zoom

Politikë

Plas sherri midis Gjergj Lucës dhe Luçiano Boçit, ish-deputeti: Më kërcënoj me jetë

Luçiano Boçi kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot.

I kontaktuar nga ABCnews Boçi u shpreh se ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi gjithashtu thotë se gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.