Aplikacion
Policia britanike ka arrestuar katër persona, tre shqiptarë dhe një britanike, të dyshuar për një sërë vjedhjesh me thyerje me vlerë të lartë, që përfshijnë një total prej rreth 1 milion paund në mallra të vjedhura.
Vjedhjet janë kryer në disa rajone të Anglisë, përfshirë: Cleveland, Staffordshire, Derbyshire, Nottinghamshire.
Të arrestuarit janë Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 30 vjeç dhe Jade Tubb, 33 vjeçe (britanike).
Të katërt janë akuzuar për komplot për të kryer vjedhje me thyerje dhe komplot për të poseduar pasuri kriminale në periudhën nëntor 2024 – mars 2025.
Të arrestuarit janë kapur pas bastisjeve të organizuara në Walsall, Sutton Coldfield, dhe Birmingham.
Ata janë në paraburgim dhe do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Chester./ Zoom.al