zoom

Aktualitet

Qëlloi me armë drejt një makine në lëvizje në Elbasan, arrestohet autori

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. M., 39 vjeç.

Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar në qershor masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.