektura është instrumenti shpalosjes së delireve politike. Problemi është se deliret e këtij janë të tmerrshme.

Edi Rama po e ndërton Tiranën me shijet që vishet vetë dhe po e bën këtë duke djegur “garderoben” ekzistuese, të krijuar me shumë mund ndër vite!

Nuk e kuptoj nga i vjen ky shpirt barbarie!

Vllaznia merr kreun, Tirana mund Laçin

Vllaznia rikthehet në krye të Superiores, pasi ka mundur Kastriotin në minutat shtesë me një gol të shënuar nga Ardit Hoxhaj. Një duel shumë i luftuar, i mbyllur në mënyrë dramatike dhe tashmë krutanët shohin Bylin t’u afrohet.

Laçi e ka mbajtur vetëm një javë vendin e parë, pasi bëri një hap fals në shtëpi me Tiranën kampione në fuqi. Bardheblutë, më të freskët fizikisht dhe shumë kërkues, ndëshkuan Laçin fillimisht me Ccelhakën dhe më pas e pësuan nga këndi prej Mazrekajt.

Laçi nuk shënoi dot me Shehun, kurse nga ana tjetër Ismajgeci nuk fali me një goditje me të majtën. Kurbinasit tentuan të barazojnë dhe rrezikuan me Mazrekajn dhe Markun, por Lika ishte shpëtimtar për Tiranën. Në fund Seferi mund të shënonte edhe golin e tretë.

Në Ballsh Bylisi nuk e fali Kukësin, duke e mundur falë dy golave të shënuar me anë të Edison Ndrecës. Për verilindorët golin e vetëm e shënoi Numan Kurdic. Fitore e rëndësishme edhe për Skënderbeun, që mundi rivalët e Apolonisë. Sadriu realizoi i pari për korçarët, por Mihana u kundërpërgjigj. Në fund Meksi me penallti i dha fitoren skuadrës së Migen Memellit.

Kategoria Superiore – Java 25
E diel, më 21 mars, ora 13:00

Laçi-Tirana 1-2
Shënues: Mazrekaj 40′ / Çelhaka 23′, Ismajgeci 78′
Apolonia-Skënderbeu 1-2
Shënues: Mihana 62′ / Sadriu 24′, Meksi (pen.) 92′
Kastrioti-Vllaznia 0-1
Shënues:
Hoxhaj 92′
Bylisi-Kukësi 2-1
Shënues: Ndreca 15′, 45′ / Kurdic 53′

Klasifikimi

93′ Meksi, me penallti, ndëshkoi skuadrën e Apolonisë dhe i dha fitoren ekipit të Skënderbeut.

92′ Ardit Hoxhaj ka ndëshkuar në minutat shtesë skuadrën e Kastriotit dhe Vllaznia kalon në epërsi.

78′ Ismajgeci ka befasuar portierin Alen Sherri me një goditje të fortë nga jashtë zone. E majta e tij ishte e saktë dhe u ndal në rrjetë

62′ Redon Mihana ka ndëshkuar skuadrën e Skënderbeut, me një gol të bukur të realizuar nga hyrja e zonës

45′ Edison Ndreca realizon sërish për skuadrën e Bylisit, me një goditje kros që u devijua në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë

40′ Mentor Mazrekaj realizon nga goditja e këndit dhe vendos baraspeshën në duelin me Tiranën

24′ Laert Sadriu, pas një goditjeje këndi, me kokë e devijoi topin dhe mposhti portierin Romeo Harizaj. Skënderbeu në epërsi

23′ Jurgen Çelhaka ka ndëshkuar skuadrën e Laçit dhe Tirana kalon në avantazh kundër kryesuesve të kampionatit

15′ Edison Ndreca ka ndëshkuar skuadrën e Kukësit me një goditje të fortë në hyrje të zonës dhe tani Bylisi e sheh veten në epërsi. /marrë nga abcnews

Nuk ka fitues në Elbasan mes Partizanit e Teutës

Partizani-Teuta mbyllet pa fitues. Një duel i luftuar, me pak hapësira e raste, që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe dy skuadrat ndajnë vendin e tretë dhe të katërt, duke mbetur pas Vllaznisë dhe Laçit që janë në krye.

Emiljano Vila ishte ai që rrezikoi për Teutën në pjesën e parë, me një goditje me kokë, kurse nga ana tjetër Çinari dhe Bardhi tentuan të befasojnë me goditjet nga distanca. Gjuajtja e mesfushorit ishte e rrezikshme dhe detyroi portierin Frashëri të ndërhynte.

Pa gola pjesa e parë, ndërsa në të dytën Blerim Krasniqi kishte një mundësi të mirë shënimi. Sulmuesi goditi mbi traun e portës, kurse më pas Jasir Asani preferoi të mos shërbente për shokët e skuadrës dhe goditi jashtë.

Në minutën e 74-t Bitri shënoi një gol, që u konsiderua në pozicion jashtë loje. Deri në fund përpjekjet e të dyja skuadrave shkuan dëm, duke u mbyllur gjithçka në 0-0 dhe Teuta e Partizani morën vetëm nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E DIEL, MË 21 MARS, ORA 16:00

PARTIZANI-TEUTA 0-0
PARTIZANI:
Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari (Cara 79′), Cordeiro (Stenio Junior 79′). Trajner: Ilir Daja.
TEUTA: Frashëri, Todorovski (Beqja 57′), Hoxha, Arapi, Kouros (Jackson 61′), Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi (Plaku 61). Trajner: Edi Martini
Kartonë të verdhë: L. Vila 51′, Kouros 53′, Jackson 69′, Aleksi 73′

Arrestohet një prej vrasësve të dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se Zajës, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Arrestimi është bërë nga Forcat Operacionale në fshatin Larushkë të Niklës.

 

Shqipëria në 24 orët e fundit: 659 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 659 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 1685 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 4 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 522 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi

 

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1685 të vaksinuar, 3487 testime, 522 të shëruar, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

 

Statistika (21 Mars 2021)

Raste të reja ditore        659

Të shëruar në 24 orë     522

Të shtruar në spitale      392

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore               3487

Testime totale           532,796

Raste pozitive           121,200

Raste të shëruara       85,147

Raste Aktive             33,916

Humbje jete              2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   22994

Fier                       2647

Durrës                  1574

Vlorë                     1422

Shkodër               1299

Gjirokastër         1225

Korçë                    809

Lezhë                    635

Elbasan                 453

Kukës                    346

Dibër                     340

Berat                     172

E gjithë PS në mbrojtje të biznesmenit që u rrah me ish-deputetin e PD

Prej 3 ditësh, Partia Socialiste është vënë në mbrojtje të biznesmenit Gjergj Luca, i cili u përplas fizikisht me kandidatin e PD në Elbasan, Luçiano Boçin, një pedagog i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Ministra, deputetë dhe vetë kryeministri janë reshtuar në krah të biznesmenit, duke përdorur një togfjalësha si “biznesmen i ndershëm, punëdhënës i madh”.

Por si ndodhi përplasja, cili qe motivi i saj dhe përse PS po mbron një biznesmen që rrihet me grushta me një politikan dhe nuk dënon në bllok të gjithë ngjarjen, si një shfaqje që paralajmëron një fushatë të egër politike?

Luçiano Boçi dhe Gjergj Luca u përleshën përpara një lokali në labinot.

Boçi tha se Luca e kishte ofenduar, e kishe kërcënuar me jetë dhe ishte afruar për ta goditur.

Kur i është afruar, ish –deputeti ka reaguar duke e goditur.

Luca pretendon se ishte ish –deputeti ai që ka nisur sherrin, por pa dhënë shumë detaje.

“Z.Boçi ishte me një njeri duke bërë bisedë te dera, unë isha duke hyrë duke pirë kafe”, ishte deklarata e tij.

Top Channel, një media tërësisht në shërbim të qeverisë, u vu nën akuzë nga Boçi, se kishte manipuluar me një video që tregonte se ishte Boçi ai që grushtonte biznesmenin dhe sipas këtij televizioni, ai i merrte më pas edhe celularin, një version që u tha fillimisht nga Luca, por që u mohua nga Boçi.

Por videoja tregonte vetëm një pjesë të ngjarjes dhe jo si nisi dhe përse nisi sherri.

Cili që motivi i përplasjes?

“Ky agresion është për motive politike”, thotë Luçiano Boçi. “Erdhi për të më rrahur dhe iku i rrahur” sqaroi ai momentet e videos ku duket duke qëlluar biznesmenin.

Për të treguar se kishte qenë ai viktimë e sulmit të sipërmarrësit, tha se kishte shkuar menjëherë në prokurori.

Edhe eksponentë të PS thonë se përplasja ishte politike.

Por cilat janë mosmarrëveshjet me sfond politik mes një biznesmeni dhe një politikani të opozitës që po bën fushatë në zonën e tij elektorale dhe cila është lidhja e biznesmenit me politikën?

Gjergj Luca nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e tij me PS dhe simpatinë për Edi Ramën, ndërsa PD ka mbështetur vazhdimisht shqetësimin e disa banorëve se ai nuk respekton rregullat mjedisore në biznesin e përpunimit të peshkut që ka ngritur mes Elbasanit dhe Librazhdit.

Ai e ka shfaqur publikisht simpatinë për kryeministrin, teksa në “Qytetin e Peshkut – Fish City” muret e godinave i ka bojatisur me portrete e thënie të Edi Ramës, mes atyre të rilindasve të vërtetë të Shqipërisë.

Edi Rama, deputetë të PS, si Taulant Balla apo Gledian Llatja janë parë shpesh në aktivitete të ndryshme me të.

Taulant Balla duket se ka lidhjen më të ngushtë me të. Atij iu desh të ndërpriste një lidhje direkte me një emision që po trajtonte sherrin e Lucës me Boçin kur gazetari Bledian Koka i vuri në dukje se ai po e mbronte biznesmenin duke folur nga restoranti i tij.

Për shkak të këtyre lidhjeve, shpirtërore e shoqërore, Partia Socialiste është reshtuar krah biznesmenit, që po viktimizohet prej saj, se u sulmua nga një profesor si Luçiano Boçi, i cili deri tani në përplasjen me Lucën nuk ka treguar ndonjëherë shenja të agresivitetit, në mos është kritikuar për qëndrimet e tij tepër të qeta edhe në situata kritike.

Kupola e PS dhe qeverisë po përpiqet ta mbajë gjallë këtë debat, për ta sulmuar PD-në si një forcë politike agresive.

Taulant Balla bëri një reagim 2 ditë më parë. Erion Braçe 1 ditë më pas dhe sot Edi Rama foli sërish për këtë çështje.

Rama shpreu vlerësime për biznesmenin dhe tentoi ta viktimizonte atë dhe vetë PS-në, për të nxjerrë në pah se agresioni ishte kryer nga ish-deputeti i PD.

“E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftojmë të gjithëve ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi të madh këtu në Elbasan, si Gjergj Luca, të kishte qenë cilido prej nesh, cilido prej djemve e burrave që janë këtu në tavolinë. Imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, apo Luani, apo Florenci, cilido qoftë, çfarë do të ishte bërë dhe çfarë do të kishin bërë, e sa emaile e telefonata, llumi e balte do të kishin derdhur nëpër Evropë, e sa shumë do të kishin vënë kujën”, tha Rama sot nga Elbasani.

“Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës”, iu përgjigj Luçiano Boçi, për të treguar se ai kishte qenë i detyruar për të reaguar në atë formë, qoftë edhe ndaj një sipërmarrësi kur vendos të përleshet me grushte për shkak të bindjeve të tij politike. ©Zoom.al

Lexo edhe:

Boçi-Ramës: Po të kisha unë telefonin e Lucës dhe të nxirrja çfarë ka brenda nuk do bënim zgjedhje fare
21 MARS, 16:24
Boçi-Ramës: Po të kisha unë telefonin e Lucës dhe të nxirrja çfarë ka brenda nuk do bënim zgjedhje fare

Lexo edhe:

Plas sherri midis Gjergj Lucës dhe Luçiano Boçit, ish-deputeti: Më kërcënoj me jetë
18 MARS, 15:24
Plas sherri midis Gjergj Lucës dhe Luçiano Boçit, ish-deputeti: Më kërcënoj me jetë

Boçi-Ramës: Po të kisha unë telefonin e Lucës dhe të nxirrja çfarë ka brenda nuk do bënim zgjedhje fare

Kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi i është përgjigjur komenteve të Edi Ramës në lidhje me përplasjen fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Me një postim në rrjete sociale Boçi shkruan se Rama vijon të bëjë rolin e telefonit të prishur, ku e quan telefonin e tij sit ë biznesmenit Luca.

Ish-deputeti i PD-së shprehet se nëse ai pas konfliktit do të kishte bërë vaki të merrte telefonin e biznesmenit Luca dhe të publikonte bisedat që ndodheshin në të, më 25 Prill nuk do të duhej të bënin zgjedhje fare.

Reagimi i kandidatit për deputet, Luçiano Boçi:

Rama vazhdon të luajë lojën e ‘telefonit të prishur’ me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

 

19-vjeçarja e infektuar me koronavirus sjell në jetë foshnjen tek “Shefqet Ndroqi”

Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë fëmijën e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lindja është realizuar me sukses në ambientet e spitalit Covid 2, në bashkëpunim me mjekët e spitalit Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Foshnja që ka ardhur në jetë nga nëna e infektuar me koronavirus është pagëzuar me emrin Noel. Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur.

Postimi i plotë:

Mireseerdhe Noel në jete!

Lindja jote na jep force!

Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!

 

Shembja së Maternitetit, PD: E paligjshme, po hidhen 7 mln euro beton

Partia Demokratike reagoi ndaj shembjes së ndërtesës së Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke thënë se qeveria ka prishur  një monument kulture të kategorisë së dytë, duke kryer kështu një akt të paligjshëm. “Shembja makabre e maternitetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”, deklaroi PD në një reagim zyrtar.

Shembja e ndërtesës, me qëllimin për t’u rikonstruktuar, ka ngjallur reagime në internet. Figura publike e qytetarë thonë se qeveria po i zhduk identitetin dhe historinë Tiranës dhe po e bën atë një qytet gati të panjohur për banorët e saj.

Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe,  Bujar Leskaj.

Ajo është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme.

Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214.

Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para.

PD thotë se bëhet fjalë për një aferë prej 7 milionë eurosh, pasi në të janë të përfshirë klientë të Ramës e Veliajt.

“Shikoni tableën kush është projketues. Është firma që bën çdo projket të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektijnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik”, deklaroi PD. ©Zoom.al

May be an image of sky and tree

May be an image of outdoors and text that says 'DIR OCIALE MINISTRIA ESHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE EMERTIMI OBJEKTIT: "RIKONSTRUKSIONI! GODINAVE TE MATERNITET "MBRETERESHA GERALDINE" DHE NDERTY RI3 KAT AUTORITETI KONTRAKTUES: PROJEKTUESI MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE SIPERMARRESI PUNIMEVE: INSTITUTI NDERTIMIT BOE: Agikons BE-IS DREJTUESI TEKNIK SIPERMARRESIT: shpk shpk Armanda Rama Martjan Dedi MBIKQYRESI PUNIMEVE: BOE: Atelier shpk ArchiMED.S S shpk'

May be an image of street, sky and tree

“I gjuajti Shqipes me karrike”, Atdheu flet për herë të parë: Nuk i kam shpallur luftë, e gjuajta karrigen në nerva e sipër

Ish-konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur rreth shumë detajeve.

Ai ka folur për herë të parë rreth konfliktit me Shqipen,  për të cilin pretendoi se ishte thjesht një keqkuptim. Ai tha se akuzohet se ka gjuajtur Shqipen me karrige, por në fakt kjo do ishte gjëja e fundit që ai do bënte. Më tej, Atdheu shtoi se nuk i ka shpallur luftë dhe se beson se gjithë situata do mbyllet me kaq.

Kujtojmë se Shqipja rreth kësaj teme ka bërë një paralajmërim duke u shprehur se Atdheu do pendohet së shpejti për të gjitha.

“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ja kthej me të njëjtën monedhë. Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, tha Atdheu.